"Në Shqipëri mungoi ndjekja penale për krimet e komunizmit"

26 Prill 2019, 12:55Sociale TEMA

Polarizim, gjuhë denigruese në Shqipëri në debatin për përballjen me të shkuarën. E dimë se kur viktimat rrëfejnë historitë e tyre stresohen shkaktarët e krimeve, thotë drejtori i Komisionit “Drejtësi e Paqe”, Jörg Lüer.

Nga Lindita Arapi, DW

Nëse afër 30 vite pas rrëzimit të diktaturës një vend nuk e ka gjetur dot gjuhën e përbashkët për t’u ballafaquar me të,  – çfarë ka shkuar keq?

Jörg Lüer: Fillimisht duhet thënë, se kjo bën pjesë tek problemet tipike të vendeve që kanë kaluar dhunë masive, ato kanë nevojë për shumë kohë derisa ta gjejnë një gjuhë të përbashkët. Nuk bëhet dot si duhet, në kuptimin që, kjo kohë të merrte fund pas 5 vjetësh. Duhet të kuptojmë, se ka viktima, ka fajtorë, kundrues, ka deformime të shumëllojta të personave e të personaliteteve për shkak të përvojës së dhunës. Shkaktarët përpiqen, si rregull nga ana politike në pozicion më të mirë, siç mund ta shohim shpesh, të hedhin pas historinë e të mos ballafaqohen me të. Viktimat sigurisht janë të lidhura me këtë histori, ajo është një prerje jashtëzakonisht e thellë në jetën e tyre. E kur viktimat fillojnë të artikulojnë historinë që u ka ndodhur, e dimë se kjo u sjell stres shkaktarëve e familjeve të tyre.

Në rastin e Shqipërisë, e njohur si diktatura më e ashpër staliniste, një vend ku dosjet u mbajtën me dekada të mbyllura, ku sipas medias, ende sot, gjenden individë të ish-Sigurimit në institucione të ndryshme. Cila do të kishte qenë rruga në përballimin me të shkuarën, që të mos kishim këto zvarritje e vonesa?

Do të isha i kujdesshëm t’i jepja këshilla Shqipërisë nga jashtë, se çfarë duhet të kishte bërë më mirë. Ajo që do të thoja, e që u bë shumë vonë në Shqipëri është vëmendja e duhur që duhej t’u kushtohej vendeve, ku u bënë krimet. Tani ka ndryshuar diçka, po mund të bëhej më shumë. Ndoshta duhet edhe më shumë angazhim nga diaspora për të mbështetur proceset në Shqipëri. Sidoqoftë, rrugët e përballjes më të shkuarën janë gjithmonë shumë të gjata, ne nuk flasim për 3 vjet, por të paktën për 3 breza. Ajo që shoh tani në Shqipëri më inkurajon.

A ka të bëjë polarizimi dhe zvarritjet në përballjen me diktaturën edhe me atë që Shqipëria në masë të madhe pati një vazhdimësi elitash, ju e njihni Shqipërinë nga disa projekte bashkëpunimi për të shkuarën?

Natyrisht ka pasur një masë të madhe të kontinuitetit të elitave, kjo është shokuese kur e sheh, në të njëjtën kohë  po e marrin përgjegjësinë brezat e rinj në këtë vend duke e zbutur kështu këtë kontuinitet. Por përballja me çështjet e së shkuarës është edhe një konfrontim masiv me këtë kontuinitet elitash. Por ajo duhet bërë. Nëse një vend do të krijojë një ndjesi për të drejtën dhe drejtësinë, perspektivën për pajtimin duhet të ndodhë më shumë.

Çfarë është në këtë rast “më shumë”?

Ajo që nevojitet është zbardhja siç duhet e diktaturës, akcesi tek dosjet, këtu janë bërë përparime, nevoja për shoqërimin siç duhet të ish-burgosurve politikë, duhen mbledhur historitë e këtyre krimeve, ose ndoshta thjesht Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit ta pajisin me më shumë fonde, me më shumë mundësira. Ajo që mungon qartë është ndjekja penale. Deri më tani, me sa di unë, asnjëri nga autorët e krimeve, qoftë në Shqipëri, qoftë në vende të tjera nuk ka dalë para drejtësisë.

Por personat përgjegjës që kishin kompeteneca të caktuara në kohën e diktaturës thonë se kemi bërë detyrën. Si do mund të bëhej kjo juridikisht?

Në rastin e ballafaqimit juridik me të shkuarën nuk bëhet fjalë nëse e gjen apo jo veten fajtor i akuzuari. Konstatimi i fajit është kompetencë e gjykatës. Me këtë merret në konsideratë një instancë objektive, e ajo që është e rëndësishme, viktimave u jepet vend në diskursin publik të paraqesin historitë e tyre. Justifikimi, se kemi bërë vetëm detyrën është justifikimi tipik që dëgjohet e kjo është e gabuar. Detyrimi i parë që kemi ne është të jemi humanë. Kush e shkel këtë nocion, e për këtë kemi zhvilluar edhe nocionin e krimeve kundër njerëzimit, kush nuk e respekton këtë detyrim i ka borxh shoqërisë, të tjerëve, në një farë mënyre edhe  vetes.

Kush do ta ngrinte këtë akuzë e mbi cilën bazë ligjore?

Ne e dimë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka ende rrugë para vetes. Por faktikisht akuzën duhet ta ngrinin ish-të burgosurit politikë. Kështu ndodh në një shtet të së drejtës. Por për shkak se pala tjetër nuk është e dobët, do të thoja që ish-të burgosurit politikë duhet të mendohen mirë dhe të bashkohen, ku t’i bëjnë aktakuzat, si të organizohen.

Nuk e njoh kuadrin ligjor të Shqipërisë, por shpresoj që edhe në Shqipëri, vrasja të mos parashkruhet, edhe në vetë regjimin komunist ajo ka qenë vepër penale. Që nga proceset e Nurembergut e drejta ligjore njeh toposin e krimeve kundër njerëzimit, që kundrejt nazistëve pati efekt prapaveprues. Ky topos është edhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Sipas mendimit tim, fuqia shëruese e ndjekjes penale qëndron si tek krijimi i opinionit dhe bërja publike e krimeve ashtu edhe tek gjykimet. Prandaj elitat e djeshme i tremben proceseve të tilla kaq shumë, sepse ato grisin atë perden e gjoja normalitetit.

Aktualisht në Shqipëri zhvillohet një debat i madh për trajtimin e historisë së Luftës Nacionalçlirimtare. Një libër i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ISKK me titull “Krimet e komunistëve gjatë luftës në vitet 1941-1945” është në qendër të debatit. Aty ndodhet një listë me 265 emra, që sipas autorit janë përgjegjës ose të paktën kishin dijeni për krime të kryera gjatë luftës partizane për çlirim. Kjo temë i ndan frontet në Shqipëri. Për njërën palë lufta është e lavdishme, për palën tjetër, si rastin e ISKK, duhen bërë publike edhe krimet që janë bërë aty. Si mund të zhvillohet një vështrim i diferencuar për historinë për temat kaq polemizuese?

Këtë konstelacion konfrontimi, veçanërisht me partizanët komunistë e kemi parë edhe në vende të tjera, në ish-Jugosllavi psh. Në Slloveni psh. shoqëria është po ashtu e përçarë përgjatë kësaj linje. Mendoj, se baza për të filluar një dialog është respekti i përbashkët për të gjitha viktimat. Nëse ngjitesh në pozicionin, ne jemi të mirët e nuk ka rëndësi se kë eliminojmë, atëherë nga ana humane çështja është e humbur. Aftësia që duhet të zhvillojmë në këtë rast është ajo e empatisë. Të dalim e të përulemi para atyre që u vranë, pavarësisht, se cilat ishin arsyet. Kjo do të ishte baza. Ne kemi një përvojë të mirë në Bosnje, ku me përfaqësues të grupeve të ndryshme kemi vizituar vende të ndryshme. Shenja bashkuese është respekti. Por kjo nuk është e lehtë.

A mundet që një komision ekspertësh për shembull me historianë shqiptarë e të huaj të diskutonte çështjet e hapura e të kontestuara, pra zgjidhje shkencore për të qetësuar gjakrat ? Këtë vit në Shqipëri përkujtohet 75 vjetori i luftës çlirimtare. Madje edhe data e çlirimit është politizuar…

Është mirë të kesh edhe shpjegim shkencor për këto çështje. Ne në Gjermani pas rënies së Perdes së Hekurt dhe bashkimit krijuam një komision “Enquete” – për zbardhjen e diktaturës së SED, partisë së unitetit socialist që për vite me radhë u mor me analizimin e mbledhjen e çështjeve të ndryshme. Nuk e di nëse në Shqipëri këtë mund ta bënte parlamenti, por sipas vlerësimit tim, Instituti që drejton Agron Tufa është një vend që mund të merret shumë me trajtimin e këtyre çështjeve. Por sigurisht do të ndihmonte edhe tërheqja e personave nga jashtë për këtë. Jo për të gjykuar për Shqipërinë, por për të sjellë një perspektivë tjetër e për t’iu kundërvënë polarizimit.

E ky polarizim është i aq ashpër në Shqipëri, debati aktual e tregon këtë, e në media gjen herë pas here një gjuhë që ende reflekton luftën e dikurshme të klasave, ne dhe ata, në këtë polaritet zhvillohet diskursi. A mundet të krijohet një kulturë e kujtesës, kur ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët?

Më duhet të them diçka shumë qartë – jam skeptik për sa i përket gjeneratës së shkaktarëve dhe partisë komuniste të asaj kohe. Unë do ta kisha shpresën tek brezi i mëpasëm, që ndodhet në një konlikt luajaliteti me atë se si duan të jetojnë vetë e me bashkëmoshatarët, si edhe me luajalitetin kundrejt familjeve të tyre apo kontekstet nga të cilat vijnë. Por me ata duhet folur, duhet kërkuar dialogu, e ndoshta të nxisësh edhe atë ndjesinë, se gjuha pllakative e post-komunistëve nuk i përgjigjet dinjitetit të njeriut. Njerëzit e kuptojnë këtë, ajo është një farë forme dëshpërimtare, e marrë dhe nuk ndihmon aspak për të kuptuar historinë.

Fondacioni, ku jeni zëvendësdrejtor “Maximilian Kolbe” ndihmon në Shqipëri në drejtim të krijimit të kulturës së kujtesës pajtimit në shoqëri. Çfarë projektesh keni aty?

Ne kemi një përvojë që për të arritur drejt pajtimit nuk duhet folur aq shpejt për pajtimin. Sidomos viktimat fjalimet që mbahen për pajtimin shpesh i ndjejnë si fyese. Para pajtimit duhet të flitet më parë për mospajtimin dhe lëndimet. Ajo që duam të bëjmë ne është që t’i mbështesim partnerët tanë, por edhe t’i afrojmë me diskursin europian. Ajo që bën Shqipëria në drejtim të zbardhjes së krimeve të diktaturës nuk është vetëm një problem shqiptar. Ai është kontribut për projektin europian. Ajo që mund të bëjmë ne është që të dëgjohet zëri i Shqipërisë në Europë. Edhe diçka të rëndësishme: Duket sikur gjërat nuk ndryshojnë, sepse ajo që kemi ne në dorë janë “mundësitë e buta”, por kjo është si ajo lufta e ujit me gurin. Për sa kohë që uji rrjedh, guri nuk ka asnjë shans.

Dr. Jörg Lüer është drejtor i Komisionit Gjerman “Justitia et Pax” – “Drejtësi dhe Paqe” si edhe zëvendësdrejtor i Fondacionit gjerman “Maximilian Kolbe”.

11 komente në ““Në Shqipëri mungoi ndjekja penale për krimet e komunizmit””

  1. era! says:

    Se pari ky personi qe shkruan te na thote a ka patur pjestare te fisit te tij si ushtare apo oficer te HITLERIT ne luften e dyte boteroreE dyta eshte mire te lexoj e te pyese vete popullin e jo tufat e bagetite e felliqura te kohes .Lufta jone NAC-CL=ka qene heroike kunder italianeve e gjermaneve.Gjermania eshte ne anen e humbesve te kesaj lufte prandaj vecanerisht ajo duhet te mbyll sqepin e te ule koken Hesapet tona ne i bejme vete Tradhetaret ne te gjithe boten jane te damkosur me turp e nuk kane te drejte te kerkojne llogariSa per komunizmin e Enverit ky QYPI duhet ta kuptoje se qe Enveri AI qe i shporri gjermanet nga ky vend ne krye te partizaneve heroik Te gjithe ata qe jane denuar ne kohen e Enverit jane funderrinat e ketij vendi.KURRE nuk mund te perulemi perpara krimineleve te ketij vendi Gjermaqni e bota le te bejne pershesh e ta hane ne vendiun e tyreNe kemi kodin tone te nderit e dinjitetin e brezave.Sic duket edhe ky Tufanovski yne pjerdhka ne nje kungull me kete nazistin dhe e ka ftuar ta ndihmoje ne luften kunder heronjve tane ashtu sic bene dhe ballistet gjate luftesPor sigurisht kot lodhet se shqiptari vetem per mend nuk vuan…

  2. prill says:

    Regjimi I vjeter komunist qe kata e shajne ruajti me fanatizem dokumentat,ardhja e sistemit democrat shkateroni dokumentacionin dhe komplet shtetin. Ai sistem eshte per tu lavderuar qe ruajti gjithe arkivin dhe nuk I dogji ne dore e kishte se kishte pushtetin.

  3. e verteta says:

    Rruge zgjidhje sipas ketij shkuesi qenka diaspordha,por ai nuk e di qe ne diaspore ndodhen ish te arratisurit qe bashkepunuan me nazizmin dhe iken nga shqiperia bashke me gjermanin,jane te arratisurit e periudhes se komunizmit qe kaluan kufirin ne jugosllavi e greqi dhe sherbimet sekrete te ketyre dy vendeve e kishin detyre paresore rekrutimin e tyre ne total,cfare ngelet ne diaspore,vetem ata te ikurit pas viteve 90-te qe po te ishin burra te mire rrinin ne vendin e tyre dhe punonin per kete ceshtje.Ju vazhdoni ti bini gajdes se percarjes,mire e keni se ne shqiperi ska shtet,ska akademi shkencash,ska intelektuale,por vetem injorante e sherbetore te fqinjeve.

  4. Shaqo says:

    Krime te oadenuara re komunizmit – shkollat, shendetesia falas, zhdukja e analfabetizmit, sportet, shtepite falas, ibdustria, bujqesia, malarja; kenetat.. ka shume krime,ku numurohen. Duhet gjyjate speciale.
    Por nje gjykate superspeciale duhet per bashkepunetoret e fashizmit dhe pinjollet e tyre, derra neper kembe gjate gjithe koherave per zhvillimin e prosperitetin e Shqiperise.
    . Dikur ishin komunistet ata qe nuk u ludhen me perendimin, po sot kush jane ata qe po sterrojne Shqiperine dhe po bejne te pamunduren per t’u integruar me perendimin? Kush? A po i shikoni? Jane po ata, pinjollet e bashkepunetoreve te fashizmit dhe sherbetoret e tyre te rinj.

  5. Peza says:

    Pallavra!
    Pallavra!
    Pallavra!
    Te gjithe armiqte e Shqiperise e kane hallin te zhvleftesojne Luften Antifashiste Nacional Clirimtare duke e cilesuar ate si lufte civile qe te shfaqjesojne veten si BASHKEPUNTORE ME PUSHJTUESIT!
    Historia e ka vulosur nje here e pergjithmone faktin se PKSH dhe Partizanet luftuan kunder nazi-fashizmit ne perberje te Koalicionit fitues Anglo-Sovjeto-Amerikan dhe jane fituesit legjitime te kesaj lufte!
    Ballisto-zogistet jane bashkepuntoret me pushtuesit dhe jane vulosur si humbesit e kesaj lufte,pra jane armiqte e Shqiperise!
    Fakti qe LANC-in e mbeshteten SHBA dhe Britania e Madhe verteton se Ushtria Nacional-Clirimtare ishte ne rruge te drejte dhe eshte njohur nderkombetasrisht si fituese e L2B!
    Ketu nuk ka asnje gje per ta diskutuar!
    Ballisto-zogistet te pranojne tradhetine e tyre dhe te ulin koken para historise!
    Sa per ato qe quhen si krime te komunizmit, ato duhet te zgjidheshin qe ne fillim te 90-tes ku cdo i denuar te kerkonte pafajesine ne gjykate e jo te merrej vendim politik per t’i shfajesuar ne bllok si te denuarit politiuke ashtu edhe pederastet,hajdutet,spiunet,kriminelet,diversantet etj!
    Dhe gjykimi duhej te behej konforme ligjeve ne fuqi e jo sic e duan burgaxhinjte!
    Ne radhe te pare keta te denuar duhet te mbronin veten para deshmitareve akuzues qe kane ndikuar ne denimin e tyre!
    Por deri me sot askush nuk e ka bere nje gje te tille,prandaj shprehja “krimet te komunizmit” ka mbetur vetem nje shashke politike!
    Shumica e atyre qe jane denuar jane konforme ligjeve ne fuqi dhe nuk kane asnje te drejte as te kompesohen financiarisht sic u be padrejtesisht!

  6. Filip says:

    PPSH ne Shqiperi nuk beri asnje krim.Punoi ne te mire te popullit dhe vendit.Mbajti lart frymen e shqiptarizmit dhe ne trojet shqiptare te mbetura jashte kufijve.Krimet ne Shqiperi i benin njerez te kamufluar si puna e Salih Berishes.

  7. Trashegimtar i Antifashizmit says:

    Ndigjo ti gjerman efendi Jorgos,
    E lexova me vemendje intervisten tende ne lidhje me problemet e brendshme te Shqiperise.
    Se pari kam ndjesine se ti me patjeter, duhet te jesh nipi i ndonje oficeri nazist, te cilet te paret tane i njohen ne luften e pandershme qe hitlerianet bene ndaj nje vendi te vogel dhe te pambrojtur.
    Nipat e fashisteve dhe nazisteve, i tmerron turpi per ate qe te paret tuaj bene ndaj popullsive te pafajshme. Te paret tuaj kane mbi kurriz vrasjen dhe djegejen ne krematoriume te qindra miliona femijeve, grave, pleqve ne mbare boten e ne vendin tim si dhe vrasjet dhe shfarosjet pa nam e nishan te qindra e mijera trimave dhe heronjeve te Luftes se Lavdishme Nacional Clirimtare qe te paret tuaj i zune rob ne perleshjen Madhe ne fushen e Nderit per Liri.
    Une kam 4 te vrare, 3 te plagosur dhe 1 te humbur nga “zemergjeresia” e gjyshit tend hitlerian.
    Shqiperia numuron 28.000 deshmore ne Luften e Dyte Boterore.
    Te paret e tu e mbyllen me turp, ndersa heroizmin e te pareve tane nuk e fshin dot as ti Jorgos, as gazetarja qe perpiqet te nxjerr ne pazar luften heroike te antinazisteve shqiptar, as ai komisioni ku ti paguhesh per te na dhene mend ne shqiptareve.
    Ne kete interviste, ti Jorgos duhej ne radhe te pare si pinjoll i pushtuesve, te shprehje nje keq ardhje te ndershme per ato masakra te shemtuara qe te paret e tu kane bere ne Shqiperi.
    Ne kete interviste ti duhej me patjeter te shprehje keqardhjen qe vendi yt, mbas luftes se Dyte boterore pranoi dhe u dha rroga te majme te gjith atyre shqipetareve te felliqur qe bashkepunuan me fashizmin dhe nazizmin gjerman, pra ish krimineleve te luftes pergatiste ne kampe te fshehta te sherbimit sekret te vendit tend, i dergonte si diversante per te permbysur pushtetin qe ngriten ne Shqiperi fitimtaret e Luftes Anti fashisto-naziste Nacional Clirimtare, duke vrare njerez te pushtetit te kohes, te rinje e te reja qe kontribuonin ne rindertimin e vendit, duke vrare oficere dhe ushtare, ose njerez te tjere per te ngjallur terror dhe hakmarrje per ate qe u kishin bere te pareve te tu pushtues e bashkepunetoreve te tyre.
    A nuk meriton nje ndjese te madhe ndaj shqiptareve qe te paret e tuej armatosen shqiptaret kunder shqiptareve?
    Ti merr ate rroge te majme nga institucioni perkates pa e ditur pse e merr dhe se sa e justifikon ti detyren qe ke.
    Ne atifashistet nuk kemi nevoje per keshilla te mbrapshta nga askush.
    Ti kerkon qe ne Shqiperi te rifilloje nje gjakderdhje e re.
    Ne Gjermanine tende ka patur me miliona antifashiste e ka me miliona trashegimtar te tyre dhe kurre nuk do ta falnin ty kete perpjekje tenden per te futur hundet ne gjera qe ti nuk je i denje te merresh.
    Jam i bindur se ajo qe ju rrekeni “te keshilloni shqiptaret” nuk eshte qendrimi zyrtar i Berlinit te sotem, apo me sakte i qeverisjes Merkel.
    Jorgos. Merr ate rroge dhe haje me shendet me familjen tende. Duku ndonjehere ne Shqiperi si turist, pasi shqiptaret jane popull mikprites dhe nuk i ngatrrojne nazistet me nipat e tyre. Tashme keto jane tejkaluar.
    Mund te takosh lireshem nipat e ish bashkepunetoreve te nazifashisteve dhe nuk eshte shkelje ligji. Jemi vend demokratik.
    Por te marresh persiper ti Jorgaqis te mesosh shqiptaret se si te sillen eshte pretendim i madh i yti.
    Dhe e di ti se pse ti them keto? Sepse une i perkas nje vendi qe kurre nuk ka sulmuar te tjeret dhe aq me teper qe une jam traqshegimtar i nje familje shume te madhe anti naziste dhe kemi derdhur gjak per kete vend dhe as mos ti shkoje kujt mendja se mund te tallet kush me ne.
    Shqiptareve nuk u mungon kujdesi dhe dashamiresia e nje vendi Demokratik si Gjermania me ne krye Zonjen e Nderuar Merkel, por ama ti duhet te perpiqesh te behesh i denje per ate qe perfaqeson Gjermania Moderne sot.

  8. Burgaxhiu intelektual says:

    E paska shkruajtur Agron Tufa. Pastaj i ka vene emrin e ketij

  9. Drenova says:

    Cfare krime te komunizmit llapni ju sot,kur une njoh 2 vete burgaxhinj nga Elbasani,qe u denuan per pederasti dhe sot marrin miliona leke si demshperblim te diteve te burgut!
    Pse kjo eshte demokracia?
    Pse keto jane krimet e komunizmit?

  10. balli says:

    NESE PPSHja vrau fill mas lufte 1500 kriminel dhe bashkepuntor te nazifashizmit , te na thot ky kurva kush jep llogari ne demokraci per 100 mij te vraret nga ky sistem shkerdhat , apo tani vrit sa te dush e ke te drejten me pash, PPSHja vrau dhe burgosi tradhtaret dhe kriminelet e kti vendi , ne kto 30 vjet jan vrar 100 mij te pa fajshem dhe te ter politikanet qeshin e tallin bythen , sa i pa drejt qe qenke ne arsyetim o pushti BEs , o plera te felliqura , e gjith bota te vret per patrin , kur vjen puna per ktu tek ne gjerat i shikojn ndryshe sikur duan te tallen me heronjt e kti vendi , ptu shkerdhata te degjenerum, lavdi heronjve te luftes nacional çlirimtare dhe deshmorve te kti vendi , kta qe ka vrar komunizmi kan qen kjriminel dhe bashkepuntor te nazifashizmit tradhtar te kti vendi dhe e kan merituar plumbin , jan denuar me gjyq te rregullt hapni dokumentacionet si dhe pse jan denuar , ne ate sistem nuk vdiste dhe nuk denohej njeri kot , se çfar mashtrojn ballisto zogistet as qe me rruhet fare , as denjoj ti degjoj ata hale.

  11. HITLER CAPUT says:

    Ti Jorgo e ke dhjere me kete shkrimFut bishtin nder shale e zhduku nga komunikimi me publikun shqiptar se po e deklaron veten si nazist.Gjyqi kunder tradhetareve e kolaboracionisteve eshte mbyllur qysh ne vitet 1945-46 ne te gjithe Europen.Ti idiot thua te ulim koken per te nderuar kelysht e GJon Marka Gjonit njesoj si Heroin Bardhok Biba qe ata e vrane Apo te ulim koken sic beri Kar/ministri yne perpara MUT-HA-TITqe qe koka e tradhetise.Ne e dime me mire historine tone dhe heronjt i kemi vene perjetesisht ne pjedestalin e perjetesise Ti shko merru me pastrimin e biografise te shtetit tend qe iu shkaktoi kaq viktima e vuajtje popujve te mbare Europes.A mos ndoshta edhe ti xhvat ndonje llokme nga fondet e me nder institutit te pordhes Tufanovic..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje