​Skema e re për qumështin, Çuçi thirrje fermerëve: Aplikoni për të përfituar rimbursimin 10 lekë për litër

27 Prill 2019, 12:20Sociale TEMA
​Skema e re për qumështin, Çuçi thirrje

Pak ditë pasi qeveria miratoi vendimin për të subvencionuar me 10 lekë për litër fermerët që shesin qumësht, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z.Bledi Çuçi vizitoi në Sukth një prej fabrikave më të mëdha në vend të përpunimit të qumështit. ‘AGS’ grumbullon qumësht kryesisht nga zona e Shkodrës, Lezhës, por edhe Tiranës në ferma të seleksionuara dhe standartizuara konform kërkesave europiane për ushqyerjen, rritjen dhe mjeljen e kafshëve. 

Produktet më pas dalin në treg nën markën ‘Zepa Natyral’. Ministri Çuçi pa nga afër investimin me teknologji bashkëkohore në këtë fabrikë e cila përpunon dhjetra tonë qumësht në ditë, ndërsa shfrytëzoi rastin t’u bënte thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar rimbursimin prej 10 lekësh.

“Besoj se edhe fermerët me të cilët punoni ju, do të jenë pjesë e skemës që ne miratuam për të rimbursuar me 10 lekë çdo litër qumësht të shiur. Unë gjej rastin t’u bëj edhe njëherë thirrje fermerëve që të vijnë pranë zyrave të AZHBR apo zyrave të Bujqësisë që të regjistrohen për të marrë rimbursimin”, tha ministri.

Industria e përpunimit të qumështit në vend ka njohur një rritje të madhe vitet e fundit. Sipërmarrësit e këtij sektori kanë kryer investime qindra milionë euro. Në vendin tonë prodhohen rreth 1.1 milion tonë qumësht, ndërsa e gjithë industria qarkullon në vit rreth 600 milionë euro. Aktualisht ka kompani shqiptare që eksportojnë djathin ‘Made in Albania’ deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2 komente në “​Skema e re për qumështin, Çuçi thirrje fermerëve: Aplikoni për të përfituar rimbursimin 10 lekë për litër”

  1. IVONI says:

    ME VJEN KEQ , POR ESHTE SHUME I PA PERSHTATESHEM ..!

  2. lalai says:

    Mashtrime Eksporti…..
    cila eshte ajo kompani që eksporton kur nga BE asnjë produkt dhe nën produkt të qumështit e mishit me origjinë nga ballkani nuk eksporton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje