Në gjurmët e Da Vinçit 500 vjet pas vdekjes, dy zbulime të reja do të shfaqen në ekspozitën e radhës

30 Prill 2019, 18:02Lifestyle TEMA

Një tufë flokësh të Leonardo da Vinçit do të shfaqet për herë të parë për publikun në ekspozitën “Leonardo jeton”, në kuadër të 500-vjetorit të vdekjes së mjeshtrit të madh.

Flokët kanë një rëndësi jashtëzakonisht të madhe pasi bëjnë të mundur studimin e ADN-së së Da Vinçit.

Ekzistenca e flokëve të mjeshtrit të Rilindjes është përmendur që në vitin 2016 nga pasardhësit ende gjallë të Leonardos (mes të cilëve edhe regjisori Franco Zeffirelli).

Flokët kanë qenë deri tani në pronësi të një koleksionisti anonim në SHBA. Ato do të ekspozohen së bashku me dokumente që provojnë prejardhjen e lashtë franceze të piktorit.

Një tjetër zbulim që ka të bëjë me Da Vinçin është edhe e ashtuquajtura “Xhokonda nudo”, ndryshe një kopje e “Monna Vanna”, e ruajtur në kështjellën Chantily në veri të Parisit, që daton rreth vitit 1503, i njëjti vit kur Da Vinçi nisi të punonte për kryeveprën e tij, “Monaliza”.

Ekspozita “Leonardo Vive” është e realizuar në bashkëpunim me Komunën e Vinçit në Itali, me sponsorizim të Komitetit Kombëtar për festimet e 500-vjetorit dhe nga Rajoni i Toskanës. (TemA TV)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje