Conte-Sarri fate të kryqëzuara, e ardhmja e tyre mbetet një rebus!

22 Prill 2019, 17:53Sport TEMA

Dikush e ka parë atë në Milano duke biseduar me drejtues të Interit, ndërkohë që disa të tjerë e presin të vijë në Torino dhe gjithashtu e ëndërrojnë edhe tek Roma, Francesco Totti po përpiqet me çdo kusht ta bindë.

Duket sikur të gjithë duan të kenë si trajner të ri Antonio Conten. Në Itali dikush e mirëpret ka edhe të tjerë që mirëpresin rikthimin e Maurizio Sarrit.

E ardhmja e të dy trajnerëve është e paqartë, Sarri ka ende disa detyrime për të përmbushur të sigurojë ose përmes kampionatit ose përmes triumfit në Europa League që Blutë e Londrës të jenë sezonin e ardhshëm në Champions.

Conte vetëm pak ditë më parë lëshoi një deklaratë, do të shkojë të drejtojë ekipin që ka një projekt ambicioz. Vetëm kaq, asnjë e dhënë më tepër.

Juventus, Inter apo Roma? Në Itali për të ardhmen e Contes përfshijnë edhe Milanin. Sezonin e kaluar ishte pranë kuqezinjve ndoshta ketë hërë gjërat mund të konkretizohen me firmosjen e një marrëveshjeje.

Maurizio Sarri mesa duket nuk dëshiron më të qëndrojë në Londër. Numri një i stolit të Chelsea-t, pëlqehet nga Roma, madje e kërkuan edhe përpara se të transferohej në Premier League, shkruan SS.

Një tjetër hipotezë që qarkullon sëfundmi në Itali është kalimi i Gattusos tek Roma dhe ardhja e Sarrit tek kuqezinjtë. Skenarë të ndryshëm asgjë konkrete. Sidoqoftë në Itali e japin si të sigurtë rikthimin e tyre në Atdhe por, destinacioni mbetet enigmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje