Siguria ushqimore, “Bujqësia”: Nuk ka vend për alarm, produktet të certifikuara

26 Prill 2019, 15:34Sociale TEMA

Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas disa rasteve të bëra publike në media lidhur me sigurinë e ushqimeve dhe përdorimin e hormoneve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndjekur transmetimet në media ditëve të fundit lidhur me sigurinë ushqimore në vendin tonë me fokus në prodhimet me origjinë bimore e shtazore. Ne mirëpresim dhe vlerësojmë kontributin e mediave dhe të qytetarëve për denoncimin e rasteve abuzive kudo ku ato konstatohen, sepse siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë”.

 Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të çertifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore. Po ashtu, sqarojmë qytetarët si vijon: Së pari, institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase. Ato kanë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standarteve në fuqi”.

Së dyti, prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë sot në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria është një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon ndërsa janë rritur ndjeshëm eksportet drejt vendeve të BE-së. Vetëm për vitin 2018, vlera e produkteve bujqësore vendase të eksportuara në Itali është 8.5 miliard lekë, në Greqi 2.9 miliard lekë, Suedi 2.2 miliard dhe Gjermani 1.4 miliard.EksportiidomateveShqiptareështëtrefishuarnëvolumngarreth 25 mijë ton nëvitin 2013 nërreth 75 mijë ton në fund të 2018 dhepesëfishuarnëvlerë duke arriturnë4.4 miliardlekënë 2018. Kjo rritje e eksporteve të prodhimeve vendasedëshmon se fermerët shqiptarë ofrojnë produkte të cilësisë së të lartë dhe tësigurta. Deri më tani nuk ka pasur kthime mbrapsht të prodhimeve bujqësore nga Shqipëria për shkak të treguesve të sigurisë ushqimore që lidhen me nivelin e pranisë së pesticideve.

Së treti, për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.

Së katërti, në Shqipëri egzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) me një përvojë mbi 90 vjecare, bën kontrollin e sigurisë ushqimore, të shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, ka rreth 33 laboratorë teknikë të disiplinave të ndryshme. Vetëm vitet e fundit janë investuar mbi 3 milion euro në pajisje laboratorike për sigurinë ushqimore me teknologji bashkëkohore europiane. Këta laboratorë përdorin metoda për kryerjen e analizave konform protokolleve ndërkombëtare dhe teknikave instrumentale të përdorura nga laboratorët e referencës në BE. Në vitin 2018, ISUV kreu mbi 60 000 analiza të lidhura me sigurinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Për të mbuluar të gjithë gamën e analizave të nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore, ISUV sot bashkëpunon me laboratorë dhe institute shkencore prestigjioze të vendeve të BE në Belgjikë dhe Itali”, lexohet në njoftim.

3 komente në “Siguria ushqimore, “Bujqësia”: Nuk ka vend për alarm, produktet të certifikuara”

  1. xhimi says:

    Ku jane produktet e certifikuara? ..Shtet mafioz …Ju jeni per ne burg te gjithe te paret pastaj ata qe i tregtojne…e ata qe i prodhojne.. kanceri ju shpifte ju te pareve qe ti kuptoni produktet e certifikuara tuaja o ndyresire shtet qe nuk more persiper te beje asgje pervec te vjedhurit te ketij populli..

  2. Agronomi says:

    Asfalia greke dhe udbe serbe e ka ber te modes qe ne cdo fillim sezoni sponsorizon te tilla emisjone si fiksi se e duan buqesin shqiptare te falimentojne, se po i iken mendja se domatja dhe kastraveci hqiptare vien akoma era domate dhe kastraveci vjen era kastravece, ku ne gjithe rajonin perdoret 10 fish me shume i hormoneve dhe pesticideve qe perdoret ne shqiperi. Dhe shifrat jan te pranuara nga vet vendet. Mirni prodhime nga portugalia spanja jugu italis greqia dhe shqiptare dhe i coni njeher ne laborator ne gjermani, qe gjermani i ka ber analizat se ua ben cdo perime qe futet ne gjermani. Dhe perdorimi i pesticideve eshte 10 fishe me shume se ne shqiperi. Po ju o gazetar te degjeneruare pse nuk shkoni njeher ne krete te greqise te shikoheni njeher ca behet me perdorimin e hormoneve, apo ne maqedonin ngjitur te shikoni dhe atije. Apo keni frike se mo ju fusin hurin ne bithe. O popull harroheni se ne evrope prodhohet pa hormone dhe pesticide. Po doni ti eleminoni hani cdo gje te stines. Domate nga sera mose hani para 1 majit, nga te fushes mbas 10 qeshorit, ne dimer koke lakre dhe spinake. Ne shqipei nuk ke pse te hashe domate ne shkurte se te jeshe i sigurte qe nga kudo qe te vijne e ke me stimuluse se nuk piqet vete.

  3. TRAKTARI MASKARA says:

    fain e ka injoranca tregtare dhe KNTROLLI ILART ISHTETIT TURPPP po vdisni njerzit ….Q EDI RAMA merru me ket problem lene ate koqen e Saliut TE LUTEM SHUM SE PO VDESIN NJERZITSE …DHE ATO VET DO VDESIN PER VETE…… TREKTAR TE QELBUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje