Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar edhe çështjen e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, ku deklaroi se numri i tyre lidhet me investimet e shumta publike në kryeqytet, si sheshi Skenderbej, Pazari i Ri, shkollat e reja, kopshtet, çerdhet etj.
Duke folur në ABC News, Veliaj theksoi se gjysma e lejeve të dhëna nga ai janë punë publike, ndërkohë që në kohën e Bashës, të gjitha lejet e dhëna janë për ndërtime private, pasi nuk bëri asnjë investim. “80 mijë metra katrorë është vetëm Bulevardi i Ri. Nga te dhenat e Instatit ka më shumë metra katrorë sepse ne keto 4 vjet janë bërë më shumë punë publike. 67 mije metra katrore janë vetëm kopshte dhe çerdhe. 100 mije metra katrore eshte leja per sheshin Skenderbej. Gjysma e lejeve janë në fakt punë publike, ndërkohë që në administratën e shkuar ndertimet ishin 100 për qind punë private, se nuk kishte punë publike”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës deklaroi se Tirana shtohet çdo vit me 25 mijë banorë dhe ka nevojë për 4-5 mije apartamente. “Kritiket jane të gjithë analistë në rrogë të një ndërtuesi dhe e kuptoj filmin. Pra, ti e kupton që nje ndërtuesi nuk i intereson të ketë ndertime të tjera se do ta mbajë çmimin e lartë, se po të ketë ofertë çmimet mbahen të balancuara në Tiranë.
Tirana shtohet çdo vit me 25 mijë banorë, do të thotë se ka nevojë për 4-5 mijë apartamente. Nëse nuk jemi aktivë të ruajmë balancën mes kërkesës dhe ofertës atëhetë të marrësh një apartament në Tiranë është si të marrësh një apartament në Londër. Ndërkohë për çiftet e reja, ku vetëm Bashkia e Tiranës jep 1 mijë kredi të buta në vit, do qe e pamundur të vinte në Tiranë”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranes: Ja projektet kryesore që do transformojnë Tiranën në mandatin e dytë
Piramida, terminalet e autobusëve, ndërtimi i 17 shkollave, Kopshti Zoologjik dhe Kampusi Universitar do të jenë disa nga projektet që do të realizohen gjatë mandatit të dytë të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës dhe që do të sjellin një transformim rrënjësor të kryeqytetit. Gjatë një interviste në ABCNeës, kryebashkiaku Veliaj ka prezantuar disa nga projektet më kryesore që bashkia do të realizojë në 4 vitet e ardhshme, njëri prej të cilëve, Piramida është prezantuar gjatë ditës së sotme.
“Piramida do jetë një projekt fantastik se kryesisht do fokusohet në mësimin e 4-5 mijë fëmijëve në kurse të kodimit dhe inovacionit. Do revolucionarizojë fëmijët tanë”, tha Veliaj.
Një tjetër projekt i rëndësishëm është edhe ndërtimi i dy terminaleve multimodale që do të lehtësojë hyrjet dhe daljet e automjeteve dhe njerëzve në kryeqytet. “Do jenë dy terminale ai verior dhe ai perëndimor, një te Kthesa e Kamzës dhe një tjetër në Lundër”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Projekti i tretë, por jo për nga rëndësia do jetë ai i ndërtimit të 17 shkollave të reja që do të sjellin dhe fundin e mësimit me dy turne në Tiranë. “Shkolla e parë, “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz filloi dhe së shpejti do nisë ajo te “Don Bosko”. 17 shkollat e reja do transformojnë plotësisht jo vetëm hapësirat por ato do të vendosen në shërbim të komunitetit. Do jetë një revolucion”, nënvizoi kryetari i bashkisë.
Në këtë intervistë ai te projektet më të rëndësishme ai rendit edhe ndërtimin nga e para të Kopshtit të ri Zoologjik dhe Kampusin Universitar. “Projekti tjetër ka të bëj me Kampusin e ri Universitar. Kemi marrë shumë mendime nga studentët. Kopshti i ri Zoologjik për të cilin ne kemi punuar shumë është gjithashtu një tjetër projekt.
Genjeshtar me bisht. Ku e ke tiranen policentrike?! Mashtrues ordiner.
Leje per pune publike? PPP dmth? Ty bravo te qofte qe ke kuptuar si behet sot marketingu online , do doja te shihja buxhetin e bashkise si I ka shifet. Fatkeqesisht nuk eshte publik, qe te shifnim sa jane te hyrat e cdolloj tatim/takse e di jane shpenzuar
Ps: Lulin e Salen dua ti shoh ne burg me shume sec doni ju
Veshtire te betohet komenti apo jo ?
Ne nje shtet te qytetareve ne radhe te pare mendohet per qytetarin dhe keshtu i bie qe me shume leje duhet tu ishin dhene qytetareve dhe jo “publikeve”.Erion lerini budallalleqet se dihet qe eshte me kollaj te menaxhosh publiket se sa privatet.Eshte lulezimi dhe forcimi i privatit qe percakton sa sa i zhvilluar eshte nje vend.