Van Persie shfrenon fantazinë: Ndaj Juves do kishim fituar 11-2

24 Prill 2019, 16:17Sport TEMA

Sulmuesi holandez i Feyenoordit, Robin Van Persie nuk e ka kursyer ironinë ndaj Juventusit, pak ditë pasi bardhezinjtë u eliminuan nga Liga e Kampionëve, nga skuadra e Ajaxit.

Van Persie solli në kujtesë sfidën mes Feyenoordit dhe Ajaxit në janar, që përfundoi me rezultatin 6-2 për skuadrën nga Roterdami, ndërsa tha se po të përballeshin me Juven, do të fitonin edhe më thellë.

“Tani të gjithë do ta shohin me një tjetër sy fitoren tonë 6-2 ndaj Ajaxit në muajin janar dhe kjo për shkak se këta të fundit treguan se janë shumë të fortë, duke eliminuar Real Madridin dhe Juventusin. Ndaj këtyre të fundit, ne do kishim fituar 11-2”, tha me humor sulmuesi holandez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje