M&A Innovation, një kompani e grupit Atlantide pjesë e  BLG Group, hap server farm në Cërrik.

25 Prill 2019, 17:02Sociale TEMA
M&A Innovation, një kompani e grupit Atlantide pjesë e  BLG

BLG Group ishin sot të pranishëm në qytetin e Cërrikut së bashku me bashkëortakët, Z.Massimo Vannucchi dhe Z.Alessio Vannucchi, pronar të shoqërisë IA INNOVATION ALBANIA sh.p.k GRUPPO ATLANTIDE. Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska ka mikëpritur miqtë italianë duke zhvilluar edhe një takim formal ku synimi kryesor i këtij takimi ishte hapja e vendeve të lira pune për të rinjtë e këtij qyteti.

Në bashkëortakësi me BLG Group kjo kompani e re italiane së shpejti do të nisë aktivitetin e  tyre në qytetin e Cërrikut dhe janë në kërkim të një stafi prej 10 personash të cilët duhet të kenë mbaruar arsimin e lartë për IT(teknologji informacioni). Gjatë takimit të zhvilluar gjatë paradites së sotme kryetari i Bashkisë së Cërrikut është shprehur tepër i kënaqur që BLG Group u ofroi një mundësi të re rinisë së këtij qyteti që do të kenë mundësinë të punojnë në këtë kompani të re. Ai gjithashtu u shpreh se i është shumë falenderues BLG Group por edhe miqve italianë të cilët ishin sot të pranishëm dhe se Cërriku vazhdon ti mirëpresë çdo ditë këto investitorë të cilët investojnë në Cërrik.

Një mundësi e re për të punuar u është dhënë të rinjve në Cërrik dhe për ti shërbyer në radhë të parë vetes së tyre e më pas komunitetit, të cilët kanë mundësinë të jenë pjesë e stafit M&A Innovation. Ashtu sikurse BLG Group nuk po ndalet duke sjellë biznese të reja në Shqipëri ashtu nuk do të ndalet por do të vazhdojë të promovojë çdo ditë shqipërinë, tregun dhe vendin shqiptarë, të gjitha mundësit e mira që ky vend u mundëson bizneseve të huaja për të krijuar një emër të madh edhe këtu.

M&A Innovation është një shoqëri e cila merret me menaxhimin e software dhe me menaxhimin e mbetjeve urbane të qyteteve. Atlantide është softwari web dhe cloud për menaxhimin e mbeturinave që ju lejon të menaxhoni ciklin e plotë të mjedisit, duke garantuar kontroll total, madje edhe në kohë reale, nga çdo vend. Atlantide DS.8 është softwari i ri që rezulton nga aftësia e Euroinformatikës, më e fuqishme, fleksibël, e shpejtë dhe dinamike, e projektuar për të gjithë lojtarët në menaxhimin e mbeturinave të cilët dëshirojnë një produkt inovativ dhe modern pa sakrifikuar plotësinë dhe lehtësinë e përdorimit. M&A Innovation është një shoqëri që menaxhon të gjithë shpërndarjen e mbetjeve për të paktën 40 qytete italiane, kjo shoqëri ka 22 vjet që është e themeluar dhe së shpejti do të hapi zyrat edhe në Cërrik.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje