Klubi i Juventusit ka projektuar fanellën e sezonit të ardhshëm. Në fakt, ‘Zonja e Vjetër’ është gjithnjë në kërkim të risive dhe kjo u pa edhe në momentin kur skuadra ndërroi stemën tradicionale.
Diçka që në atë kohë ndau tifozët ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk e përkrahën vendimin e shoqërisë, megjithatë këto janë vendime që ndërmerren për marketing.
Edhe këtë herë, kampionët e sapo shpallur të Italisë kanë dalë nga tradita teksa fanella e viti tjetër nuk është e dizajnuar me vijat bardhezi, tradicionale e Juventusit.
Kjo sërish ka krijuar një përçarje të madhe të tifozëve që kërkojnë që bluzat të mos humbi identitetin. Fanella e këtij sezoni është projektuar të jetë pa vija dhe të ketë vetëm një pjesë të bardhë e një të zezë, ndërkohë që në mes bie në sy një vijë rozë.
Bluzat janë veshur ditën e djeshme për herë të parë, ndërsa me to pozuan Bernadeski dhe Paulo Dibala. Gjithsesi pavarësisht kontestimeve, klubi së bashku me Adidas e kanë vendosur fanellën e re dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim planesh.