Presidenti i Kukësit, Safet Gjici është i bindur se skuadra e tij nuk ka mundur të fitojë këtë sezon titullin kampion për shkak të problemeve të shumta që ka pasur, duke shtuar se Partizani nuk mund të fitonte kurrë.
I ftuar në emisionin ‘Pressing’ në ‘ABC News’, numri një i Kukësit u shpreh se fakti që Skënderbeu dhe Kukësi nuk kanë qenë në formë, kanë lejuar Partizanin të fitonte duke qenë se në gjendjen që është nuk dilte as në vendin e katërt.
Kampionati? Partizani nuk do ia dilte kurrë. E ka marrë kampionatin këtë vit, se ne kemi pasur probleme. Faktori kryesor, fusha, por kemi pasur probleme edhe me stafin teknik. Nuk ka arritur ta menaxhojë dot grupin, ne kemi 2 ekipe, kemi lojtarë pa fund me CV cilësore. Po të ishte dhe Korça, padiskutim, jo e jo që nuk do dilte kampion. Ne ia kemi bërë shumë të lehtë të dalë kampion. Me atë ekip që ka, as në vendin e katërt nuk do ishte.
Stadiumi? Jemi në fazën e përfundimit, është mbyllur procedura. Firma nga java tjetër fillon punimet në Kukës. Ka bërë stadiumet në Shkodër dhe Elbasan kjo firmë. Fondet janë siguruar në Federatë. Dua të falënderoj dhe qeverinë dhe Federatën. Është një fond që Kukësi e meriton, se ka vite që i ka dhënë tonin kampionatit. Ka qenë pjesëmarrëse në Europa dhe Champions League. U bënë 7 vite që jemi në ekipet më të mira shqiptarë.
E ardhmja e Gjokës? Nesti ka këto objektiva, pastaj, do lëvizë apo jo, do ia lëmë kohës. Nuk mund t’i thosha që ke objektiv titullin kampion, pasi do ishte e paimagjinueshme, t’i thosha që duhet të marrësh kampionatin, me ekipin që e mori vetëm në ndeshjet e fundit. Por, ata gojët e liga që flasin, se unë kam ndërruar 4 trajnerë. Disa analistë janë mediokër komplet, nuk dinë as të numërojnë, duhet të ndërrosh televizorin kur dëgjon ata”, tha Gjici.
Boll u more
me të tjerët, o Safet
shiko Kuksin
që po luan, mysybet!
.
S’e kupton
më keq për ty, o Safet
10 pikë pas,
vendit të 4, fakti flet!
Lere mo Partizanin po shiko Kuksin (fushaten) jo sportin.
Me Partizanin e ke te humbur, fito Kuksin pastaj stadiumin e me pas titullin. Se keshtu te duam o zoti Safet.
Se mora vesh. Partizani se meriton se jeni ju te dobet. Kush ma sqaron, se keta gicat jane shume mendje ndritur per nivelin tone
Gici eshte nje idiot patologjik dhe komplet injorant. Duhet pare nga i vine keto pare ketij dallkauku.
Mos ja vini re se helbete gic eshte. Kur te rritet e te behet derr do gjykoje me mire.
O Safet more Safet, ty nuk ta mban ndaj nuk flet se Partizani kete here ka Ramen qe do ti beje ndere. Partizani brinja- gerxhe lun me Kuksin ashiqare se kazani eshte gati e ne krye eshte i gjati. Pas ti rend gjithe bubullima Erjon Brace me Bashkim Finon kapedanin qe e duan kampion Partizanin.