Nga Frrok Çupi
Duket sikur kushedi ku është, larg në Lindjen e Mesme a në Afrikë; na është mësuar qenia me ‘terrorizmin larg’. Por ka mijëra forma kjo e keqe e botës; ne e kemi provuar ‘pa u dukur’ kushedi sa rëndë. Terrorizmi politik ishte prezent mes nesh si në periudhën e diktaturës, në post- diktaturë dhe sot.
Këta që kanë lindur pas vitit 1997 nuk e dinë çfarë do të thotë ‘të mos dalësh dot nga shtëpia’ për të blerë bukën. As nuk e dinë sa u gëzua populli kur pa autoblindat sa një veturë ‘Fiat’ tek dolën plot frikë në rrugë për të na thënë ‘Eej, mbani frymën, jemi ne të shtetit’. Kronikat që botuam në gazetë ato ditë janë të mbushura me abortime nënash nga frika e terrorit… Terrorizmi politik është nga llojet më të këqij të terrorizmit; madje në ditët tona është më prezenti.
Nuk ka lindur sot, ka lindur e ka bërë kërdinë që para ‘Krishtit’; as ka pse na duket ‘çudi’ pse po e shikojmë sot prapë mes nesh. A iu prenë rrugën dje në të gjitha hyrjet për në kryeqytet? A ju izoluan? A ju lanë pa ardhur te gruaja a te nëna?, pa shpejtuar për në spital?; pa kapur orën e takimit me të dashurin?, a ju mbajtën në rrugë dhe ua morën disa orë nga jeta?!…
Terrorizmi politik është më i keqi; ka vrarë carë, ka vrarë perandorë, ka vrarë babanë…, pse!? Për të marrë pushtetin.
Ja ku jemi sot: Ankth në rrugë; frikë në bulevard se ‘erdhën ata!’, djalin a vajzën policë i përcjell te dera e thua a do të të kthehen?; me sa plagë dhe me sa sy dhe me sa gishta do të kthehen?, fëmijët porositen të mbyllen në shtëpi ditën e ‘sulmit mbi parlamentin!’.
Kush e ka të drejtë të ta marrë këtë jetë, sado qoftë: dy orë, pesë orë, gjashtë minuta?.. Ja pra, prandaj njihet ai terrorizmi me bomba në Sri Lanka e nuk duket ky ‘terrorizmi politik’ këtu…
Kthim te fillimi:
Pas 30 vjetësh, partitë që nuk mund të marrin pushtetin me vota, dalin e bëjnë terror në rrugë. Nëse nuk u jepet pushtet, janë betuar se do të na djegin shtëpitë edhe ne të vobektëve. Mund të mos na i djegë, p.sh., Luli, as Mona me dorën e vogël – sigurisht, por terrori politik frymëzon halabakët, hajdutët, grabitqarët që marrin ‘pushtetin jashtë parlamentit’. Pasardhësit e nismëtarëve të pluralizmit politik në Shqipëri bëjnë koalicion për të mos hyrë në zgjedhje, d.m.th., për të asfiksuar pluralizmin politik. Asfiksimi i klimës politike është terrorizmi i grupit kundër shtetit.
Motivi: Ik ti të vij unë
A kishin energji të papërmbajtshme, këta politikanë? Paskan, pra… Atëherë pse nuk kërkuan toka djerrë (që kemi sa të duash) dhe të kashaiseshin atje, të gërmonin, të sulmonin, të mbillnin dhe në fund të shkarkoheshin nga energjitë e tepërta!?…
Por jo!, këta me energjitë e këqija që mbanin, kërkuan një gjë: Postin e kryeministrit…, pastaj do të kërkonin ministrin, pastaj rojën e selisë, pastaj klubet e natës… Njësoj si në të gjitha vrasjet terroriste në historinë njerëzore për pushtet…
Të gjithë thonë se e bëjnë ‘për arën djerrë të popullit’. Po të ishte interes i popullit, do të përdoreshin metodat e popullit: Votime, referendum, parlament, ligj… Këta nuk sjellin asgjë për popullin, parulla e tyre është ‘vetëm të heqin’. Heqin kryeministrin, heqin qeverinë, heqin lëvizjen e lirë, heqin rrugën, mbikalimin, teatrin, parlamentin, shkollën… Tipike e frikshme.
Në vitet ’90, edhe sikur dhunshëm ta kishte bërë, PD po sillte një gjë që nuk ishte dhe solli pluralizmin politik; tani edhe këtë e morën. Janë pakicë e pakicave, por sillen si ‘gjithsejti’…Po sikur shumica të ushtrojë pushtetin e vet?… Zot na ruaj.
Frika, ‘gia’ ka ndodhur’
Në kombet e ‘pranverës arabe’ që këta e kanë si ikonë, terrorizmi nuk vret as një të miliontën e tmerrit që shkakton. Iu vë frikë në zemër miliardave kur vret tre a pesë… Njerëzit tani kanë frikë, kanë frikë jo vetëm nga bombat dhe maskat në sulmet e ‘opozitës’, por se banditët do t’u vijnë në shtëpi. Gia ka ndodhur… Është goditur shteti, është hallakatur forca për të goditur krimin kundër individit.
Politika thotë se ky terrorizëm ‘po na prish imazhin në Europë!’. Jo, para kësaj, terrorizmi politik po na shkurton orët e jetës; nuk dihet cili të del në rrugë e nuk të lë të hysh në shtëpi pse do lek; nuk ke pse troket në komisariatin e policisë se aty nuk e ka mendjen njeri; nuk do të kesh gjykatës, nuk do të kesh më aleatët perëndimorë, do të krijohen mijëra ‘Astirë’ dhe nuk do të na lënë të kalojmë…
Pashka dhe terrorizmi
Me siguri nuk është gjetur rasti i menduar që në prag të pashkës të asfiksohen rrugët dhe të dalin njerëzit si egërsira. PD prej kohësh grumbullon brenda vetes ateistë dhe spiunë; LSI mbledh çdo inferior që shtron kurrizin dhe dhunon tjetrin. Askujt nuk i ka shkuar ndër mendje se të premten, të shtunën dhe të dielën- janë ditë pashke; këta që nesër zënë rrugët.
Në 31 mars ’91 i bëmë zgjedhjet e para në ditën e Pashkës Katolike; e kush e dinte, ishim të gjithë ateistë, por na paskësh zënë mallkimi. Tani pse i shkelin ditët e Paqes Hyjnore? Edhe gratë janë ftuar që të bllokojnë rrugët; ato janë të detyruara të lënë vezët e pashkës, ose të përjashtohen nga grupi ‘terrorist’. Përjashtimi nga grupi terrorist kushton shumë. Kohët e fundit grupi terrorist po linçon ata që nuk u bashkuan me ta.
Mark Tween dhe terrorizmi:
Përderisa kemi shpërthime me bomba a me eksploziv, pse na duhet parlamenti!?… Këtë pyetje bëri shkrimtari amerikan Mark Tween, kur terrorizmi politik po zëvendësonte të drejtën dhe demokracinë në disa vende. Ironia e shkrimtarit tronditi botën qytetare që kërkon të drejtën jo dhunën.
Këta po e zëvendësojnë të drejtën e zgjedhjes dhe parlamentin me forcën e shulave, d.m.th., me terrorizmin. Që këtu bie ligji dhe Republika. Terrorizmi politik, i praktikuar që në lashtësi dhe në revolucionet e përgjakshme, është sa i lashtë edhe i ri; terrorizmi politik tenton që grupi dhe individi të sulmojë shtetin dhe jo shteti individin. Kërkohet pushteti me çdo kusht. (AFP.al)
Pengesa elektorale që po bëhet nga një grup qeveritarësh të PD-PR-LSI për miting fushate., bie ndesh me themelet e demokracis. Populli është gjykatës nëse do ndëshkohet opozita bojkotuese apo luftëtarët për një jetë sa më të mirë.
E sakte
Por eshte Marshalli dhe Floriri Skraparit pas ketyre buceve
Ce do maallin e gjene kur ske gru per te qene
97 gerdeci 21 jenari nuk harrohen
Ju falnderoje zoti Frrok Cupi per shkrimin qe ke bere.Shume i saket.Je i madh.Sot terrorizmin e kemi ne shtetin tone,me ne krye terroristat Berisha,Basha,Meta dhe Monika me grupet e tyre terroriste qe ata i quajn parti.Por ama koken e tyre do te han.Populli nuk i fal gabimet e tyre.Urime dhe pershendetje zoti Cupi.
Zot na ruaj, nëse SPAK dhe BKH do jenë zhgënjimi i rradhës. Pastrimi i mjedisit politik shqiptar nga plehrat e tranzicionit, do mund ta bëjmë këto dhe vetëm këto. Të shohim!
Ketij qe shkruan si I duket situata ekpnomiko-sociale e demokracia ne vend? Po ne kete rruge duhet te ece e ardhmja e Shqiperise? Gjithe fajet opozita, film shume i vjeter more burre.
C’lidhje ka kjo me shkrimin more djale?
Ai flet per terrorizmin politik. Nuk po thote qe Rama eshte kryeminister i mire apo i keq. Ne qofte i keq, e rrezon vota e popullit. PD-ja te hyje ne votime, dhe te therrese 10 vete nga europa per te mbikqyrur votimet per vjedhje, nqs pretendon se vidhen votat. Keshtu merret pushteti.
Problemi qendron pikerisht tek opozita, or ti djale, sepse nuk eshte e zonja ajo te marre pushtetin.
Problemi eshte se pushtetin e kerkojne Lul Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Flamur Noka, Grida Duma, Ervin Salianji, Fatmir Mediu, Petrit Vasili, Edi Paloka, dhe mbrapa tyre rri ai, vete vdekja – Sali Berisha.
Ja, si thua ti? Ka nevoje PS te vjedhe vota kur ka keta perballe. Keta jane gogoli qe mban Edi Ramen ne pushtet, prandaj jane ata problemi, or ti djale. Vertete, ky eshte film i vjeter, por keshtu sic flet ti, nuk e paske pare. Ky film ka 30 vjet qe shfaqet. E paske me te treguar nga te tjeret. Ose nuk do vete qe ta shohesh.
Miku me larte e shikon filmin me shkurtime , si ja paraqet pd-ja , njesoje si ne kohen e qemotit qe e prisnin filmat per ndonje puthje apo dialog te pa pershtatshem me propaganden e kohes !!!!! ose ose ja ka thene luli ne vesh, ato natet kur rinin ne çader….
Kur ndodhen ngjarjet e 97-es askush nuk parashikoi asgje, se ngjarjet precipituan, u rrokullisën ne formë orteku, që zunë brenda shtetin e kalbezuar. Shume po flitet per nje 97 te dyte. 97-at ndodhin kur populli te merr ne forme tcunami. Çfare po ben PD , me ca leva, heshta te antikitetit, djegie gomash po perpiqet te devijojë rjedhjen normale te nje lumi te qete qe eshte ne nivelet e pranueshme dhe nuk ka rrezik që te dalë nga shtrati.
Artikull i bukur , analiz precize, realitet shqiptar, kupton adrenalinen e injorances shqiptare, i pershtatet liderit lokal qe ben namin me nje tufe alabakesh. Jemi ne VITIN 2019 (kush do te bej shuren ta bej ne shtepin e vet, Tirana nuk eshte pazar hajvanesh)
Kur arrin edhe Frok Cupi te kritikoje Lulen e Saliut, mendoni ku kane arritur punet e PD dhe Saliut! Qe Ky,Froku eshte spiun edhe i Berrishes s’ka diskutim! Por Ky Cupi hyn ne loje me shperthim te vonuar! Eshte ASI nen menge i Saliut!
Ku ke qene ti Frrok, Pse si ke thene me perpara kur bente Sala terrorizem?
Sidoqofte ti ke te drejte me mire vone se sa kurre! Po eshte shume vone!!
Po ky prape e drodhi?
Kurve mirdite si gjithe mirditoret tjere tu qish rracen.
Shkrim si në 97 kur deri në mbrëmje kur erresh dhe në rastet kur pushonin krismat e armëve në Çole,Çentrale Skelë bëheshin takime me banorët e qytetit të Vlorës,me Skënder Gjinushin,Rexhep Mejdanin ,Daut Gumenin etj ,e keqja Juaj z Çupi,z.Mejdani,e z Gumeni me të tjerë i harruat shpejt ,tani që u kujtuat kërkon më shumë energji sepse Zani Caushi, Gaxhai e të tjerë ishin më komunikues se Berisha,Lulëzimi,Monika,Iliri,Mediu ,Noka ,Paloka,Alibeaj etj ,sepse ata të parët ishin qeliza ende të pa strukturuara,ndërsa këta të fundit vranë një lloj si edhe ata,vodhën dhe grabitën shumë më tepër se ata dhe jo vetëm mall por orë ,ditë,javë,muaj e vite jetë të këtij populli martir.
Në se jeni të zotë si në 97 çlironani nga kjo super bandë që e heq veten si shpëtimtare
Gjëndjuni popullit përsëri ,nuk mjaftojnë shkrimet e bukura ,duhen veprime konkrete për thyer në kohën e duhur jo kur të bëheni më nge ,Evropa boll na kushtoi vëmëndje dhe na ndihmoi atëhere kur nuk kishim asgjë dhe nuk dinim ….
Zoti Frok po ben analiza teper te sakta….. Po kujt ja thua Lulezim hajdutit…..
Dihet qe kryesoret e kesaj maskarade qe po behet jane Saliu dhe Ilir FLORIRI…..
Deri para aleancea se hajduterise Saliu ulerinte Ilir FLORIRI tani nuk e thote me perse apoi ndane FLORINJTE BASHKE…..???
Te lumte mendja dhe dora z Frrok Cupi
NE EMER TE POPULLIT BEHEN TE GJITHE TE KEQIAT NE KETE VEND . NJESOJ SI NE DIKTATURE . TURP PER KETE OPOZITE QE KA VJEDHUR DHE PLACIKUR ME TINELATE , QE E KATANDISEN SHTETIN ME NJE DREJTESI TE KORRUPTUAR .DHE TANI KUR I VKA ARDHUR LAKU NE FYT , DALIN DHE PROTESTOJNE PER NDERSHMERI . QESHARAK , KLLOUNE TE PAPARE NDONJEHERE . TE TURPSHMEN , TE NEVERITSHEM .
Pena e bukur be mendje te bukur, Bravo.
Terrorizmin politik PD e ushtron nepermjet hajduteve,krimineleve qe jane edhe baza mbeshtetese e PD,ndersa PSI terrori I saj politik eshte pagesa qe ato paguajn per ket terror.Pikerisht ku jane kte mbeshtetes jane perfaqesuesit e larte te PD apo PSI.KJO ESHTE E VERTETA.Duhet urgjentisht te arrestohen protestuesit e drejtuesit qe I penguan rrugen kryeministrit.Nuk ka rruge tjeter me kto vagabona,vetem forca I ligjit e zbatimi I tij te jete prioriteti I policis
Te lumte ajo dore Frrok!
Ti je k…
Madje Monika me Lulin bertasin se Edi Rames i kane shtire friken?
Ky eshte qellimi i tyre pra TERROR
Lulash , ik , se po t’a fut BABA me lezet !
eh more frrok cupa kurva keni qene dhe do mbeteni hehe….
Bravo , artikull qe i ben skopine kesaj opozite te qorrollisur dhe qe endet rrugeve me mendesine e nje te cmenduri arratisur nga cmendina. Ne kete rast ska cte veprosh ndryshe vecse ti kapesh keta te semure rende dhe ti mbyllesh petseri ne cmendine. Kane dale jasht cdo aresyeje e logjike njerezore.
E ke qare zoti Frok. Hallall.
O x.Frrok pamvaresisht se here here efhe ti je i lekundur por ne kete rast e ke qare kete artikull cka yrehohesh si atdhetsr i larte dhe me te vettete je atdhetar i larte. Ketu je treguar burre shteti sic ciledonte Churchilli qe butre shteti eshte ai qe mendon per brezat e ardhshem e jo per xgjedhjet e ardhshme. Bsnda e lul rusit eshte jashtqitja e kombit dhe kerkon vetem shkaterrim te shqiperise.Luli kur ishte ne pushtet e beri vendin ne katrahu dhe tani qe eshte ne opoite nuk te lene te pumosh me banden e tije kriminale. Ku e ka fshehur vidion qe i ka dhene kodovari per te vraret e tij ne fshatin e vet.Monika buce/gore qe mbledh vetem qente kur kane muajin e tyre.Di lul rusin ashu buce monen detyrimisht SHBA DHE BE DUHET TI FUSIN NE BUTG QE EDHE JADHTQITJA E KOMBIT QE RRSTHOJNE KETO TE ZBYTHET DHE DO YE MBETEN SI PESHKU PS UJR. ZOTI I PAFTE QE TE DY ME LIBER SHTEPIE QE PO KERKOJNE TE FILLOJNE LUFTEM CIVILE VELLA VRSSESE. O ZOT SHIKOJE KETO FY FAMILJE ME LIBER SHTEPIE DUKE PETFSHIRE EDHE FEMIJET E TYRE.
Analize teper e sakte, e thelle, kjo eshte e verteta e gjerave te dhembshme qe ky grup i strukturuar terrorist po i u shkakton shqiptareve, jo ne Siri, Irak e gjetke po ne mes te Europes.
Kjo paralajmeron nje tragjedi te re shqiptare e cila do perfundoje jo me vrasje masive te qytetareve si ne 97-ten, por me hakmarrjen popullore ndaj atyre qe i krijuan, i frymezojne dhe i udheheqin keta grupe terroriste.
Percaktimi si vepra terroriste i kesaj dhune qe ushtrohet ndaj qytetareve dhe vete Shtetit, eshte nje nocio i ri por teper i sakte dhe qe me shume dhimbje e perkufizon me ne fund intelektuali i shquar Frrok Cupi.
Kembanat e alarmit po bien. ShBA-te, Berlini dhe Brukseli kurrsesi nuk duhet te qendrojne menjane dhe te nderhyjne kur keto grupe terroriste te jene ne kulmin e veprimtarise se tyre, pasi demet do ishin te pallogariteshme.
Ne Tirane ekzistojne baza te shumta, ku strehohen elemente kriminale, te armatosur dhe me shume te medha parashe, qe administrohen nga ShQUP-i, LSI-ja dhe Fatmir Mehdiu. Vleresojeni kete informacion qe qarkullon frikshem jo vetem ne Tirane por ne shume rretha te Shqiperise.
Situata behet akoma me tragjike kur ne kete veprimtari antishteterore eshte e perfshire cuditerisht dhe fatkeqesisht edhe Presidenca.
Ah more Frok!
Ata qe ndjekin pas Lulin e Monen, rrufjanin Fatmir, te damkosurin “kriminel te Popullit dhe Kombit” dhe shejtanin gazetar te Spitenit te Lezhes qe e dogjen, u ka ikur nga memoria viti 1997-te me “gjendjen e Jashtezakonsme”, kur duhej te mbylleshin ne shtepi qe oren 18.00 e deri ne oren 08.00.
Ata nuk e dine qe Luli, Mona, rrufjani Fatmir dhe i damkosuri “kriminel i Popullit dhe Kombit” e kane pergatitur me pare vendin e strehimit te tyre si ne vitin 1997 duke lene rrugve ata qe i ndjekin pas sipas mendimit “Pas nesh, le te behet kjameti”, ashtu si ka deklaruar i damkosuri “kriminel i Popullit dhe Kombit” ne vitin 1997.
Pjesa tjeter e popullit e kujton dhe ma merr mendja qe nuk do rrije DUAR-KRYQ, por do ti beje qe T´u duket “Vrima e Miut 500 Grosh”.
Te lindurve te traumatizuar ne vitin 1997 dhe atyre te lindur me pas, tregojuni duke nxjerre nga ARKIVAT , vallet qe Hidhte poplli ne sheshin “SKENDERBEJ”, kur mbaroj ajo sketerre.
È la prima volta che mi piace quello che hai scritto. Bravo
PO ULERASIN E VJELLIN VRERE PER ATA SHKATRRIME,VJEDHJE ,DHE VRASJE QE VETE E USHQYEN DHE E PERDOREN PER 30 VJETE RRESHTE GJATE TRANZICIONIT.KUJTUAN SE POPULLI ISHTE MESUAR ME DRU E DIKTATURE SI NE KOHEN E KOMUNIZMIT ,KU NJE NE CDO DY FAMILJE BENTE ROLIN E SPIUNIT,DHE PER NJE SHPIFJE ,APO FJALE GOJE KUNDER SISTEMIT TE ASAJE KOHE KALBESH NE BURGE E GJITHE FAMILJA .
BRAVO FRROKU.
Ky filozofi e ka te tijen devizen:NJE QYP ME MUT I MBULUAR SIPER ME DY GISHT MJALT/kuptohet kur i vjen veza ne maje te by…/
Nje mesazhe i mathe per popullin Shqiptar si kur te kishte mundesi kjo analize duhet bere nga analistet me tru ne koke ne per emisione dhe jo analiza qe bejne disa te marre qe kerkojne dhune e tmerr ne per rruget e Atdheut, mallkuar qofshin se shkaterruan vendin.!!!!!!!!.
Sakte!Pakica e pakices kerkon ti imponohet shtetit dhe shoqerise,shumices derrmuese qe aspiron per nje sistem demokratik.Pakica e pakices,nen thirrjet terroriste te shejtaneve te Tiranes,Salih banditit,Lyl tavarish kriminelit e te korruptuar gjithashtu si dhe te baxhelles me nje cizme dhe te sancopancove rreth e nen ta,per ti shpetuar ligjit te ri dhe per te ruajtur e shtuar pozitat e tyre dhe pronat e parate e panumerta qe kane bere ne kurriz te ketij populli kerkojne te djegin vendin,te bllokojne perparimin e tij.Dhe halabake,sic shkruan me te drejte Frroku ka e gjenden kollaj,si per idete e tyre te trubullta,si me ndonje lek nen dore,per tu hedhur ne sulm.Ka shembull me te mire se ai dje,qe me shishen e birres ne dore digjte goma makinash ne rruge,nen veshtririn gaztor te Lylzimes se Shqupit?Aq me teper qe te tille ka jo pak dhe ne kupolat e ketyre partive (Noka,Paloka,Alibeaj,Salianj erotiku,Gaz syzja,Strazo tragaci,Vasillaq trafikanti etj etj).Duke e pare se ne rruge demokratike,pra,me vote,me parlament,referendum e mjete te tjera demokratike nuk shohin drite ne tunel,kane zgjedhur te terrorizojne popullin,vendin,kundershtaret politike,por dhe opozitare te aresyeshem e te permbajtur,duke i shantazhuar e terrorizuar e duke i etiketuar,ashtu sic dine ata.Dhe ne kete mision te tyre ka dhe gazetare e opinioniste,te se njejtes corbe me ta,te financuar apo jo si puna e Alfred Lales,Zhejit,Fahri Makaronomadhit etj etj qe felliqin ekranet e televizionit kur dalin.I vetmi shpetim nga kjo gjendje eshte opozita e re,qofte e Patozit,qofte e partive te vogla te djathta e akoma me shume opozita e re brenda parlamentit e Rudina Hajdarit,Murrizit,e Ralf Gjonit,ose e thene ndryshe e grupeve te reja parlamentare opozitare ne parlament.Ishte per te vene duart ne koke para disa ditesh kur i ftuar ne emisionie Eni Vasilit,te shikoje se si Erotiku i Grides,Salianj,me cinizem dhe paturpesi ofendonte Ralf Gjonin dhe Eni Vasili shikonte si e cpifur pa nderhyre fare te mbronte te pakten per etike te ftuarin e saj dhe nuk e linte as te shprehej si duhej,kurse Salianji vazhdonte i patrazuar si idiot e rrugac ta ofendonte.Turp per ate vet dhe me teper akoma per Eni Vasilin!Eshte shpresedhenese qe ketyre emrave te paster opozitare tu shtohen dhe te tjere emra nga listat e ketyre partive te uzurpuara nga emra kriminale e te korruptuar sic jane Berisha,Lyli,Monika apo dishepuj te tjere te tregetarit te venedikut president gollovar,Ilir 7% sheikut nga skrapari!
Bravo!
Kthesen e bere me vones, por me mire voce se kurre.
Nuk Jam un ai qe duhet te vlerësoj z Frrok Çupi si gazetar apo intelktual.
Por dua ti kujtoj zotit Çupi qe shqiperia Po shkon drejt ne shteti totalitar.
Po kthehet ne nje diktature.
Dhe per fatin e keq duhet nje shkundje e forte per rrezimin e ketij shteti te kalbur, tè korruptuar e te inkriminuar.
Duhet te shtoj edhe diçka.
Frrok Çupi eshte nga mirdita.
Dhe si çdo mirditor edhe ai e ka ne gjak pabesinë dhe tradhetine.
Mirditoret jane e vetmja rrace ne shqiperi qe i pershtaten lehtesisht çdo lloj sistemi.
Kjo eshte e provuar.
Edhe sot pas 29 viteve demokraci mirditoret edhe pse jetojne në pjesen me te varfer te vendit vazhdojne te thone se ishim me mire perpara ‘90-es.
Edhe pse ne ate kohe jetonin me 3 lekë te vjetra per nje dite pune.
Në mirdite jane 99% komunistë.
Në mirdite kane akoma njerezit foton e qoftelargut në shtepi.
Keshtu qe nuk mund te presim diçka me te mire nga Frrok Çupi e Sander Lleshi
Me kete guxim ke shkruar dikur o F.çupi te gazeta e te ndjerit Nikolle Lesi!
Dhe me pas na bere te zgurdullojme kokordhaket e syve nga habia, u vure shkelmin gjithe c’kishe shkruar,u bere me sali gjirizin.Ne fillim ti e me pas lesi… Pra paskeshe qene ne lojen e pist ta salehit. Gjithe ne vlore ,ku ti u strehove gjate… Thane: ” Harram buken e xhakajve, o frrok Çupi…
Sot na del papritur dhe po ben heroin si dikur! A thua fillove te na shqyesh kokordhaket e syve prap?!,ok,por te ka shpetuar nje hollesi,u thuaj salihanjeve a sallhaneve,te te te kritikojne qofte dhe nje cickërr fare,se deri tani nuk po e bejne. Dhe kjo veçse i shton dyshimet…
Lutem te jem i gabuar,por nga djegja e qullit,po vazhdoj t’i fryj kosit.. o Frrok miku im dikur kur dhe une shkruaja,por me shume te gazeta “KOMBI” takoheshim shpesh te restoranti i nje djaloshi te mire,nga Dukati i Vlores,Veli Hunda e thone,por edhe ne xhakaj jemi takuar… gjithesesi,qofsh mire po pres fundin!
Frrok, je shume i besueshem. Bravo!
Ke ngelur nje dhelper por tani shum e plakur.Je i pa besushem, me shum fytyra,ushtar i Saliut Malokeri hesapi Burre pa dinjitet Nuk i harrojme shkrimet e tua te sponsorizuara nga Zeni i Salit.Yyyt felliqesire!
Z. Frrok,
Vetem ti mund te mundesh halabaket me shkrimet e tua. Sepse ti di te interpretosh te verteten dhe ke deshmuar se pozicionimi yt mbart peshen e fitimtarit. Ne penen tende fjalet marrin nje pushtet magjik.
Duhet te jemi dhe te jene mirenjohes per kete te mire qe po i beni vendit.
Te falenderoj pafundesisht !
O Frrok,o qebesira e Zerit te Popullit.
Me vjen mire qe ke kthyer ne Identitetin e oreve te para te Demokracise!.A e kuptove qe Mona Baxhella nuk ka te beje me Zhan D’Arken???Hane Shan Hane Bagdat!!!.
Mona ka vjedhur aq shume sa nuk arrin ti mbuloje dot.Po u vjen Sosja dhe kjo i tmerron.Zifti i Sketerres mbi Ta do te bjere.
Je i madh Frrok Cupi! Cfare analize! “Fjala eshte me e forte se pushka”. Ke te drejte 100%, jane halabake e terroriste politike!
KEMI NEVOJ , OR TI ZOTNI , PËR NJERËZ TË URTË .!
FLISNI , MOS E LINI KËTË VEND TË KTHEHET NË 1997-tën !