Gazetarja akuzon trajnerin e njohur për ngacmim seksual: Më ftoi në dhomën e hotelit dhe mu hodh sipër

23 Prill 2019, 19:57Sport TEMA
Gazetarja akuzon trajnerin e njohur për ngacmim seksual: Më ftoi

Luke Walton nuk e ka nisur ende aventurën me Sacramento Kings, por e sheh veten në telashe. Dy javë pas arritjes së marrëveshjes së tij me skuadrën kaliforniane, ish-trajneri i LA Lakers u denoncua për ngacmim seksual nga gazetarja sportive Kelli Tennant, që aktualisht është edhe shkrimtare, lajm ky që u publikua nga portali TMZ.

Sipas këtij portali, Walton e ftoi Tennantin në vitin 2014, në dhomën e tij në një hotel të Santa Monicës, ku akomodohej për të marrë një kopje të një libri të shkrimtares. Këtu lind edhe akuza e Tennant, e cila deklaroi se, me të hyrë në dhomë, Walton tentoi ta puthë me forcë, por e lëshoi atë pas të bërtiturave dhe protestave të saj.

Walton dhe Kelli Tennant duket se kanë përjetuar edhe një episod tjetër të ngacmimit seksual, kur ai ishte trajner i LA Lakers, ndërkohë që ajo raportonte nga parketi ndeshjet e kësaj skuadre.

Sacramento reagoi ndaj këtij lajmi, duke deklaruar së është në dijeni të denoncimit ndaj Waltonit, por pa bërë komente të tjera në lidhje me këtë histori, ndërkohë që krejt e kundërta ndodh me Lakers. Skuadra nga Los Angeles deklaroi se nuk ishte në dijeni të këtyre ngjarjeve apo denoncimeve ndaj Waltonit, përndryshe do të kishte njoftuar drejtuesit e NBA-së.

Padyshim që për këto akuza ka reaguar edhe vet Luke Walton, që i hodhi poshtë në mënyrë kategorike ato nëpërmjet avokatit të tij, Mark Baute. Ky i fundit deklaroi se akuzat ndaj klientit të tij janë të pabazuara. “Ajo që i ka lëshuar ato është një oportuniste dhe historitë e saj nuk janë të besueshme”, tha ai, duke shtuar se do të kërkojë ta vërtetojë këtë në gjykatë.

3 komente në “Gazetarja akuzon trajnerin e njohur për ngacmim seksual: Më ftoi në dhomën e hotelit dhe mu hodh sipër”

  1. Abili says:

    po ty te pelqeu qe vajte??? Dhe brenda ne dhome … Hic po abili

  2. shqipja says:

    e kjo shkoi me dhune ne hotel ?

  3. KARAPUTANA says:

    Trajneri me ftohi ne dhomen e hotelit dhe kerkoje te bente sexs dhe ju po tregoni ngjarjen,mire moj zonje, mire moj karaputan,cfare deshe ti ne dhomen e hotelit, cfare deshi ti me trajnerin ne dhomen e hotelit,apo kerkon ti zhvapesh ndonje para,po ti deri sa arrin e shkon ne dhomen e tije ne hotel ti je kurve dhe karaputan qe qihesh dhe me qente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje