Nisma Europiane për Stabilitet (ESI), një organizatë analizash me seli në Berlin, ka botuar një raport mbi debatet për ndryshimin e kufijve të Kosovës – me propozime konkrete për të hapur rrugën drejt integrimit të rajonit të Ballkanit në BE, por pa i prekur kufijtë.
Nga Enver Robelli
Nisma Europiane për Stabilitet (ESI), e cila drejtohet nga analisti austriak Gerald Knaus, ka botuar sot një raport të gjatë mbi debatet mbi korrigjimin e kufijve të Kosovës. ESI është një organizatë me ndikim të madh më politikën europiane. Gerald Knaus, i cili ka një përvojë të gjatë si analist në vendet e Ballkanit, konsiderohet si shpikës i marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerjen e valës së refugjatëve nga Turqia në vendet e BE-së.
Nisma Europiane për Stabilitet thekson se në politikën serbe që nga rrëzimi i Sllobodan Millosheviqit pak ka ndryshuar personeli politik. Rrjedhimisht, nuk është për t’u befasuar që ende shquhet ideja e vjetër nacionaliste për të tërhequr kufij sipas vijave etnike. Nisma Europiane për Stabilitet shkruan se është befasuese se si presidenti serb Aleksandar Vuçiq ia ka dalë që idenë e vjetër të ndryshimit të kufijve ta paketojë si ide progresive, jokonvencionale, gjithëpërfshirëse.
Vuçiq po e prezanton idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës si domosdoshmëri për të qenë realist. Ai dëshiron që Serbia të jetë «e mençur» dhe «të marrë gjithçka çfarë mund të marrë» nga Kosova. Ai thotë se problemin nuk «duhet t’ua lëmë fëmijëve dhe nipave». Në shkurt 2018 ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se prioritet i vendit të tij është «të stopojë Shqipërinë e Madhe pas një shekulli ekspansion». Serbisë, sipas Vulin, i duhet një përkufizim i përhershëm mes serbëve dhe shqiptarëve në territorin e Kosovës. Në gusht 2018 Vuçiq tha se Kosova është fuçi baruti dhe të dy palët mezi presin të sulmojnë njëra-tjetrën. Në nëntor 2018 Vulin deklaroi se tashmë ka filluar krijimi i Shqipërisë së Madhe. Në shkurt ministri i Jashtëm Ivica Daçiq tha: «Njerëz, një gjë duhet ta bëjmë të qartë: nëse do të ketë një sulm ndaj serbëve në veri të Kosovës, ne duhet t’i mbrojmë ata ushtarakisht, jo me lutje. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm».
Nisma Europiane për Stabilitet në raportin e saj apelon që Bashkimi Europian të mbyllë Kutinë e Pandorës dhe të mos lejojë më biseda për vizatimin e kufijve të rinj në Ballkan. BE, kërkon Nisma Europiane për Stabilitet, duhet të përsërisë parimet që e kanë shtyrë Brukselin në vitin 2014 të fillojë negociatat për anëtarësim me Serbinë, pjesë e së cilave është edhe normalizimi i raporteve me Kosovën. BE, sipas ESI, duhet t’ia tërheq vërejtjen Vuçiqit që të stopojë gjuhën luftënxitëse të ministrave të tij. Kërcënimet për të ndërhyrë ushtarakisht në veri të Kosovës janë të papranueshme. Gjermania, Franca dhe vende të tjera anëtare të BE-së duhet ta bëjnë të qartë se janë të gatshme të marrin përsipër më shumë përgjegjësi për sigurinë në Ballkan nëse presidenti amerikan ndonjëherë vendosë t’i tërheq të gjitha trupat amerikane.
Njëkohësisht, vazhdon Nisma Europiane për Stabilitet, BE duhet t’u ofrojë Serbisë, Kosovës dhe të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit një perspektivë të vërtetë, të kapshme të progresit. Pasi që hyrja në BE para vitit 2025 nuk mund të merret me mend, duhet që për të gjitha vendet e Ballkanit të përcaktohet një qëllim konkret, ambicioz dhe i logjikshëm: përmbushjen e standardeve të domosdoshme për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian më 2025. Paralelisht me këtë këto vendet hap pas hapi duhet të integrohen në politikën rajonale dhe të kohezionit të BE-së. BE duhet ta përkrahë rajonin, i cili deri në vitin 2030 do të lëvizë drejt një Schengeni të Ballkanit perëndimor me cakun konkret që deri atëherë kufijtë e Ballkanit të bëhen të padukshëm.
Sa i përket Kosovës: BE, sipas Nismës Europiane për Stabilitet, duhet të heq vizat për qytetarët e Kosovës dhe ta përkrahë Kosovën për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës.
Qe ta kuptojme, kush kerkon ndryshimin e kufijve ne Ballkan dhe ne vecanti te Kosoves?
Enveri na tregon deklaratat e politikaneve serb, por le ne heshtje deklaratat e politikaneve shqiptare si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi. Deklarata me pompozitet per bashkimin e kombit ne nje shtet te vetem dhe ketu, nuk eshte folur vetem per nje bashkim Kosove-Shqiperi, por edhe me shume. Keto tullumbace nacional-shoviniste te perpiluara ne praktike me harten flamur, ate pacavure qe u leshua ne stadiumin e Beogradit, ate qe politikanet shqiptare, propaganda e shtypit e gjithandej e deklaruan “simbol kombetar” , percakton fare mire kufijte e “Shqiperise se Madhe”.
Atehere, kush deshiron, pretendon e kerkon ndryshime kufijsh e zgjerime territoresh sipas vijave etnike e fetare apo sipas territoreve te mbetura akoma nen kontroll te Perandorise Osmane para Luftes I Ballkanike? Sigurisht, ata qe deri ne ate periudhe nuk njihnin asnje identitet kombetar pervecse turq mysliman!
@Klimax:
Nuk kam lexuar ne jeten time reagim me konfjuz. Ndryshimin e kufijve e kerkon Vucic dhe nuk eshte iniciative shqiptare. Ti flet per ne sikur ne kerkojme ndryshimin e kufijve. Kesaj i thone Roma per Toma! A je I trashe apo urren vehtveten, eshte problemi yt, por po te ishte se ti pyet se pse Thaci u prononcua me kete ide me modifikimin “bashkimi i Kosoves me Presheven e Bujanovcin”, do jepja mendimin tim me shume qejf. Sinqerisht mendoj per ty se je nje qenie e vecante, ose a sje qenie njerezore. Dukesh si i ardhur nga Saturni.? Nuk meriton diskutim llogjike ,sepse nuk ke llogjike.
TOP fare plako, Seç ka ndonje fils de put qe buk komenton pir shan atij gjitge femrat e fisit ne hellin e bute paqesor ;
Idea per ndryshimin e kufijve lindi ne mendjen e Thacit ,I cili e mbeshteti me kembngulje dhe e perhapi …..
Idea per ndryshimin e kufijve lindi ne mendjen e Thacit ,I cili e mbeshteti me kembngulje dhe e perhapi …..Ndoshta duhet ta pyesnit prepara se shkruanit se ne cfare pozicioni qendron luftetari komondant ne kete moment…
Klimax ke nje problem te madh me gojen, te flet shum e pa lidhje. Por ta kam gjet zgjithjen, ma merr ne goje si jot eme dhe shhhhh.