Duka rrëfen aventurën te Partizani: Ja pse nuk flas shqip, Superioria ka rivalitet!

24 Prill 2019, 12:52Sport TEMA

Për një shqiptar kulmi do të ishte ndjekja e ëndrrës amerikane, për një amerikan me origjinë shqiptare, ndjekja e ëndrrës e ka sjellë në Shqipëri, te skuadra e kuqe në kërkim të një trofeu që mungon prej më shumë se dy dekadash.

Dilaver ose Dilly Duka, një emër i njohur për shqiptarët dhe amerikanët në MLS vendin e të parëve të tij e zbuloi nëpërmjet origjinës dhe në një intervistë ekskluzive për Sport News ai rrëfeu shijimin e jetës në Tiranë por dhe arsyet se pse nuk flet shqip.

“Tirana është një qytet shumë i bukur, familjes sime i pëlqen së tepërmi sidomos shëtitjet në park. Në skuadër shumë lojtarë flasin anglisht dhe kjo ma bëri përshtatjen më të lehtë. Kuptoj shumë mirë shqip por nuk arrij të flas pasi dhe në familjen time kemi komunikuar shumë pak shqip. Gjithsesi fakti që të gjithë flasin anglisht ma bën pak problematik mësimin e gjuhës sime të origjinës”.

Për Dukën, kategoria Superiore është një kampionat tejet i vështirë me të 10 ekipet që janë të përfshirë në garë për diçka.

“Kategoria Superiore më pëlqen sepse ka shumë rivalitet. Të gjitha ekipet luftojnë për diçka dhe kjo e bënë çdo fundjavë shumë të bukur për t’u ndjekur në aspektin sportiv”.

Sipas Dukës dhe drejtuesit te Partizani janë shumë pozitiv dhe klima që ekziston në ekip i bënë gjërat më të thjeshta për të arritur objektivat.

“Drejtuesit janë shumë të kënaqur me punën e bërë dhe këtë e transmetojnë dhe te ekipi. Për më tepër të gjitha lojtarët janë njerëz shumë pozitiv dhe kjo t’i lehtëson gjërat kur ke për të menduar për objektiva të rëndësishme”.

Ndeshja e kësaj fundjave do të jetë kundër Laçit, një sfidë që duhet fituar ndaj një rivali të vështirë.

“Kam luajtur kundër Laçit dhe humbëm 1-0. Janë një skuadër shumë e përgatitur dhe luajnë një futboll shumë të mirë por ne duhet të japim më të mirën tonë nëse kërkojmë që të fitojmë titullin. Është e vemtja rrugë për të arritur suksesin”.

Për Dukën megjithatë  te Partizani është dashur të sakrifikojë disi për ekipin pasi pozicioni i tij natyral është të luajë si sulmues kryesor.

“Këtu kam luajtur kryesisht paksa i tërhequr pasi kemi shumë dëmtime, por në fakt unë jam sulmues i mirëfilltë dhe nuk ka qenë e lehtë të bëj një detyrë që nuk më shkon për shtat. Gjithsesi më duhet të sakrifikoj me ekipin dhe këtë e bëj me kënaqësi”.

1 komente në “Duka rrëfen aventurën te Partizani: Ja pse nuk flas shqip, Superioria ka rivalitet!”

  1. Tifozi partizonit says:

    Te ka mor vllai atij rrotes k nga amerika tek partizani , si duket e ke pas komshi , sa per origjinen SHQIPTARE me mir mos e permend gjekundi , se perderisa yt at e jot om nuk denjojn me fol SHqip ne shpi per ty esht origjin e humbur , nuk duhet vendi kur te leverdis , pun vemjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje