Bota në rrezik: SHBA tërhiqet nga Traktati i OKB për Tregtinë e Armëve

27 Prill 2019, 21:45Bota TEMA

Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga Traktati i OKB-së për Tregtinë e Armëve i vitit 2013, i cili u krijua me synimin për të penguar kontrabandën e armëve që të mos binin në duart e grupeve të armatosura ekstremiste. Presidenti e bëri njoftimin dje gjatë një takimi me anëtarë të Shoqatës Kombëtare të Armëve.

Kjo shoqatë është një grup i fuqishëm lobist që synon të mbrojë të drejtën e armëmbajtjes, të sanksionuar në billin e të drejtave të Kushtetutës Amerikane.

Presidenti tha dje se administrata e tij nuk do ta ratifikojë kurrë traktatin. Administrata Obama e nënshkroi traktatin e OKB-së për Tregtinë e Armëve në 2013, por ai nuk u ratifikua ndonjëherë në senat.

Shoqata Kombëtare e Armëve dhe grupe të tjera konservatore e kundërshtojnë traktatin, pasi e shohin si një masë që mund të dobësojë të drejtën e armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara. Komentet e Presidentit Trump shihen si përpjekje për të forcuar mbështetjen në radhët e zgjedhësve amerikanë që besojnë me forcë tek e drejta e armëmbajtjes.

1 komente në “Bota në rrezik: SHBA tërhiqet nga Traktati i OKB për Tregtinë e Armëve”

  1. ¬ says:

    Jemi në shekullin e XXI., dhe vendimet përmbajn modernizim galaxy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje