Diskutimi dhe alarmi për emigracionin në Itali ngjan të jetë jo dhe aq i bazuar nisur nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të vendit fqinj.
Kështu komuniteti i parë i të huajve janë rumunët me rreth 1.2 milionë emigrantë, ndërkohë që në vend të dytë vijnë marokenët, shqiptarët me shumë më pak dhe në fund kinezët.
Po të lëmë mënjanë marokenët që kanë emigracion tradicional në Itali, rumunët dhe shqiptarët përfaqësojnë popullsi europiane dhe më tej akoma, rumunët janë pjesë e Bashkimit Europian, pra konsiderohen si pjesë e lëvizjes së krahut të punës brenda vetë unionit.
Sipas të dhënave të INSTAT komuniteti rumum që u rrit ndjeshëm pas vitit 2007 ka nisur të qëndrojnë në shifrat e veta.
Komuniteti i shqiptarëve dhe marokenëve ka pësuar rënie numerike që nga viti 2014 vit kurr arritën numrin më të madh, deri në 500 mijë dhe duke qenë prej vitesh në Itali, një pjesë kanë përfituar edhe nënshtetësinë.
Komunitete që po njohin rritje janë kinezët dhe ukrainasit që në gjashtë vite kanë shkuar nga 200 mijë në 300 mijë për kinezët dhe nga 180 mijë në 240 për ukrainasit.
Prezenca ???!! o analfabetet shkrimtare te Meros
Nuk bie prania e shqiptareve ne Itali sepse jane me shume se 100000 ata qe jane natyrializuar, me passaporte BE-je…..pra “italiane me origjine shqiptare”,…..shto dhe ca klandestine dhe jemi jo pak.. e ketu afer me ne.