Autoriteti Portual Durrës parashikon të bëjë një thellim të basenit në kanalin hyrës të Portit të Durrësit që në dokumentet e ka cilësuar si emergjent.
Referuar të njëjtave dokumente ku kërkohet autorizimi i institucioneve publike për të vijuar me procedurën e thellimit theksohet se kjo do t’i shërbejë futjes në port të anijeve të një tonazhi të lartë diçka që sot është e pamundur për shkak të cektësisë.
“Me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë navigacionale dhe operacionale të kanalit hyrës dhe basenit të Portit të Durrësit si dhe një nga asetet infrastrukturore më të rëndësishme për rritjen e trafikut detar dhe të ardhurat financiare të gjeneruara nga porti, Autoriteti Portual Durrës synon të zhvillojë projektin emergjent të thellimit të basenit dhe kanalit hyrës të Portit të Durrësit.
Ky projekt do të mundësonte futjen në Portin e Durrësit të anijeve të një madhësie prej 20,000 DËT apo 1000 TEU si dhe ankorimin e tyre në anë të kalatave të portit. Ato gjithashtu do të mund të kryejnë rrotullim të plotë brenda basenit të portit pa penguar përpunimin e anijeve të tjera të ankoruara në kalatat përkatëse” thuhet në dokumentet e paraqitura nga Aurotieti Portual Durrës.
Kërkesa për thellimin e Portit të Durrësit ka kohë që bëhet edhe nga grupet e biznesit e lidhur me eksportuesit të cilët përdorin këtë port për të dërguar jashtë Shqipërisë produktet e tyre siç janë bizneset e çimentos apo metaleve.
Sipas të njëjtave biznese kjo i kufizon ata për të hyrë në tregje të mëdha dhe fitimprurës siç janë Afrika Perëndimore apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria ka avantazh në raport me fqinjët sa i përket pozicionimit strategjik që ka Porti i Durrësit por potenciali i tij mbetet i pashfrytëzuar.
Porti i Durrësit është porti më i madh në vend dhe 78 për qind e tregtisë detare në nivel kombëtar mbahet nga ky port. Infrastruktura operacionale e këtij porti përbëhet nga 11 kalata me thellësi kalate që varion nga 7.5 metra-11.5 metra.
Mallrat që sot përpunohen në port janë të përgjithshme kryesisht drithërat, kontejnerë, tragete dhe minerale.(monitor)
Kjo eshte vjedhje.
Ska asnje studim, thjesht do jepen ca si shume para per nje pune qe ska per ta pare njeri me sy, nese u be apo nuk u be. Dmth vjedhje e rradhes.
Tradhtaret ne pushtet
Durrsi si port ate kapacitet ka cfare studimi ?
Kur dihet qe adriatiku nga semani gjer ne bune nuk kalon 10 metra thellsi per disa milje det
Nje port qe do ja kalonte roterdamit do ishte ai i vlores ku nje zgjerim i madh do mund te shkarkoheshin edhe anijet e gjenerates se fundit (ata qe ne pire shkarkohen nji km larg portit me trampolina)
Ju shkerdhevsha strategjine kombtare te zhvillimit
Do mjaftonte korridori 8 me portin e vlores te nxirrte greqine jashte loje