Ramush Haradinaj flet për Samitin e Berlinit: Më shumë më bënë presion Rama e Thaçi, se Vuçiç

30 Prill 2019, 19:35Rajoni TEMA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.

Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kuptojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si mikpritës të Samitit të Berlinit.

“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bënin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. 

Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. 

Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.

Megjithatë Haradinaj thotë se edhe përkundër faktit që ishte i mbështetur për muri, ka insistuar të tregojë që vendimin për taksë e ka marrë nga zori, pasi që Serbia  e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme.

“Unë u kam thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale. 

Ky vendim heket në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje, dhe nënshkruhet  mund ta suspendojmë. Por jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”.

Kryeminsitri ka thënë që Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi që me deklarimet dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin.

Megjithatë ai mbetet e i palëkundur duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqtë taksën.

“Edhe dje kam dalë keq. Ma mirë ka qenë që Edi edhe Hashimi me thanë që mos me qit kushte në dialog. Por tash kur të thotë presidenti yt, dhe kryeministri i vendit tjetër, i bjen që veç ti po e pengon këtë proces. Kjo nuk është në rregull. 

Ne s’kemi ku me shku pa pas qëndrime të njëjta. Nuk besoj që dikush ka dilema, që njohja është formula. Por si me ardhe deri te njohja, nuk duhet me dobësu pozicionin e Kosovës tek taksa. Heqja e taksës në start të dobëson”,ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se këto sulme të Thaçit dhe Edi Ramës ndaj tij, kanë ardhur në pjesën informale të takimit ku është diskutuar për taksën.

“Në pjesën e parë zyrtare, fjalën e ka pas shumë përmbajtjesore. Ka pas elemente të mira. Kur e ka shpjeguar pozicionin e Kosovës. Në këtë pjesën informale të heqjes taksës, unë jam ndodh në një pozitë të keqe. 

Në vend se me i pas naj njo që tmron, po i ki krejt që të meshojnë, para miqve, ajo ka qenë e rëndë. Pastaj në pjesën e dytë ka thënë që është keqkuptuar ideja e demarkimit, dhe që nuk është menduar ndarje në vija etnike, gjë tjetër për kufirin s’ka thënë” ka thënë Haradianj.

25 komente në “Ramush Haradinaj flet për Samitin e Berlinit: Më shumë më bënë presion Rama e Thaçi, se Vuçiç”

    1. Deep State says:

      Tradhetari Edvin Rama ka te drejte te talli b ithen me ta Edvin Rama shiti detin jo ma Koqoven. Ta kete mire me Vuqiqin dhe Erdoganin se si beu i Shqiptareve

      1. Jep says:

        Deep gojore, kush e shiti detin ore, Rama apo berisha me bashiqin?
        Ju jeni te shplare dhe nga trute, ah po harrova berisha e mbrojti kosoven Pasi I shit naft miloshevicin, sabotoi uck etj etj.
        Basha mblidhi fakte kunder dardaneve, gjoja sikur kishin ber krime mbi shkjate.
        Kush esht tradhtar, si Thua ti?
        Nxire trurin nga bytha, perdore me shume se po t le shenden

  1. ramushi says:

    shkurt e sakte o ramush: tradhetaret i kemi ne mes tone. Thaqi dhe Edvinkristaqi. dy kryeplehrat e shqiptareve.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    hallve shqiposh, kush tja nguli te vetit sa ma thelle e me dal sa me shume servil me te huajt. Vec nga kjo kuptohet se ku i kane ra breket kombit tone. Ndoshta po te putheshin ne buze Rama me Thacin edhe mund te na e jepnin statusin e kandidatit. Po kismet rradhes tjeter…

  3. vertet? says:

    Bir nona vet per ket koqe kandari qe ai popull e ka kryeminister

    1. Sa per dijeni says:

      Rramushi edhe mund te flase nje shqipe te trashe e te palatuar, ndoshta edhe politikisht korrekt nuk eshte ndonjehere, apo thene ndryshe kokgdhe si shumica absolute e shqiptareve, por sa i takon takses dhe qendrimeve te tij ndaj Serbise i duhet hequr kapelja. Derri do plumb dhe jo fjale te bukura. Nese Thaci dhe Rama kane vepruar keshtu, c’ka se ve ne dyshim, atehere kane vepruar si bytheca dhe nuk kane fituar pike, perkundrazi na kane nxire dhe me keq se jemi.

  4. USA citizen says:

    Ah more Ramush a Ramut si e ke emrin. Ti more kokedru beson se mund te tregosh muskujt ndaj Merkel, Macron dhe USA. Ti dhe diplomacia jane dy pika qe spuqen kurre ne jete te jeteve Ti se kupton se cpo i ben Kosoves me ate taksen dhe gomarrleqe te tjera. Po te leshuan ata miq qe aq shume jane investuar ne clirimin e Kosoves te bloi serbi o Ramush. A e kupton dot kete o trung Kosove.

  5. Agimli says:

    ketij I duhet taksa e larte se rritet cmimi I mallrave kontrabande

    1. abc says:

      I duhet sepse fut mallra Turke.
      Eshte shperblyer nga Sulltan Erdogani per kete vendim (te takses ndaj Serbis).
      Turqizimi i Shqiptaris ne Ballkan eshte shume me e rezikshme se c’far do “kercenimi” tjeter.

  6. Boss says:

    Un nuk e di po kush e ka vu këtë kryeministër. Ky nuk di të FLASI dhe jo të bëjë politike me duke t komplet injorant nga të gjitha drejtimet dhe shum i trashe nga mendja. Mund të ketë qenë një luftëtarë I zoti po jo politikan. Kur flitet mes të huajve për respekt flitet gjuha që kuptojnë te gjithë dhe jo shqip për tre veta është mungesë injorance. E dyta është gjithmon dëgjohet shumica Amerika dhe Europa që ju krijuan si shtet dhe ju hoqën qafe sundimin shekullor Serb. Për të përfituar më importante duhen bere dhe lëshime dhe dëgjuar dhe të tjerët për të mirën e popullit të Kosovës dhe jo për kokën e një individi.

  7. Laku says:

    NJE BRAVO E MADHE PER RAMUSHIN.LE TE SHAJNE KETA LEGENAT KOMENTUS QE SHESIN BYTHEN PER NJE RROGE NE SHTET,OSE KE LALI FIKU.

    1. Flm says:

      O Buda-Laku, keto deklarata te Ramushit jane per te genjyer Shqiptaret per vendimin qe vet Ai do te marri per heqjen e takses 100% ndaj mallrave Serbe.
      ###
      Thjesht do te heqi pergjegjesin ndaj vetes. Vertetim i kesaj qe them eshte qe brenda 2-3 ditesh taksa do te hiqet.

  8. tironci says:

    Qendrimi i Ramushit eshte solid, dhe i drejte! Ja pelqejme shqipen apo jo, vendimi i takses eshte brilant, dhe duhet mbeshtetur nga te gjithe ne. Serbet nuk kane ndermend to bejne “paqe”, dhe mendojne se jane te afte te luajne “zgjuar” duke marre dicka ne kembim te “sjelljes se tyre miqesore”. Thaci dhe Haradinaj te vazhdojne shfaqjen “good cop, bad cop”, se me ne fund shqipot po i pergjigjen sic duhet qarqeve kriminale dhe genocidale serbe. Macron vazhdon politiken e vjeter franceze antishqiptare, por per te qeshur eshte qe desheron te behet “protagonist”, kur dihet mire qe ka celsat e kashtes. Kosova do ishte Serbi nqs francezet dhe gjermanet e kishin kete pune ne dore. Realiteti eshte ndryshe, mjaft ndryshe.

  9. mik says:

    Asht me t’ardh keq qe ky komb nuk ka njerez me dinjitet si Kryeministri Hajradinaj. Them dinjitet shteteror, jo dinjitet personal.
    Dikush edhe mundet me thane : Kjo nuk i ban mire Kosoves !! Po ata qe jane lepij, cfar te mire i kan ba Kosoves ?
    Sikur Kosova te kishte pas Hajradinaj me kohe, nuk do te ishte kjo qe asht sot.
    Nqs nuk don dhe rrespekton veten, te gjith ta japin te shtymen.

  10. Zigur Qarri says:

    Rrespekt per Z.Ramush Haradinaj.
    Perseri Esat Toptanet serb ne skenen e politikes antishqiptare,perseri Rama dhe Thaçi kunder interesave te kombit shqiptare!
    Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi,
    Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar, e ka sjellë nga
    Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun
    në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi,
    por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”,
    tha Tahiri.

  11. SaDebil says:

    O idiot, po ta thane te dy domethene qe ti je i vetmi o debil. C’fare po mendon qe po fiton me force kunder Serbise??

    1. Titi says:

      Me te mire me Serbime fituam 200,000-je te vrare dhe nje milion shqiptare te debuar nga trojet autoktone te Dardanise! Zagareve si puna jote qe flasin per miqesi me serbet u duhet shtupur koka.

      1. Tanaj says:

        Servet jane kafshe por pak kujdes me shifrat…

        Rreth 10,000 shqiptare e ndoshta me pak jane vra ne lufte dhe rreth 800,000 u bene refugjate.

        Por rrefugjate u bene sepse iken pa ardhur lufta e shtepite e tyre, pra iken para se te vinte ushtria jugosllave, te debuar tei per tek as 50,000 shqiptare nuk kane qene.

  12. s.g. says:

    Ramush mirë e ke por nuk e ke me vend dhe mos gabo si ai krahinori i jot Rugova edhe ai deri sa ekzistonte Jugosllavia me kroat slloven e boshnjak jo se nuk angazhohej për rikëthim autonomie por kërkonte bashkim shqiptarve por kur tjetet e lanë vetëm me Serbinë apartëheidi e mbuloi Kosoven
    .

  13. Shqiptar says:

    Ky ka… Cdo gje mund te jete por politikan kurre , ky rezervat qe kishte mund ti beje atje ku duhet por kurre ne publik , ky idiot ben fushate elektorale me te ardhmen e vendit dhe thua se nuk jane amerikanet ne kete loje por justifikohet me presidentin e vendit te tij dhe poshterisht aludon per kryeministrin e nje vendi te huaj qe eshte Shqiperia . Amerikanet do i tregojne trimerine ketij tartufi fallco si Berishoviceve e Nanomuteve e florireve te Skraparit .

  14. EJ says:

    Ramushi përpiqet për të mirën e Kosovës dhe ka mbështetjen e amerikanëve të cilët e bën Kosovën shtet, e do të jenë aty e jo vetëm derisa Serbia të dorëzohet.
    E që do të dorëzohet Serbia, këtë e di dhe pleshti te vreshti, se e ka kusht njohjen e Kosovës për të hyrë në BE.
    Sa për Thaçin e Ramën , për ta më shumë rëndësi kanë që të japin troje sa më shpejtë , të njihet Kosova nga Serbia dhe të gjithë ‘në një fund të lumtur’ të futemi në BE.
    Por historia tregon se Evropa gjithnjë na e ka pasur me të futur e na sheh si një vend të pazot … një vend fisesh mesjetare , të prapambetur e pa mbështetje nga ndonjë shtet I fuqishëm .Nuk ka asnjë garanci përse mos ta bëjë edhe nesër këtë gjë. Ata francezë e gjermanë që ishin para 106 vjetësh , ata janë edhe sot në mentalitet. Vetëm vitet ikin. Ata që hanin e pinin me Rusinë para 100 vjetësh ata hanë e pinë prapë sot me të, por sot kanë dhe presion nga Rusia për Kosovën ,tani që SHBA-ja dhe Britania po distancohen nga BE-ja.
    Vetëm SHBA-ja është shpresa e Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. BE-ja po shkrihet dhe aleanca të tjera do krijohen.

  15. periskopi says:

    Gjate Samitit ne Berlin, kohen e lire pjesmarresit e kane shfrytzuar edhe per Relaks.Ramushi si sportist kete periudhe e ka shfrytzuar ne Palester.Ajo qe nuk mbeti pa ra ne sy ishin muskujt e Ramushit kjo beri qe trajneri duke mos e njohur qe ky eshte burrshtetas (kryminister)a hezitim i ofron pune ne palester si ndimes trajner.Pasi mori vesh qe Ramushi nuk eshte ne cilsine e Truperojes por eshte Kryminister i Kosoves u ndi keq dhe i propozoi Ramushit qe te beje edhe nje skanim te trurit per te pare se si funksionon truri i nje njeriu kaq muskulator .
    Pas skanime te Kokes ata u tmerruan dhe ne panik informuan Kliniken universitare te berlinit ku Radioploget me te njohur menjehre u angazhuan per te shiquar kete fenomen se nuk arrinin dot ta kuptoni se pse nje njeri me kete fizikus truri i tij eshte i zbrazet dhe i pa ngarkuar,me funksion 12% jesa tjeter e zbrazet.Pasi mjekt Radiologe njoftuan organizatoret e Sanitit per gjendjen e Ramushit ku truri i tij nuk eshte i zbrazet dhe funksionon vetem kur mbeshtetet ne muskuj e kete aresye Ramushi ne vazhdimsi bashkebisedusit i kercnon memuskuj ose me kerkese eja e shofim kush eshte me i forte i rrezojme duart,thuhet se presideti i Frances Mackron eshte frikesuar dhe nuk ka guxuar ta pranoje takim me krymistrin e Kossoves. Kaosi i krijuar pas perhapjes se lajmit se muskujt t Kryministrit te kosoves nuk kontrollohen nga truri por ne menyre automatike funksionone oeganizatoret e Samitit u kujdesen ta pershpejtojne perfundimin e Samitit dhe kthimin sa me te shpejte te Ramushit ne atdhe,

  16. fatmiri says:

    Ky idioti vetem shqiptar nuk duhet te jete.

  17. K9 says:

    I nderuar zoti Ramush, shqipja jote aq e thjeshtë, aq naive por po aq fantastike, më ka shkaktuar sa humor por edhe aq simpati ndaj jush. Askush nga ne nuk e vë në dyshim ndershmërinë e aktit tënd për të vendosur taksën daj Serbisë. Mendoj që edhe Rama me Thaçin bëjnë teatrin e tyre, së bashku me ty, të ” me hir apo me pahir” apo ” shkopit dhe karrotës” siç thonë europianët. Fakti që ata flasin anglisht ty me këtë shqipe fantastike për të dëgjuar të tjerët, e konfirmon këtë. E shoh pozitive që në Berlin shkohet me më shumë se një qëndrim nga ana e shqiptarëve, pasi ja vështirëson të tjerëve llogaritë e tyre meskine dhe ju jep shqiptarëve më shumë fushë loje.
    Megjithatë uroj që ky muhabeti i taksës të mos kthehet në një goxhdë pas së cilës jemi ngulur ne shqiptarët. Taksa ndaj Serbisë ka vlerë vetëm për sa kohë na jep një avantazh strategjik, por në momentin kur e humb këtë avantazh duhet braktisur, sepse kthehet në një armë kundër vetë Kosovës. Sepse mendoj që problemi i Kosovës duhet parë në një këndvështrim strategjik të një beteje të madhe ku përfshihen shumë faktorë kompleks.
    Ashtu sikurse lufta nuk u fitua vetëm nga UÇKja bashkë me ushtrinë e këputur shqiptare të asaj kohe, por nga betejë e madhe ku arritëm të përfshijmë opinionin ndërkombëtar, Europën, Amerikën dhe NATOn edhe paqja dhe forcimi i Kosovës dhe jo vetëm i Kosovës por i çdo shteti të Ballkanit, sot varet nga të njëjtët faktorë kompleks.
    Është diplomaci, bixhoz ose shah siç i pëlqen t’a quajë Edvini. Nuk duhet humbur asnjëherë nga sytë objektivi kryesor strategjik për tu ngulur me kokëfortësi pas një gozhde.
    Mendoj se në këtë lojë nuk ka vend për tradhëtarë, patriotë ballkanas, gjobaxhinj, tekanjozë, mistrecë, kokë derra. Le t’ja lemë Serbisë këtë lloj mentaliteti, me të cilin humbi edhe aleatët shekullorë edhe surratin edhe luftën edhe Kosovën! Ne duhet të jemi një hap përpara të tjerëve, duke luajtur gjithmonë mirë letrat që na jep historia. Pra të kuptojmë në kohë kur mund të sakrifikojnë Asat nën mëngë për një avantazh më të madh. Në politikë dhe bixhoz nuk fiton gjithmonë ai që ka letrat më të mira, por ai që di të luaj me mjeshtëri letrat që i bien, pasi nuk e fokuson lojën vetëm tek letrat e veta, por tek strategjia dhe tek gabimet e mundshme të të tjerëve.
    Nuk duhet të harrojmë që jemi akoma shumë të dobët si komb dhe vendimet tona kurajoze të një anshme nuk arrijnë të na japin avantazhin që mund t’i jepnin dikujt tjetër. Jemi akoma të detyruar të përfshijmë me inteligjencë dhe diplomaci Europën e përçarë edhe Amerikën, nëse duam të arrijmë fitore strategjike në objektivat tona kombëtare.
    Pavarësisht një mijë problemeve dhe ngecjeve, çështja shqiptare sot është në avantazh të dukshëm historik. Mjafton të shohësh tavolinën e Berlinit, ku serbët nuk kanë as më shumë pushtet, as më shumë rëndësi, as më shumë zë dhe as më shumë prestigj se gjithë shqiptarët e ulur aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje