Kampionati kombëtar i notit: Kristo Petko shpallet notari më i mirë

23 Prill 2019, 14:03Sport TEMA

Në datat 20 dhe 21 prill u zhvillua në Tiranë kampionati kombëtar i notit për të rinjtë, nga i cili do të përzgjidhen edhe notarët që do të përfaqësojnë vendin tonë në lojërat rinore në Baku, Kampionatin Ballkanik në Bullgari, Kampionatin Botëror të notit për të rinj në Hungari dhe të rritur në Korenë e Jugut.

Rivaliteti i dukshëm ishte mes notarëve profesionistë të dy skuadrave, “Eagles” dhe “Teuta”, të cilët përfaqësoheshin nga notarë në çdo podium. Ekipi “Eagles” i drejtuar nga trajnerët Eduart Cane dhe Andi Mara, të cilët dhanë kontributin edhe si notarë të skuadrës duke arritur të fitonin edhe titullin kampion.

Për trajnerin Cane “titullin e fituan të gjithë bashkë, pasi skuadra ishte më e bashkuar se kurrë duke përkrahur njëri-tjetrin në çdo garim”. “Edhe njëherë puna në grup tregoi se rezultatin final e jep i gjithë ekipi së bashku dhe jo individ të veçantë”, komentoi trajneri Cane. Spiro Goga “rrëmbeu” trofeun e notarit më të mirë për të rinjtë.

Notari më i mirë i aktivitetit u shpall Kristo Petko, i cili stërvitet me ekipin “Eagles”. Eagles swimming team u përfaqësuan nga : Eduart Cane Andi Mara Ernel Bozgo Kristo Petko Bianti Papinova Xhon Diko Joel Gjini Klajdi Deda Klajdi Cane Fabio Dajzmaili Junus Fuga Paolo Priska Flavio Kora Darti Papinova Sonja Kapedani Sonja Resuli Arsinda Dervishi Elise Nake Dea Dedolli Korina Basho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje