Rama prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Shkodër, PD luan rrezikshëm duke paralajmëruar bllokimin e urës së Bahçallëkut dhe të Mjedës

26 Prill 2019, 09:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama do zhvillojë sot një takim me strukturat e PS-së në Shkodër dhe Koplik.

Gjithashtu pritet që Rama të prezantojë edhe kandidatët për këto Bashki, ku më favorit për Bashkinë e Shkodrës është Valdrin Pjetri, i cili aktualisht mban postin e Prefektit të Shkodrës.

Për Bashkinë e Koplikut derimë tani ende nuk dihet nëse Rama do të rikandidojë kryebashkiakun aktual Tonin Marinaj.

Nga ana tjetër është njoftuar një protestë nga demokratët e Shkodrës pasi kanë paralajmëruar që në orën 10.00 do të bllokojnë urën e Bahçallëkut, në segmentin hyrës të këtij qyteti.

Po ashtu do bllokohet në Mjedë Ura e Spatharit.

Janë këto dy pikat hyrëse nga kryeqyteti për në Shkodër, ndaj janë menduar si strategji bllokuese nga strukturat e PD-së.

Kujtojmë se kryeministri Rama është pritur me protesta më herët edhe në qytete të tjera si në Lezhë, në Fier apo në Kukës, ku mbërriti me helikopter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje