Pas “kontaktit” të ngushtë të Bashës me Trump, befason dhe Nard Ndoka: Kam informacione nga CDU, Merkel do i kërkojë Ramës negociata me opozitën

29 Prill 2019, 19:08Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokristiane, njëherësh ish-deputet i dalë nga listat e PD, Nard Ndoka, është shprehur se sipas informacioneve konfidenciale të tij nga CDU, Merkel do t’i kërkojë Ramës të negociojë me opozitën.

Me ato informacione që kam unë, për faktin që jemi pjesë e familjes europiane kristiandemokrate dhe unë kam lidhje të ngushta me CDU-në gjermane, unë kam një informacion, që besoj se është konfidencial, por që besoj se do të jetë edhe publik, eshte se Merkeli do t’i kërkojë zotit Rama negociata me pjesën e opozitës, përgjegjëshmëri për situatën politike, dialog. Kjo do të jetë edhe kryefjala e takimit”, tha Ndoka.

Sipas tij, vëmendja në këtë takim do të jetë tek kriza politike, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë ‘goditje’ për hapjen e negociatave.

Do të jetë një vëmendje e veçantë për krizën, mund të ketë dhe një goditje, ndoshta të drejtpëdrejtë e jopublike edhe për pjesën e hapjes së negociatave; ka një tendencë për ta përjashtuar edhe Maqedoninë e Veriut tashmë nga pjesa e asaj axhende bashkë me Shqipërinë. 

Kjo do të jetë një goditje jo e vogël jo për vetë Ramën, por për vendin. Kjo është më e rëndësishme. Pra, zoti Rama përballet me shumë problematika dhe në aspektin ndërkombëtar”,– tha Ndoka.

Kujtojmë se Lulzim Basha, në intervistën për mediat slloveve, për të cilën gojet e “liga” thonë se është realizuar në selinë e PD nga zyrat e shtypit e kësaj partie, kishte një pyetje befasuese dhe brilante.

Po e citojmë pa asnjë korrekturë pyetjen e bërë në drejtim të Bashës nga “slloveni” i selisë së PD:

“Ju po bashkëpunoni ngushtë me Donald Tramp, megjithëse ai e ka vlerësuar Bashkimin Europian si kërcënim për SHBA?”.

Ndërsa sot “shpërthen” Nard Ndoka që ka informacion të “dorës së parë” nga Merkel.

9 komente në “Pas “kontaktit” të ngushtë të Bashës me Trump, befason dhe Nard Ndoka: Kam informacione nga CDU, Merkel do i kërkojë Ramës negociata me opozitën”

  1. E po kur te ben karshillek edhe ky idiot i padeshifrueshëm says:

    E ç’mund ti hyje ne pune kontakti CDU-së gjermane me kete injorant, qe edhe kur flet shqip s’kutohet çfare thote, por ka nevoje per perkthyes.
    Pastaj ky eshte njeri parti ose parti pa njeri. CDU-ja parti e madhe miliona anetareshe ma do mendja. Nuk e shoh fare qasjen parti-nje anetareshe me parti te madhe e te fuqishme. Na myten rrotat dhe koqet e kanarit qe duke kakarisur fjale pavlere marrin nga nje rroge nga paret e taksapaguesve.

  2. Labi says:

    Pjerdh Nard pjerdh se lirohesh. Zj. Merkel nuk te ka ne liste ty e aleateve tuaj, qe keni vetem voten tuaj dhe gjysem vote te grave, nuk keni elektorat.

  3. Si dhelpra pas koqeve te dashit, he se po i bien ketu e he se po i bien atje fundin e dini, keni shkuar per lesh sepse keshtu donte Sali Serbi.
    Koka ben koka peson, ne darke degjoni Zhele Zhejin e nipin e Hysniut cdo ju thote.

  4. Konfidenciali...ha ha ha says:

    O kuku moj nane. Nardi ka informacion konfidencial nga CDU. Cfar majmunit. Po Nardi nuk di asnje gjuhe te huaj, din pak “nashke” (malazezce) nja 2o fjale qe i mesoj kur shkonte me shite karburant ne Tuz. Vetem kaq : kakosi, dobro?
    O Zot cfar mashtruesi….

    1. Aslloni says:

      Nardi eshte kokra e idiotit. Pika shqiptareve qe presin progres nga maloket e Vicidolit, katundaret e Skakarit, budallenjte e Vlores se Hisni pordhes dhe koqet e kandarit te Ndok Kar Trapit.

  5. american16al says:

    Turp qe njehere ne gjashte muaj duhet te therrasim nderkombetaret se evgjitet po zihen dhe nuk ka se kush ti
    pajtoje!!!!
    Ky eshte niveli evgjto politikan shqipetare.

  6. Te gjithe kokecepat idiot kane informacione nga te huajt,dhe kur te huajt flasin ,keta idiotet thone se nuk pyesim per amerikane e BE

  7. e verteta says:

    O Nardo ca po thu qafsh nonen,e besoj e besoj qe ke informacione nga CDU-ja pasi doli e verteta, e dekonspirove vete qe gjermani i fundit qe eshte larguar nga shqiperia ka fjet i nate para ikjes ke shpija jote.

  8. Spectrum says:

    Kur do zhduken keta karagjozat qe po mbajn peng shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje