Kukësi ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut.
Verilindorët fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 në takimin e parë që u zhvillua në stadiumin e Kamzës.
Një fitore që i bën favorit të besuarit e Ernest Gjokës për të kaluar në finale, edhe pse gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit në Korçë.
Golat për Kukësin në këtë takim u shnëuan nga dyshja e sulmit Rexhinaldo dhe Shkurtaj, ndërsa për verdhekuqtë golin e vetëm e realizoi Dejvi Bregu.
Ndërkohë, në takimin tjetër mes Luftëtarit dhe Tiranës nuk pati fitues në gjysmëfinalen e parë, e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Vendasit patën mundësi më të mirë për të fituar, ndërkohë që iu mohua dhe një penallti e pastër nga ana e gjyqtarit Enea Jorgji.
Me këtë barazim gjithçka do të vendoset në Selman Stermasi për të mësuar emrin e skuadrës finaliste. (TemA)