Puthja lesbike që futi në kurth Matteo Salvinin: Historia e dy vajzave që u bë virale jo vetëm në Itali

30 Prill 2019, 18:13Lifestyle TEMA
Puthja lesbike që futi në kurth Matteo Salvinin: Historia e dy vajzave

Një puthje që u bë virale në mbarë Europën.

Gjatë një mitingu në Siçili, në Kaltaniseta, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, u fut në kurth nga dy vajza, që kryen një puthje lesbike ndërsa bënin një selfie me të.

Njëra nga vajzat, Gaia Parisi e postoi menjëherë në llogarinë e saj në Instagram foton, ku dukej edhe lideri i “Lega”, formacionit të ekstremit të djathtë.

Ajo shkroi si diçiturë: “Përshëndetje mik”.

Pasi një aktivist social e shpërndau atë në median e tij sociale, fotoja pati efektin e një boomi.

Ky incident u bë temë e gjithë mediave italiane.

Gazeta “La Repubblica” e intervistoi njërën nga vajzat që duken duke u puthur në foto dhe ajo shpjegoi se e kishin bërë këtë akt si ndjenjë revolte ndaj ministrit të Brendshëm, i cili po bëhet pengesë për lirinë e shprehjes dhe lirinë seksuale në Itali.

“Puthja jonë ishte një dëshmi e solidariteti me të gjithë ata që u shkelen të drejtat” deklaroi Matilde Rizzo.

Ndërsa Gaia Parisi i tha Euronevs se një truprojë i Salvinit i kishte shtyrë ato ndërkohë që ministri i Brendshëm i kishte uruar ironikisht: “Paçi fat”.

Nga zhurma e madhe që u bë edhe Matteo Salvini e ripostoi vetë foton duke shkruar: “Përshëndetje, mirësi dhe paqe motrat e mia”.

Në marsin e kaluar, lideri i ekstermit të djathtë, gjatë marshimit të familjes në Verona shprehu mbështetjen e tij për familjet që përbëhen “nga një mama dhe një baba”.

Në të njëjtën kohë ai ka dalë në mbrojte edhe të aktivistëve që kërkojnë ndalimin e abortit dhe është shprehur kundër adoptimit të fëmijëve nga homoseksualët.

1 komente në “Puthja lesbike që futi në kurth Matteo Salvinin: Historia e dy vajzave që u bë virale jo vetëm në Itali”

  1. jon says:

    Fjalia e parafundit e jep spjegimin. Salvini organizoi me shume sukse nje koference mbi vlerat familjare dhe fetare. Kejo e verbon eliten zioniste dhe luministe qe ben te gjitha perpjekjet te shperndaje shthurjen dhe degjenerimin social, spse nepermjet degjenerimi ulet niveli shoqeror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje