Nga Jeta Dedja
Një status Facebook-u i javës së kaluar u bë shkas të sinkronizoja orën sot me Shqipërinë për të ndjekur show-n “Në kurthin e Piter Panit” me një fije shprese se do të ishte përmirësuar në sezonin e tij të dytë.
Doja të shihja djalin e vogël, i cili është bërë personazh rrjetesh sociale. E quajnë Xhejzon por e thërrasin “Taramele” meqënëse fëmija nuk artikulon qartë bashkëtingëlloren K. Hulumtova ndërkohë edhe në Youtube dhe gjeta se Xhejzon është shprehur se nuk i pëlqen ta thërrasin kështu por prezantuesja i kërkon ta pranojë këtë epitet meqënëse karamelet janë të ëmbla.
Dhe Xhejzoni i vogël bie dakord ta thërrasin Taramele. (normalisht i mituri bindet lehtë nga një figurë publike që ai simpatizon). Qeshnin me këtë fakt, që prej prezantueses e deri tek një pjesë e madhe e audiencës. Jam e bindur siç jam unë kritike ka edhe të tjerë që nuk e miratojnë talljen apo bullizmin edhe kur ato na shiten si humor apo normalitet skenik. Përveç mënyrës jokorrekte të konceptimit në aspektin psiko-edukativ në këtë program ka disa sjellje publike që nuk qëndrojnë dhe që për mendimin tim nuk duhet të përforcohen më tutje.
Të evidentosh dikë prej një problemi artikulimi (qoftë ai edhe i përkohshëm si rasti në fjalë për shkak të moshës së vogël) e t’i ngjisësh epitete, etiketime, etj, nuk është e pranueshme jo vetëm në publik, por edhe në mjedise më të ngushta private. Është njëlloj sikur t’i thuash një personi që nuk sheh mjaftueshëm qorr, një tjetri që ka ende të pazhvilluar një kockë të këmbës-çalaman apo topall, etj shembuj.
Të diferencosh një fëmijë mes të tjerëve nuk është e pranueshme. Fëmijët e tjerë nuk ndihen mirë kur dikush trajtohet si “star” në mes të skenës, apo merr vëmendje të veçantë prej prezantueses dhe të të ftuarit, ndërkohë që fëmijët e tjerë janë veç një panel i ulur në stol në pritje të artikulimit të pyetjeve. Ka mënyra të tjera për t’i dhënë hapësirë televizive dhe për ta inkurajuar talentin e një fëmije, pa cënuar ndjenjat e fëmijëve të tjerë dhe pa shfokusuar objektivin e programit sipas luhatjeve emocionale të çastit. Është sikur të mbash me hatër një nxënës, ta bësh senator klase, t’i vësh 10 me yll, vetëm sepse i ngacmon ndjenjat zyshës pasi i kujton diçka nga fëmijëria e saj për shembull.
Të shkosh në shtëpinë e një fëmije të varfër thjesht për t’i thënë botës se sa i varfër është nuk është e pranueshme. Nuk e dinë këta njerëz publikë se edhe varfëria ka dinjitet?? Nëse vërtet kanë ndjenja dhe qëllime bamirësie, le të ndihmojnë pa bujë, ta bëjnë të mirën dhe ta hedhin në det siç thotë populli, por këta pa e bërë akoma marrin kamerat me vete. “E bëj këtë se kam vendosur t’i rregulloj jetën Tarameles”-thotë prezantuesja. Vras mendjen se ç’do të thotë me shprehjen “rregulloj jetën”? Çfarë ka jeta e sapo nisur e vogëlushit? Familja nuk ka forcë të kundërshtojë, varfëria të bën të kafshosh gjuhën me shpresë se ia vlen sakrifica për fëmijën. E justifikuar do të ishte nëse fokusi i emisionit që në krye të herës do të kishte ndihmën ndaj familjeve në nevojë.
Të bësh emision me fëmijë, duhet që qendra e programit të jenë fëmijët, dhe programi të jetë për fëmijët. Por programi i TV Klan i përdor fëmijët në funksion të të rriturve të ftuar. Përmes naivitetit fëminor synojnë të sjellin në një plan tjetër persona publikë, të trukojnë imazhet e tyre me tonalitetet e buta të fëmijëve. Por kjo të dashur organizatorë është e papranueshme. Ju abuzoni me mendimet, emocionet dhe historitë jetësore të këtyre fëmijëve haptazi dhe askush nuk ju thotë gjë.
Në këtë emision me fëmijë, unë nuk arrita të gjej asnjë element të qenësishëm në funksion të edukimit të fëmijëve, të edukimit me baza shkencore e kam fjalën, se edukim rruge gjen kudo. Apo edhe argëtimit sipas moshës së tyre, apo informimit gjithashtu. Tre shtyllat e supozuara të detyrave të medias në këtë emision nuk i shoh të ngritura në funksion të fëmijëve, por në funksion të rritjes së audiencës a klikimeve.
Ju do thoni kanë faj prindërit, po të shkretët kanë kaq pak mundësira për t’i angazhuar fëmijët e tyre në media dhe arte saqë pranojnë atë që u serviret. Diku do duhet të dalin fëmijët e talentuar, ndryshe si do zbulohen këngëtarët, aktorët, gazetarët e ardhshëm?
Miku im regjisori Jani Tane ka kaluar një jetë në Televizionin Shqiptar në departamentin e fëmijëve dhe për të do të ishte e pakonceptueshme të nxirrte në ekran një show të pakonsultuar me specialistët e edukimit, ku të paktën skenari do të ishte përgatitur nga ta. Të merresh me fëmijë nuk mjafton vetëm mendimi se ti di të flasësh me fëmijët, apo se ti je nënë dhe i kupton sjelljet e fëmijëve apo se ke lexuar 2 libra mbi psikologjinë e fëmijës. Duhet ose të jesh fëmijë ose të jesh i mirëtrajnuar për komunikimin me ta që të drejtosh e të marrësh përsipër një emision me fëmijë dhe për fëmijë.
Kanadaja është vendi që mban rekord për programet e fëmijëve, madje dhe shumë filma që po bëjnë xhiron e botës për parashkollorët janë prodhuar në Kanada. Kjo sepse shtylla rreth së cilës producentët kanadezë ndërtojnë një program për fëmijë është edukimi. Të nënrenditura gjen argëtimin, informimin. Nuk ka programe të mos përcjellin mesazhet e qytetarisë së mirë, produktivitetit, respektit e dinjitetit për njeriun, mjedisin, kafshët dhe gjithçka rrethon. Kur një emision për fëmijë shkon drejt minutave të fundit, titrat që shoqërojnë planet përfundimtare nuk kanë të mbaruar nga armata e konsulentëve.
Kjo nuk ndodh në programet shqiptare. Grupi realizues është i kufizuar në punonjësit definitivë të televizionit dhe aty mbaron si kreativiteti ashtu edhe vizioni. Prandaj gjasat janë të shumta për të patur Piter Pan të frustruar, Uendi budallaqe apo kapiten Gremç mizor e pa fantazi.
Respekt
Bravo! Me ne fund dikush ve ne dukje banalitetin e ketij programi dhe sa shume shfrytezohen femijet dhe pafajesia e tyre per fitime materiale. E vetmja gje qe do shtoja eshte se si femijeve ju imponojne te bejne pyetje te inskenuara nga pseudoprezantuesja dhe te tjere persona pas saj. Eshte e dhimbshme te shohesh se si femijet, te cunguar ne lirine dhe imagjinaten e tyre, bejne pyetje qe jo vetem nuk jane te natyrshme dhe brenda interesit te tyre, po mezi i mbajne mend.
Une ja kam vene ne dukje kritikat e mia ndaj programit kesaj pseudoprezantuesje por pergjigjia e saj kane qene fyerje dhe komente banale, qe si kane hije as dikujt qe vjen nga rruga. Kjo prezantuese promovon bullizmin, arrogancen dhe mungesen e edukates. Nuk eshte aspak ajo qe e ndihmon Xhejzonin dhe familjen e tij por ky femije perdoret prej saj per popullaritet mediatik dhe ajo i detyrohet shume – minimalja do ishte ta ndihmonte pa u reklamuar me tej.
Eshte fatkeqesi te shohesh se si shfrytezohen femijet per qellime fitimi ne Shqiperi dhe ne te gjithe marrim pjese: politikane shpesh si te ftuar dhe nje pjese audience qe ndjek femijet sikur jane ne 1 cirk te madh mediatik.
Spektaklet me femijet nuk kane aspak per qellim perdorjen e tyre per te fituar ashtu si te gjitha emisionet e tjera, por njerezit qe punojne per keto emisione duhet te fitojne apo jo?!!!!
Ne komunizem kish vetem dy ore televizion sepse njerezit paguheshin me rroge dhe nuk kish nevoje per edukim, sepse truri shpelahej qe ne cerdhe?
Meqe truri shpelahej qe ne cerdhe atehere mi goce(?), si ka mundesi qe keto tridhjete vitet e fundit njerezit po edukohen me shumice, por nivelin e inteligjences e kane zero? Ai sistem mund te kishte 100 te meta, por per ceshtje arsimi dhe kulture i vini anash qe te gjithe. Emisionet ishin edukative dhe kreative per femijet, te cilet se shumti lexonin libra dhe revista te pershtatshme per moshen e tyre. Nuk rrinin gjithe diten perpara iphonit duke ngrene fast food! Normale qe sot neper emisione ku plas botoksi sheshit, prezantuesja vesh taka 20 cm dhe pantallona lekure si te prostitutave do ju duken mjaftueshem interesante per te vegjlit tuaj millenials. Mjafton qe vetem ju mos merreni me femijet tuaj, apo jo? Ju intelektuhalet e rinj qe promovoni formatin e programeve te Vera Grabockes, ajo qe menaxhonte axhendat e njohjeve te ish-misseve dikur…….
Moj Flutura!
Ke marre persiper te ulesh “malin” komunist,kur ti vete je ne mocal?
A e ke pare spektaklin e Top Channel-it “The voice Kids” ku femijet vishen si top modele,ndersa prezantuesja vishet si….me shalet perjashta si…?
Veshja,komunikimi dhe fjalori i saj ishte i turpshem!
Ndersa kenget jo vetem nuk jane te pershtatshme per femijet,por te gjitha pjese nga repertori i kengetareve me te mire te botes!
U duket femijve sikur jane qe tani te nivelit boteror,ndersa juria sillet aq keq sa duket sikur fmijet po kendojne vetem qe ata te zgjedhin juristin e jo veten!
Nuk dua te zgjatem per “Portokalline” etj,qe eshte bere si shfaqje “pornografike”,i ndaluar per femijet!
Une nuk e shikoj kete emision pasi nuk e duroj dot Alketen kur flet me jep dhimbje koke nga e folura e shpejte qe ka sikur i ka fjalet me norme. E shikon ime me te shtyje kohen para gjumit dhe me ka qelluar te shoh fragmente disa sekondeshe po vetem kaq. Degjova historine e djalit te vogel dhe pashe disa video ne internet. I jap shume te drejte psikologes sepse dhe une ndaj te njejtin mendim me te.
Psikologia ka shume te drejte. Alketa mund te drejtoj spektakle te tjera shume bukur , por jo per femije .
Ne te tilla spektakle per femije, do pershtatej me shume si drejtuese, nje person qe buzeqesh per femijet me embelsi dhe origjinalitet…
Spektaklet me femijet nuk kane aspak per qellim perdorjen e tyre per te fituar ashtu si te gjitha emisionet e tjera, por njerezit qe punojne per keto emisione duhet te fitojne apo jo?!!!!
Ne komunizem kish vetem dy ore televizion sepse njerezit paguheshin me rroge dhe nuk kish nevoje per edukim, sepse truri shpelahej qe ne cerdhe?
Me vjen keq qe urreni moderatoren per aftesite e saj te shkelqyera, por njeriu qe urrehet me shume ne kete bote eshte ai qe thote te verteten. Une po them te verteten!!!!
Shih foton e mesiperme dhe thuaj pastaj se nuk ka perqafime pa fund dhe dashuri. Pse u dashka kaq embelsi me femijet? Mos do i bejme murgj?!!!!
Ata jane ne proces edukimi per tu pergatitur per jeten dhe duhen trajtuar si te rritur, perndryshe do te te trajtojne ty si te vogel.
Psikologe,!
Me vjen keq po nuk ke thene asgje, perec emrit tend ne krye te shkrimit. Keshtu mesova se ti qenke psikologe ne profesion.
Nese Vera Grabocken dhe Alketa Veisiun do ti kish hedhur fati ne Kanada apo Gjermani p.sh., sigurisht qe spektakli do te kishte synime te tjera, si per shembull dashurine pet kafshet (kete e bejne popujt e lumtur), por ky spektakel eshte konceptuar ne kontekstin shqiptar, qe eshte nje shoqeri e polarizuar. Ka njerez shume te pasur dhe gjithashtu shume te varfer. Por ne fund te dites, te gjithe ndihemi te varfer dhe te palumtur. Perzgjedhja e femijve eshte bere e tille, qe perfaqeson profilin e shoqerise sone. Dhe me anen e ” tarameles” jepen vazhdimisht mesazhe per te rriturit, qe te kthejne vemendjen nga fshati….
Ashtu si edhe shprese per ne kur shohim femije me personalitet(personalitei shfaqet qe 8 muajsh), me aftesi lideri psh, qe konkurojne lirshem ne fakt, secili sipas personalitetit te tij. Tek i shohim secilin, imagjoinojme edhe te ardhmen e tyre, dhe si rrjedhim edhe ku do jete shoqeria jone pas 20 vjetesh.
Perfektja nuk egziston, por spektakli ka plot mesazhe dhe Xhejsoni eshte modeli me tipik, sepse ne jemi nje popullsi rurale (komunizmi i la 80% ne fshat), dhe fshataret stigmatizohen nga pakica qe kane lindur dhe jane rritur ne zona urbane…ky femije i lindur ne ate fshat aq te izoluar, te befason me vlerat e tij dhe me zgjuarsine natyrale, prandaj nuk do ta quaja buje, por nje mesazh per strukturat e ngarkuara me ligj ose jo, te cilat kane ne fokus femijet, se si duhet vepruar me te tille individe per ti kthyer neser ne asete per veten e tyre dhe per te pergjitheshmen.
Flutura paske shume vetbesim per injorancen qe ke.Vendet e zhvilluara nuk mesojne dashurine per kafshen se jane ‘popujt te lumtur’, por edukojne femijet qe te behen qytetar me te mire per vendin e tyre. Femijet jane brumi nga del shoqeria e te ardhmes, po i mesove me vetbesim e injorant ke per te pasur nje shoqeri te deshtuar. Sic ndodh ne vendet ne zhvillim. Shqiperia s’eshte ndonje rast i vecante, por eshte si gjithe vendet e tjera ne zhvillim.
Komunizmi nuk na la 80 % ne popullesi rurale, perkundrazi ne kohe te Zogut ishim 80% fshatar dhe komunizmi i solli neper qytet ose ndertoj qytete te rinj, sic eshte Kucova apo qytete industriale.
Se nga e di ti qe njerzit jane te ‘ polarizuar’ po te gjithe ‘ te varfer e te palumtur’ , vetem ti e ti. Mos projekto tek shoqeria ato qe ndjen vet
Psikologia ka te drejte qe keto emisione nuk behen me qellimin per te argetuar femijet, as per te edukuar ata, as nuk behet per te miren e femijve pjesmarres qe nuk paguan asnje qindarke, por behet per te englendisur te rriturit.
Kurse atij djalit Xhejsoni kur te behet burre e ti ngelet akoma nofka ‘ Taramele’, do ta c’burrerojne fare. Se s’ka njeri qejf te shoh nje burre 30 vjecar qe i thone shoket e njerzit perreth, ‘ uaa erdhi taramelja’ . Dhe pasojat do i vuaj me vone.
Agron!
Super injorant je ti qe nuk di te kembesh opinione por ofendon. Te paska dhembur komunizmi……po ne nuk jemi popull i lumtur se na sakatoi Enveri…dhe vertet popujt e lumtur kujdesen dhe i duan kafshet …ne sillemi me njeri tjetrin me keq se kafshet …kur te sillemi me butesi dhe embelsi e me kujdes mos e prekim tjetrin atehere mund te vije radha te edukojme femijet te duan kafshet
Tani kemi qellim ti edukojme te duan kafshet me dy kembe?
Flutura=Alketa? Cfare problemi ke e dashur se duket sikur je ne prag depresioni? Kontakto kete psikologen se duket shume e zonja ?
Te lumte zonje e nderuar! Keto alketat, brekegrisura vete dikur, bene pare te madhe me “pisllekun klanor frangian” dhe tani fyejne pa piken e problemit dinjitetin e cilitdo qe nuk ka shum pare ereqelbura si te tyre.
Pse beheni negativ o njerez, pse u bini me qafe gjithmone njerezve te suksesshem vetem per faktin qe s’keni jeten e tyre? I kane fituar parate me talent dhe pune si Alketa, Vera po e po. As kane vjedh e as kane vrare, as kane bere tutore prostitutash, thjesht kane bere spektakle qe kane marre shikueshmeri te konsiderueshme dhe jane shperblyer nga sponsoret per ate qe kane bere. Mbi te gjitha kane zbuluar edhe talente qe kane shkelqyer ne fusha te ndryshme te artit. Pse ia qani hallin Xhejsonit kur ai ka nje familje dhe nje farefis nga pas? Xhejsoni nga nje i panjohur ne fshat, fitoi zemrat e publikut shqiptar dhe kete popullaritet po e perdor ne te mire te familjes se vet. Dhe PO, po i rregullohet jeta nga Alketa, Vera dhe Piter Pani. Nuk eshte njesoj te rritesh ne nje shtepi qe te bie tavani tani apo ne gjume, krahasuar me nje shtepi te sigurte. A thua nuk eshte misioni i cdo prindi t’i jap nje jete sa me te mire femijes se vet?! A nuk lodhet prindi per te marre te ardhura me shume dhe rregulluar sa me mire jeten e femijes se vet dhe familjes? Ç’problem ka qe ne kete moment po e ben Alketa kete pune per Xhejsonin? Nese s’ke para mos jep dhe qepe gojen e mos jep mend. A jep Instagrami, a jep Facebook apo njerezit eshte puna e tyre, moral idiot katundaresk mos shisni. Me kete llogjike te perdorimit te femijeve i bie qe mos te ishte prodhuar “I vetem ne shtepi” mos te kishim nje Dakota Fanning apo DiCaprio, mos kete femije kengetare, model per revista etj etj.
Nuk ngelen pa para’ keto dy zonja pas 15 vitesh pune dhe sot dolen te perdorin femijet per te mbushur xhepat e tyre. Dhe brezat kane evoluar, mos prisni ju qe femijet te mesojne mbi tema tabu si ajo e seksit apo riprodhimit te njeriut ne moshen 18 vjeçare qe mos bejne pyetje ne program. Mjaft shkelmuat cdo gje te bukur qe shkelqen, qofte ajo edhe kur ju vret syte.
Shyqyr që u bë mbarë psikologia,që të bëhej mbarë Mero që ta botojë në faqen e tij, kete fenomen te zbavitjes përmes talljes se femijeve. Merrni rastin e djalit që nuk shqipton dot k- në, por thotë t në vend të saj. Duket sikur është për të qeshur, por në të vërtetë duke e bërë djalin te thotë fjalë me k eshtë tallje e pastër. Për mua është bulizëm, nje difekt që dikush e ka dhe të tjerët tallen me të, pra bulizëm i transmetuar çdo javë përmes ekranit te Klanit.
Shume i drejte artikullit. Programi nuk eshte ne funksion te te rriturve, por qe Alketa Vejsiu te dale te thote “shikoni kush jam une”. Ajo nuk eshte moderatorja apo prezantuesja e programit, por qendra e programit, qellimi i tij. Dhe kjo eshte po aq e gabuar, sa edhe nje mesues qe vendos veten ne qender te mesimit, dhe Jo nxenesit.
E keqja eshte se Alketa Vejsiu nuk eshte e vetmja. Eshte pjese e nje fenomeni te televizionit shqipetar.
Pavaresisht nga brendia apo cilesia e programit, dhe nga ndryshimet qe kane, te vetmit qe Jane ndryshe Jane Alban Dudushi, dhe Arjan Çani. Te gjithe te tjeret Jane te dashuruar me veteveten.
Te kuptohemi, dikush mund te kete verejtje per nivelin e programit, por ketu nuk flasim per nivelin. Flasim per menyren e drejtimit.
Berluskonizimi i televizioneve shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=GbgsUXVtKg4
Lutem qe te mos i ngelet nofka ‘ taramel ‘ ketij femije.
Artikull 100% i sakte. Bravo autores.
Bravo zonje. Alketa dhe Vera jane dy gra qe vetem per leke ju punon mendja dhe nuk pyesin me per personalitetin e femijes. Bravo qe shkroi nje psikologe me ne fund. Ato mendojne se gjithe bota rrotullohet rreth tyre e nuk u ben syri drite. Ju lumte kur televizionet jane ne kete dite.
Plotesisht e vertete. Ndaj te njejtin opinion. Nuk lane me emision pa kopjuar, por e keqja eshte qe kete emision e kane kopjuar ne menyren me te keqe te mundshme, me prezantuesen e vetme mesa kam pare, qe ne 100 fjale qe thote, 99 i ka idiotesira.
Ke tê drejt moj zonjë, por u ka zën sytë paraja.
S’mbahet Vejsiu , gjuha e bëri të pasur në këtë vend idiotësh.
Llafe , llafe dhe kulturë interneti .
KJO ËSHTË TANI PËR TANI SHQIPËRIA .
NDEROHEN , PASUROHEN , …. ALKETAT ??
Cfare u be me vellain e Alketes qe u kap me mina qe do perdoreshin per te demtuar konkurentet e kunatit, dmth burrit te Alketes qe do i rregulloje jeten ketij femijes duke lene femije te tjere jetime?
Ka shumë te drejt psikologja.Mbramë e kanë dhjere emisionin.Ai ishte emision për pullë te kuqe e jo për femijë.Ku asht AMA apo bajnë sehir duke u korruptuar?
Na çmendet me moral te stisur edhe aty ku nuk ka vend, futja kot. Eshte program qe ndiqet nga te gjithe moshat, qe prej prinderve deri tek femijet e mi. Se kush jane te rriturit e ftuar publiku i njeh dhe s’ka nevoje qe te vegjelit t’u kurojne figuren. Femijet jane te panjohur dhe programi u jep mundesine te njihen, te krijojne te ardhura dhe dikujt si Xhejsonit t’i ndrrij ylli me teper duke u bere dhe me shtepi. S’shoh asnje te keqe qe demton njeri per me teper te vegjelit. Argetohen te rriturit, argetohen femijet, vlerat morale i ben çdokush ne familjen e vete sipas edukates dhe kultures qe ka.
Nuk e di perse e vleresojne kete Alketen Mua me dhemb koka kur drejton ajo me te foluren qe vetem per programe televizive nuk eshte Me se e drejte ky program shfrytezon femijet per te bere fame dhe pare Grabocka dhe Vejsiu.
Kafsheri kazanistike pa kufi. Perdorin femijet si pupac terheqes per te rriturit me telekomanda dhe trupjerdhur dhe per pensjonist te rrjedhur. Asnje respekt per femijet, asnje ndjeshmeri per faktin qe ata brenda televizorit dhe ata jashte telveizorit nje dite prej ditesh do behen burra dhe gra e do na gjykojne. Do sillen me boten ashtu sic sillet bota sot me ta. Keshille per te gjithe. Hiqni televizoret nga shtepia dhe shihni sa me e qete eshte jeta.
FLUTUR MOJ KOKERRRRAAAA E INJORANTEEESSSS, NE MOS JE VERTETA FLUTUR E PAS EMRIT TEND NUK QENDRON TRU BIBA VEJSIU APO GRABOCKA… KOMENTI QE KE BERE PERMBAN FYERJE GJITHKOMBETARE DHE VLEN PER TY DHE TRUBIBAT E TJERA . MEQE DO TE DISH ÇDO TE NDODHTE ME VERA GRABOCKEN DHE KETE TRU BIBEN TJETER VEJSIUN PO TE QENE NE KANADA APO GJERMANI MESOJE PREJ MEJE QE PREJ DEKADASH JETOJE KETU: NESE DO TE ISHIN NE NJERIN NGA KETO VENDE JO VETEM DO ISHIN RRENUAR FINANCIARISHT, SIKURSE DHE PRODUCENTI I EMISIONIT TE TYRE FRANGAJ KATNARI QE PREJ DEKADASH SPAGUAN TAKSAT, POR SESHTE ÇUDI QE DO ISHIN KALBUR NE BURG PER ABUZIM ME PERSONALITETIN E FEMIJEVE QE KETEJ JANE TE SHENJTE. PO TE SJELL NJE RAST PER ILUSTRIM.
NE VIJIM TE VESIT SHQIPTAR, GUXOVA TE PUTH NJE FEMIJE PA LEJEN E PRINDIT NE FILLIM TE MBRITJES SIME KETU DHE ME GJETI KOKRA E BELASE DERI SA GJYKATA E MBYLLI RASTIN ME VENDOSJEN E NJE GJOBE… ME BERI FAVOR SE ISHA NJE KAFSH, SI KETO DY TRU BIBAT VEJSIU E GRABOSKA, I DALE NGA KAFAZI I KOMUNIZMIT…
DHE E FUNDIT, GRABOSKA KA NENSHTETESI AMERIKANE PSE NUK QENDRON ATJE E TE PRODHOJ PITER PAN E PITER LESH ANDEJ PO VJEN VJEL PARET NE KETE VEND TE GJORE TE RIPUSHTUAR PRAP NGA KOMUNISTET KATNARE DHE TALL MENDEREN DUKE I FYER NE EMER TE HUMANIZMIT ORINDET E FEMIJET E GJORE QE JOSHEN NGA PROPAGANDA E EKRANIT VRASES.
TURP. DHE NJE MIRENJOHJE PER PSIKOLOGEN QE SJA PERTON KETYRE BIBAVE INJORANTE. RESPEKT.
Agron!
Super injorant je ti qe nuk di te kembesh opinione por ofendon. Te paska dhembur komunizmi……po ne nuk jemi popull i lumtur se na sakatoi Enveri…dhe vertet popujt e lumtur kujdesen dhe i duan kafshet …ne sillemi me njeri tjetrin me keq se kafshet …kur te sillemi me butesi dhe embelsi e me kujdes mos e prekim tjetrin atehere mund te vije radha te edukojme femijet te duan kafshet
Tani kemi qellim ti edukojme te duan kafshet me dy kembe?
O Mik!!! ????
Nuk ndihem e fyer nga epiteti qe me vure sepse e the vete qe je nje kafshe…mesova ne Kanada qe nuk puthen femijet e botes, po ne fakt nuk duhet puthur as femija yt..o kokrra e filozofiy!!!!
Kjo eshte kultura jote jo e Shqiperise.
o Flutura, ty kush te ka vene oponente per cdo koment?! Leri njerezit te shprehin mendimin dhe opinionet e tyre ashtu sikur nenvizon edhe ti vete. Jemi apo s’jemi dakort me mendimin tend kjo eshte e drejta e gjithsecilit. Te lutem, boll na dole poshte cdo komenti se edhe ti pjese e te njejtes shoqeri je, qe ne skenarin me te mire, ke mesuar nga gabimet e tua/tjereve.
Boll o flutura!
Deshira ime per te qene aktive ne debat nuk ka pse te bezdis njeri. Une flas me argumentet e mia pa fyer asnje komentues. Aty ku me prekin bej replike pavatesisht statusit shoqeror te tyre. Jam pjese e kesaj shoqerie dhe e edukuar ne gjeneze, por jam edhe qenie e vetedukueshme, prandaj cdo dite mesoj jo vetem nga gabimet e te tjereve, por edhe nga shembujt e mire, te cilet nuk mungojne. Nuk jam dashakeqe, nuk me verbon suksesi i tjetrit, as pasuria e kujtdo. Nuk urrej kurre, dhe nuk e kritikoj tjetrin me kast pse pozicionohet politikisht jo ne preferencat e mija. Perpiqem te jem e drejte.
Program i dobet …me zhgenjen niveli i autoreve te njohur , kjo eshte kthim mbrapa …shume hipokrizi dhe superficalitet (ndjese mund ta thoja dhe shqip)
Sakte! Ishte banale cfaqja me Bleona Qeretin! Turp per Veren dhe Alketen qe kane treguar nivel. Me kujton mallkimin e shkodranit: Me te hyp vetja n’qejf.
…..u bera kurjoze dhe ndoqa disa video te programit ne youtube…
Te le pa fjale si program… Qe te jemi realiste prezantuesja ( nuk e njoh) perpiqet te jape mesazhe…te ndryshoje
Dicka por qe deshton dhe programi fails…psh…
….ve re se prezanuesja ben moral te lexohet por aty femijet nuk i sheh me librat per femije ne duar…por me produktet
Qe reklamon duke perdorur femijet…E pafalshme…
…ne nje program fliste per dashurine qe eshte gjithcka…bravo..por ama ne pak episode qe ndoqa vura re
Qe pyetjet beheshin sa leke merr…leke…this leke that…
…..programi dhe prezanuesja e perdorin djalin ne fjale ne menyren me te ulet qe ekziston…disa here vura re qe e bente djalin
Te perseriste fjalite qe te krijonte te qeshura..dhe per me teper me nje naiviet prej idioteje thoshte do thyej rrjetin
…do marre klikime…dhe duke inkurajuar femijet te kene profile ne instagram socks qe autoritetet rregulluese televizive duhet ti alarmoje…
….ve re qe prezantuesja eshte self centered dhe shameless duke promovuar biznesin e saj ne program qe te them te
Verteten eshte e padegjuar…ajo inkurajon qe prinderit dhe femijet ne oret e vona te shohin ate program qe eshte abuzim…emisionet per
Femije te asaj moshe duhet te kene perfunduar ne 6. …ne 8 femijet duhet te jene ne krevat duke lexuar bed time story and sleep…te pakten kjo eshte cfareNdodh ne uk.
…gjeja me e peshtire eshte dallimi mes femijeve dhe diferencimi per arsye te ndryshme ne benefit te programit…por me e keqja pasi i perdor
Femijet i flak mbrapa kuintave se po i prishin emisionin apo po i marrin kohen…
…sa here vij ne alb ve re femije qe bejne dicka qe as qe mendohet ta beje nje femije ne uk por gjej kundershtimin
E prinderve. E kane pare ne tv..ose transmetohet ne tv….
….mendoj qe organet perkatese te nderhyjne qe nje program i tille te mos transmetohet ..jo me kot alb eshte ne kete nivel…
…#sad
thetruth
Meso te shkruash SHQIP dhe pastaj komento se na hapet barkun me zgjuarsin tuaj.
Ja ke fut kot plako…………………, te kerkoj ndjese por vetem psikologe nuk mund te jesh……………., respekt per Vera Grabocken per programet qe realizon.
FEMIJEVE ME LIGJE NUKE U LEJOHET QE TE BEJNE EDHE REKLAMA .SHIKOJINI TE GJITHA TELEVIZIONET SE CFARE BEJNE ME FEMIJET,E GJITHE KJO PER PERFITIME FINANCIARE,O ME MIRE PER TE MBUSHUR STUDIOT TELEVIZIVE.TEKE TOP KANAL TI FUSIN REKLAMAT EDHE GJATE TRASMETIMIT TE NDESHJEVE.ME LIGJE DUHET TE BEHET TRASPARENTE EDHE KOHA E REKLAMAVE ,DHE SA ZGJASIN ATO.AMA DUHET TI KONTROLLOI DHE TE MARRI MASA PER TI NDESHKUAR SICE BENE ME PIRATET E SINJALEVE.ESHTE E NJEJTA GJE.NE PAGUAJME PER TE PARE PROGRAME ,DHE JO REKLAMA.PER FEMIJE DUHET TE NDERHYJE MENJEHERE SHTETI ,SE PO I SHESIN PER PARA TE DISAVE PERSONA .JANE KTHYER STUDIOT TELEVIZIVE NE SHTEPI PUBLIKE NE PREZENCE EDHE TE FEMIJEVE.
Respekt për këndvështrimin e psikologes
Bindës i ndërtuar thjesht mbi argumente dhe lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë
Për të tjerat flasin komentet të cilat në shumicë dërmuese ( këtë mendim kam dhe vetë) mediokriteti edhe në Hd tv prapë
mediokriteti mbetet
Ky emision me jep pershtypjen se femijet e gjore duken si te frustuar dhe dhunuar, bejne pyetje absurde qe vetem nga dliresia e nje femije smund te dalin, pa permendur histerine e prezantueses llafazane apo personazhet kallp qe u serviren
Alketa dhe Vera punojne vetem per paraaaaaa. Frangajt po e po që punon për paraaaaaaaaaaaaa. E ça i plasi Frangajt morali pas çdo produksioni. Ai si katolik-katunar do ishte pak më i permbajtur ne ekspozimin që vajzave u bëhet ne produksionet e tij. S’po përmend emisionet zbavitëse, po të gjitha vajazat me vend e pa vend i ke te veshura vetem me brekë. Po ka pasur emisione ku brekët jane hequr fare. Kur batuta,humori, muzika është aty, vetëm sa i zbret pikë emisionit me lakuriqësine e pavend.
Po ti kthehemi emisionit te drejtuar nga Alketa, a ju duket sikur drejtuesja eshtë pakëz ne ekstazë dhe se pyetjet që bëjnë fëmijët janë të imponuara ne gojën e tyre. Po ku e di nje femijë pse ky u nda njëri, pse ky tjetri është i krimbur ne para dhe si i ka bërë paratë. Lërini fëmijët të pyesin natyrshëm, se jo për gjë por po vini ne vështirësi edhe të ftuarit me këto lloj pyetjesh, që në disa raste jane për transmetim për orët e vona të natës kur edhe këta vogëlushë kanë orën për gjumë.
.
Une kam per te shtuar edhe nje gje . Çfare edukimi ju behet femijeve me ato pyetjet qe ju keni pergatit per ti bere K . Devoles dhe ai po krenohej me ato pergjigje prej budallaj qe po i jepte femijes , si vepronte ne shtrat ai me gruan e tij dhe merrte poza si nje njeri i madh , ku eshte ketu edukimi i femijed po çfare i duhen femijeve budalleqet e Koqes qe u zgerdhinte edhe moderatorja .
Te pershendes dhe falenderoj PSIKOLOGE.
Programi per Piter Panin eshte 1000 % BULLIZEM.
1000 % Abuzim i paster i femijve nga oligarket e medias, per te shtuar fitimet.
Nuk mund te pranoj qe Bleona Qerreti mund te kete dicka per te edukuar femijte.
Apo Koco Devolja qe vertetoi se ka pjerdhur nga trute kur filloi te keshilloje femijte
per naten e pare te marteses, duke vertetuar se tani do vetem leke dhe thote cfar te duash.
100 OJF per mbrojtjen e femijve flene gjume se bashku me Autoritetin e Mediave, Avokatin e
Popullit, etj.
Shpetojeni XHEJSONIN E VOGEL sa s’eshte vone.
Nuk e kam ndjekur sezonin e pare pasi mendoj se femijet nuk duhet imponuar dhe shfrytezohen nga prinderit per perfitime. Por tashme per shkak te Xhejsonit dhe batutave te Enos kam filluar ta ndjek. Me gjithe paragjykimet qe kam/kemi, ku ishte kjo psikologia kur nisi emisioni per te kontestuar produksionin?! Apo tashme qe po behet polemika, o burra te shkruaj edhe psikologia per tu bere e famshme. Programe te tilla ka edhe ne Europe, sepse nuk eshte inteligjenca e Veres qe e shpiku emisionin, por pershtatur per publikun mesatar Shqiptar. Programi ka target masen e gjere te ciles i shet me pas publicitetin. Fundja perse keta femije me inteligjence dhe spontanitetin e tyre te mos mund te perfitojne?! Fundja ktheni kanal, sic bej une ne shumicen e rasteve!
Bullizmi???!!!! Po pregatisni terren per te marr fonde me teme “Bullizmi te femijet dhe mediat” per pseudo OJQ-t tuaja Zonja Psikologe?
Do t’ju duartrokisja nese kjo do te ishte iniziativa juaj, apo pasi u ndje Olti Curri, mendove ta shfrytezosh rastin?!
Per ju qe jeni pro apo kunder femijve ne TV, ky artikull eshte totalisht publicitet per “psikologen”!
Persa kohe ne Shqiperi te kete gra/vajza me mentalitetin tend, per aq kohe emisione te tilla do te lulezojne. Ndryshimi I nje shoqerie fillon nga gruaja si baza e familjes, edukimit, kendveshtrimit dhe percjelljes se vlerave te verteta tek femija. Ju nuk doni te pranoni Bullizmin si etikete pasi si “sjellje shoqerore” ka ekzistuar dhe ekziston fuqishem ne shoqerine shqiptare qe nga shpulla prinderore nen justifikimin “kush te rreh te do”. Blerta (nese je vertet femer), me vjen keq qe mund te atakosh kaq neveritshem.
Respect per Psikologen, dhe mbeshtetje te gjithe atyre qe kane mare kohe dhe kane lene shenime.
Nje poshterim per kete Fluturen, nuk dua te behem më e ulet se ajo ta ofendoj, por uroj nje gje ishalla nuk eshte kjo lapazania alketa mbrapa pseudonimit “Flutra”, që nuk di gje tjeter vetem të thotë paçavure, habitem si gezon bashke me Grabocken, dhe harrojne qe jane te paret e katunit….. ?
KJO DEBILJA ME GOPIN VURI PARA DHE ME PARATE RREGULLOI HUNDEN DHE IMAZHIN E SAJ NER KURIZ TE KALAMAJVE …!!!!!!!!!!!!!
Gjynof kalamojt qe behen qesharake duke u perpjekur te sillen si burra. Por fatkeqesia fillon me prinderit qe vene emra si Xhejzon. Ky femije eshte denuar qe ne lindje me kete emer. Injorantet kujtojne se do u behen femijet te famshem duke vene emra te huaj me shqiptim shqiptar. Damlla , damlla. Sa per Alketen ajo nuk ka kurrfare talenti, eshte thjesht nje robot me ze te shpifur qe te neveritet qe nga menyra si shprehet. Perfaqeseues e denje e Albanistanit “modern”.
Nuk e ka dhe aq keq psikologia. Por Alketa ka qene femije/adoleshente e abuzuar nga « shefat » e Top Albania Radios qe ne moshe te hershme. Tani ben biznes (abuzon) ajo me femijet e tjere.
@Moni
Shpresoj shume qe komentin tuaj ta lexoj Alketa. E kam njohur qe femije kur filloi karieren nga radio ne radio, Jam e bindur qe pas komentit tuaj, nje tel do ti preket ne memorie aq me shume qe sot eshte nene vet.
Grabockes, Vejsiut dhe Frangajt iu ka dale kallaj, sepse boja me kohe.
Edhe programet i bejne me miqesira.
TURP
Mbreme i vune pike me barcaletat me seks te Koco Devoles!
Megjithë se Alketa është dp?? ,ky emision nuk u dedikohet fëmijëve. Nuk mund të bësh emision me fëmijët, për fëmijët duke përdorur personalitete të ndryshëm (të rritur) dhe duke përdorur fëmijët për reklama kremviçesh që të blejnë fëmijët e tjerë.
Çfarë ndryshimi ka në format ky emision nga emisioni i Çanit apo Ermalit apo te emisionet e këtyre të fundit bëhen dhe reklama pijesh energjike e flitet me më shumë banalitet??
Formati i Piter Pan duhet të ndryshojë urgjentisht e po ashtu reklamat. Ato personalitete që merni aty ne që i kemi ndjekur i pëlqejmë e I duam ,sepse na kanë bërë për të qeshur si Koço , për të qarë si Bleona ? etj, po nuk janë ata ‘ role model’ për fëmijët. Role model për ta janë baballarët e mamatë e tyre.
Koço, Bleona etj e kanë fjalorin të mbushur vetëm me ‘vegëlat’ gjenitale. ??.
Me vjen mire qe ka ndergjegje ne nje vend si Shqiperia ku duket se ka vdekur gjithcka. Shpejt shqiptaret do te reagijne ndaj njerezve si Alketa Vejsiu ku luksin nuk e kane vene me punen e tyre, por me trafiqet e bashkeshortit qe sot perkedhelet me leje ndertimi nga Veliaj dhe Rama. Kete duhet te perbuzin njerezit: kriminalitetin ku jane zhytur keto qenie te shpifura. Dhe me femijet duan vetem te duken “te mire”. Po heret a vone… maskat bien. Edhe ato prej silikoni. Shpejt do te dalin dhe dosjet e Orionit te Allektes. Rama nuk ua mban me ison.
Po ju shikoni që nga mënyra se si vishet e deri tek tallja dhe bullizmi që u shkakton fëmijëve! Bravo zonjë e nderuar!
Respekte per psikologen. Alketa dhe Grabocka dy monstra qe nuk mendojne per suksesin por vetem per zhvatje.Performaca e moderatores eshte zero.Te lexoj komentet dhe te shikoj ne cfar niveli eshte
Emisione thjeshte komerciale per te fituar para pa asnje vlere edukative.Po na c’edukojne femijet po na I bejne si vetja e tyre e tyre.Turp I madh per Koco Devolen.Kemi nevoje per edukim dhe kulture dhe jo injorance dhe degjenerim