Rashica spektakël ndaj Bajernit, futbollisti përfshihet në formacioni më të mirë të Kupës

25 Prill 2019, 13:27Sport TEMA

Edhe një herë tjetër, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka provuar se është lojtari kryesor i Verder Bremen.

Sulmuesi ka shkëlqyer në paraqitjen e tij individuale përballë Bajern Mynih, teksa ishte autor i një goli dhe një asisti.

Edhe pse kjo në fund të ndeshjes nuk mjaftoi sepse bavarezët kaluan në finale falë jë penalltie të Levandovskit. Megjithatë, paraqitja e Rashicës ishte spektakolare, në golin e dytë vushtrriasi e mori topin nga mesfusha dhe dribloi Humelsin për ta përfunduar më pas aksionin në gol. 22-vjecari është vlerësuar si futbollisti me notën më të lartë nga dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës, duke lënë pas emra si Levandovski, Koman apo Kimish.

Ndërsa, Rashica normalisht ishte i përfshirë në formacionin më të mirë të dy ndeshjeve të Kupës.

Sulmuesi këtë sezon ka treguar një formë në rritje, ndërsa në vitin 2019 ka shpërthyer, duke shfaqur më së miri cilësitë  që disponon.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje