Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e pyetur nëse do të ishte pjesë e një tryeze të thirrur nga Presidenti i Republikës, tha se opozita është e qartë në qëndrimet e saj.
“Presidenti që do të ftojë palët në tryezë, kë do të ftojë? Opozita është shumë e qartë në artikulimin e saj. Tani ne vijmë në një aspekt tjetër, në aspektin se pse ky njeri duhet të iki, ky njeri duhet të iki sepse ky njeri është kapur sepse vetë anti-mafias italiane se nuk e kam regjistruar unë Edi Ramën, thotë Habilaj në regjistrim ambiental, me vendim të Gjykatës së Italisë thotë duhen 20 milionë euro për Saimir Tahirin për zgjedhjet në Tiranë, nuk tha i duheshin për Monikën dhe LSI-në e para.
Ke grupin Bajraj dhe grupin Ndokaj, në Lezhë edhe në Shkodër të cilët janë në telefonat dhe flasin që duhen bërë një, dy, tre, katër ngarkesa për zgjedhjet, por Noka nuk doli për të blerë vota për Monikën dhe as bandat nuk dolën për të blerë vota për Monikën dhe LSI-në.
Iu vunë pistoletën në kokë njerëzve të Monikës. Ikja e Edi Ramës vetëm me këto 3,4 qarqe janë 5 mandate, të cilat mjafton për t’ia zbritur dhe për t’i thënë që ti zotëri ke 69 mandate pa u futur pastaj në një video që sapo më erdhi se si vidhen votat e partive politike nga komisionerët e PS-së ne favor të PS-së në zgjedhjet e 2017-ës dhe unë po ia dërgoj juve dhe hidheni në regji dhe shikoni sesi numërohen votat dhe se si kalojnë.
Tani një problem tjetër dhe që është shume i thjeshtë, Presidenti do të thërrasë tryezën që kjo është çështje e Presidentit dhe unë nuk marr përgjegjësi për të, por ne si LSI dhe si opozitë e kemi bërë shumë të qartë në marrëveshjen tonë”, u shpreh Kryemadhi.
Me kë do të bëhet tryeza kur njëra palë nuk do të jetë?
“Kjo është çështje e Presidentit dhe ne e kemi bërë shumë të qartë që shkojmë me një marrëveshje me disa pika që janë shumë të qarta ku ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme që do të thotë që ti je i lirë që ti do të shkosh të votosh dhe të të numërohet vota jote që ti do kështu që ti e ke shumë të thjeshtë për këtë” shtoi kryetarja e LSI.
Të gjithë e dinë që vota e popullit është më e fuqishme se opozita.
Ilir Meta-burri i Kryemadhit,bashkekryetari i partise familjare-Lsi dhe bashkekryetari i krize politike te opozitë së rruges me ne krye Berishen,eshte edhe president i republikes dhe faktikisht eshte edhe Mister kriza.Katrahura politike qe gatuan keta politikane sharlatane u bë per ta destabilizuar vendin me qellim pengimin e drejtesise se re.Faktikisht duke dale vete jashte sistemit politik,pa dashur e shpetuan dhe i bene një nder te madh shqiperise.Ilir Meta si bashke kryetar i krizes politike te opozites eshte edhe vete viktime e saj dhe është duke luftuar me kohen,por nuk mund ti shpetoj pasojave te saj,ashtu si dhe Berisha&co. dhe me pas per shqiperine dite me te mira do vijne.
PYETJE PER ZONJEN DO JA KTHENI FLORIRIN
SHTETIT PO TE VINI NE PUSHTET.?
Presidenti o do te mbaje qendrim serioz ashtu sic e do kushtetuta,opozita ne te semes.O do te kaloje ne gafa politike qe do mbahet perjete ne mend nga historia.Si rasti i vetflijimit,qesharake.
Kuo gruaja duket se qenka nga ato gabelet e Raxhistanit në Hindi nga veshja demode.