“Si i përdhunonte femrat me pistoletë në dorë ‘Toger Baba’ dhe fundi tragjik i grave që e kundërshtuan”

30 Prill 2019, 17:14Dossier TEMA

Së fundmi, gjithë ç’ka parë a dëgjuar nga bashkëvuajtës të tjerë, Tanush Kaso, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, e ka treguar në librin “Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën”.

Në tregimet e tij, kanë qenë gjithnjë torturat që u bëheshin femrave. Cilët ishin policët në qelitë e Hetuesisë, të cilët abuzonin mbi gratë dhe vajzat me dhunë fizike e përdhunime? Çnderimet me forcë nga kryepolicët dhe rastet e vdekjeve që u jepnin fund vuajtjeve pa motiv. Kaso u lind në Tiranë, në vitin 1934. Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në qytetin e Tiranës, shërbeu për disa vjet si arsimtar në fshatrat e kryeqytetit e të Peshkopisë.

Më 1961, teksa vazhdonte të punonte si arsimtar në fshatrat e Tiranës dhe ndiqte me korrespodencë Fakultetin e GjuhëLetërsisë në vitin e tretë, u arrestua “me akuzën e pjesëmarrjes në një grup armiqësor kundër pushtetit, që kishte si qëllim krijimin e një partie social-demokrate”.

Më 11 gusht 1962, me vendim nr. 113, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor “për tradhti ndaj atdheut” dhe “agjitacion e propagandë” dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Pas kryerjes së dënimit, u shtrëngua të punonte punë nga më të rëndat… Kjo është vetëm një pjesë e dëshmive të tij, nga më të rëndat.

PJESË NGA LIBRI

Në vitin 1945-1946, në Mirditë vepronin rreth pesëqind të arratisur antikomunistë, të ndarë në çeta të vogla. Kjo përbënte rrezik për regjimin e Tiranës, i cili e vuri si detyrë parësore zhdukjen e tyre me çdo mjet e mënyrë të mundshme.

U përzgjodhën elementët që do të vepronin atje, midis atyre që kishin dhënë prova të barbarisë së tyre mbi fshatarësinë e Jugut, veçanërisht mbi atë të lumit të Vlorës, të Kuçit e Bolenës, ku kishin ndeshur në qëndresën e armatosur të çetës së Lahe Nuros e të Izet Vrazhdos dhe ku kishin ushtruar një terror të paparë në historinë e atyre vendeve duke mos kursyer as pleqtë, gratë dhe foshnjat e djepit.

Një nga ato kafshë me fytyrë njeriu ishte edhe një i quajtur Hodo Habibi, nga fshati Kuç i Kurveleshit. Edhe pse pa kurrfarë tradite familjare dhe i pashkollë, për ‘meritën’ e barbarisë së treguar në reprezaljet komuniste, atij i kishin dhënë gradën ‘toger’ i Forcave të Ndjekjes dhe dyqind ushtarë nga pas.

U vetëquajt Toger Baba dhe kështu nisën ta thërrisnin të gjithë: vartësit, eprorët dhe populli. Të paktë ishin ata që e dinin se ai quhej Hodo Habibi dhe se ishte nga Kuçi i Kurveleshit. Kryekrimineli Mehmet Shehu i kishte dhënë të ngjashmit të vet kompetenca të plota dhe njëfarë ‘Carta Bianca”, që i lejonte të bënte çfarë të donte mbi ‘popullin armik’ të Mirditës katolike.

I dehur nga fuqia që i kishin dhënë, ai nisi veprimtarinë e tij në Mirditë, me fushatën e çar matimit. Urdhëroi që dyert e çdo shtëpie mirditore të liheshin hapur, ditën dhe natën, deri në një urdhër të dytë, mbasi do të ushtroheshin kontrolle të befasishme nga Forcat e Ndjekjes, për armë dhe për të arratisurit politikë. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë në Mirditë, që nga krijimi i saj.

Por, shpejt u pa se qëllimi i toger Hodos kishte qenë i dyfishtë: të kryente detyrën qeveritare dhe njëkohësisht të përmbushte epshet e tij shtazore, duke përdhunuar gra e vajza të pambrojtura. Bashkë me ‘trimat e tij’, ai grabiste edhe sende me vlerë, që ruheshin nëpër sepetet e shtëpive fisnike, të zotët e të cilave ishin pushkatuar ose ndodheshin në arrati.

Siç shkruan heroi i rezistencës antikomuniste, Nikoll Mëlyshi, në faqet 279-280, të librit të tij “Ngjarje Historike: ‘U kërcente grave në shtrat, për t’i shnderue me përdhunë, tue i friksue me kobure në dorë; u kishte marr ftyrën shumë femnave, por nuk guxonte as kurrkush me ba ankesa, se do t’i delte shpirti pre drunit të ‘Babajt’.

Kur delte drita, i mblidhte katundarët në nji shesh në qendër të katundit dhe i urdhnonte qi të bashin nji zjarr të madh me dru shumë e mandej i zhvishte popullin lakuriq dhe i lidhte të gjithë me konop dorë për dorë rreth e përqark atij zjarri dhe kapte drun dhe u binte shpinës, qi të afrohen zjarrit e të digjen.

Mandej, kur lodhej vet, i zgjidhte dy ose tre ma të fortit dhe iu jepte dajakun në dorë e i urdhëronte të silleshin ata mbi shokët e vet të lidhun duersh. Ndonjiher i zgjidhte të gjithë dhe i bante me forcë të sjellin me dru njani me tjetrin; dhe kur shifte se ndonjani nuk po e përdorte krejt fuqinë e drunit, atëherë Babaj atë njeri e shtronte përdhe dhe ia nxirrte shpirtin me dru.

E kur togeri kishte ba qejfin e tij me të rrafunat, e qi kur fillonte bora me akull, po kështu i zdeshte burrat dhe i detyronte të hyjshin në ujë të ftoftë të lumit Fan i Vogël. Ky barbar i popullit, kur hynte nëpër pyje, gjoja për ndjekje t’arratisunish, merrte me vete si udhëhekëse dy ose tri gra ma të mirat dhe mbasi i shkërdhente 10-15 ditë, i lironte gratë e shkreta dhe shkoshin në shtëpijat e tyne të turpnume dhe të laskaryueme e të levrozueme nga përdhunimi i toger Babës”.

FUNDI TRAGJIK I GRAVE QË KUNDËRSHTUAN TOGER BABËN

I pari i vendit, kryekomunisti Bardhok Biba, dhe komunistët e tjerë mirditorë, nuk reagonin fare, por i miratonin në heshtje veprimet antiligjore dhe çnjerëzore të Toger Babës me shokë. Këto çështje ata nuk i ngrinin as në mbledhjet e organizatës bazë të Partisë dhe as nuk i raportonin në Komunitetin Qendror. Ndërsa fshatarëve u kishte hyrë frika në palcë dhe nuk guxonin të hapnin gojën se i priste vdekja pa gjyq. Kështu ishin pushkatuar prej tij: Gjok Marka Ndreca, Marka Preng Zefi, Marka Ndrec Bajraktari, Ndue Nikoll Ndoka, Frrok Nikoll Ndoka e shumë të tjerë.

Vetëm gruaja e këtij të fundit mori guximin ta kundërshton te me fjalë të ashpra togerin e kuq, kur ai urdhëroi që ajo të zhvishej lakuriq përpara të gjithë të pranishmëve. Ajo e kërcënoi se do të shkonte në Tiranë dhe do ta raportonte tek Enver Hoxha. Emri i “Komandantit legjendar” e bëri të mendohet Toger Babën dhe e prapësoi urdhrin e dhënë. Mbasi bëri një mijë të zeza në krahinën e Fandit, në tetor të vitit 1946, ai me forcat e veta u shpërngul dhe shkoi në Bajrakun e Spaçit.

Sapo u vendos në Kodër të Spaçit, arrestoi të gjithë burrat e atij vendi, rreth dyzet vetë. I zhveshi lakuriq, i lidhi me litar dorë përdore dhe i nisi në këmbë për në katundin Mushtë të Bjeshkëve të Munellës që ishte tri orë larg. Aty, i futi në stallë lopësh me baltë e mbeturina, ku kaluan natën si të burgosur.

Të nesërmen i vuri përpara si bagëtinë dhe o çoi në katundin Kimëz, ku ishin grumbulluar edhe fshatarë të tjerë nga Gjegjani, Shkoza, Gojani etj. Mblodhi popullin, me burra e gra, dhe para të gjithëve rrahu rëndë priftin 65-vjeçar, Dom Nikoll Kimza, të cilin pastaj e nisi për në burgun e Shkodrës. Mandej urdhëroi që të zhvishej lakuriq gruaja e Preng Gjon Markut, Dila. Por meqenëse ajo kundërshtoi ashpërsisht, Togeri dha urdhër që të ndizej zjarr i madh dhe Dila të digjej me gjithë rroba. Ndërkohë, burri i saj, Prenga, mundi t’i zgjidhë duart dhe u largua me vrap në drejtim të maleve. Por, policët dhe ushtarët e Hodos e ndoqën dhe e vranë. Kjo ngjarje u përhap nëpër fshatrat përreth. Mbas disa ditëve, fjala i shkon edhe kushëririt të Prengës, Pal NIkoll Prendit, i cili ishte duke kryer studimet në Moskë, të Rusisë (rast i rrallë ky për mirditorët). Ai preket e zemërohet së tepërmi nga këto veprime kriminale. Kërkon disa ditë leje të kthehet në Tiranë, ku menjëherë i drejtohet udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe, të cilëve ua përshkruan atë që po ndodhte në Mirditë.

MASAT E KOÇI XOXES NDAJ HODO HABIBIT; NGA MIRDITORET TE ZADRIMORET

Masa e vetme që mori ministri i Punëve të Brendshme për bëmat e Hodo Habibit, ishte transferimi i tij nga Mirëdita në rrethin e Lezhës. Sapo u vendos në katundin Hajmel të Zadrimës, Toger Baba filloi zakonin e tij të vjetër. Ai mendoi se do ta kishte më të lehtë sesa në Mirditë, që të fuste në dorë zadrimoret e bukura. Por, ndofta nuk e dinte se shumë banorë të atyre fshatrave në Lezhës ishin shpërngulur shumë vjet më parë nga Mirëdita dhe i ruanin mirëfilli zakonet e tyre.

Ai zgjodhi si vendqëndrim të tij shtëpinë e Kol Simonit, një fshatar tridhjetëvjeçar, i cili nuk ishte përzierë kurrë në çështje politike. Por, ai kishte një motër të bukur, njëzetvjeçare, së cilës ia vuri syrin kafsha me emrin Hodo Habibi. Për të arritur lehtësisht qëllimin e tij, Togeri akuzoi vëllanë e saj se gjoja kishte pas strehuar të arratisurit.

E arrestoi atë dhe e mbajti të lidhur këmbë e duar në një dhomë të shtëpisë, duke ushtruar tortura mbi atë njeri krejtësisht të pafajshëm. Mbas dy ditësh e dy netësh dhune fizike e presionesh mbi Kolën, Toger Hodua arrestoi edhe të motrën e tij, Luçien, së cilës i propozoi që të kalonte disa net me të. Por, ajo nuk pranoi; edhe kur ai deshi ta përdhunonte, ajo reagoi fuqishëm. Nisi një kacafytje midis tyre. U gërvishtën e u gjakosën nga fytyra. U shqyen dhe u grisën edhe rrobat që ajo kishte veshur. Por, 20vjeçarja që luftonte për jetë a vdekje, i përmblodhi të gjitha forcat e saj dhe mundi të shkëputet nga thonjtë e asaj bishe të egër. Doli me vrap nga shtëpia dhe mundi të strehohet te të afërmit e saj, në pritje të zbardhjes së dritës, për t’u nisur drejt qytetit të Shkodrës.

TUK JAKOVA, SHPËTIMTARI I GRAVE NGA TOGER BABA

Toger Baba, i tërbuar nga zemërimi, urdhëroi katundin që ta dorëzonte Luçien brenda dy orëve, përndryshe do të pushkatonte vëllanë e saj. Katundi nuk e dorëzoi atë vajzë trime, e cila herët në agim, ashtu siç ishte, e rreckosur dhe e gjakosur, u nis për në Shkodër, ku kishin disa miq familjarë, ndër të cilët edhe Tuk Jakovën, asokohe funksionar i Partisë Komuniste. Toger Hodua nisi Kolë Simonin me ushtarët e tij gjoja për në burgun e Lezhës, po i porositi ata që ta vrisnin rrugës, me justifikimin sikur kishte dashur të arratisej. Dhe ashtu u bë. Fshatari i ndershëm dhe i patëkeq, Kolë Simoni, u pushkatua në të dalë të fshatit Hajmel, vetëm për tekat e Hodos.

Ndërkohë, Luçia, me të arritur në Shkodër, shkoi te shtëpia e Tuk Jakovës dhe ia tregoi me hollësi ngjarjen. Ai i dha një letër për t’ia dorëzuar Koçi Xoxes dhe ia pagoi paratë e udhëtimit deri në Tiranë. Koçi, me autoritetin e ministrit të Punëve të Brendshme, urdhëroi organet e hetuesisë dhe ato gjyqësore që ta ndiqnin pa vonesë këtë çështje.

Ato organe kishin në sirtarët e tyre edhe disa raporte të tjera të ardhura nga Mirdita dhe Lezha, nga persona të ndryshëm që ankoheshin për sjelljet mizore të togerit Hodo Habibi. Por, deri atëherë, ato sjellje kishin mbetur pa përgjigje. Tani ishte koha të hapeshin të gjitha përpara trupit gjykues. Mbasi u vërtetua plotësisht çështja, Gjykata e Shkodrës shkoi në vendin e ngjarjes, në Hajmel të Lezhës. Atje, në prani të popullit të mbledhur nga të gjitha katundet, u gjykua i pandehuri Hodo Habibi nga Kuçi i Kurveleshit dhe u dënua me vdekje e varje në litar.

Ndëshkimi shembullore i “Toger babës” u bë më së shumti për të gënjyer popullin, sikur gjoja ai kishte vepruar me kokën e tij dhe pa dijeninë e partisë, gjë që askush nuk mund ta besonte po edhe mbas vdekjes së tij, dhuna dhe masakrat komuniste në Mirditë vazhduan si më parë. Ato do të kulmonin në gushtin e vitit 1949, mbas vrasjes së sekretarit të partisë dhe deputetit të Mirditës, Bardhok Biba, nga Komiteti i Maleve.

Në Mirditë kishte edhe të tjerë si famëkeqi “Toger baba”, të ardhur nga jugu, por edhe vendës, siç do ta shohim më tej. Gjon Mark Ndoj, në librin e tij “Ndëshkimi i pafajësisë”, në faqet 130-131, tregon se si “Tre katër vjet ma vonë u njoftue nji mbledhje e rëndësishme…kishin ardhë shumë civilë oficera prej Tirane e drejtues të rretheve fqinjë. Nji arkivol i mbështjellë me nji cohë të kuqe ishte vendosë në nji vend të dukshëm. Kunora shifeshin pilë në nji makinë.

Mbasi u grumbulluan njerëzit, sekretari i parë foli i pari:-“Mblidhemi sot këtu për me nderue e me pohue krimin që u ba ndaj tij nga armiq të çdo ngjyre që ia duen të keqen partisë. I njoftun si Toger Baba, nji luftar trim…viktimë e shpifjeve të armikut të klasës e të Partisë. Toger Baba la nji emër të Nderuem në Mirditë, duke u ndeshë dhëmb për dhëmb me armiqtë…si një bir i denjë i partisë që ia don të mirën popullit…” Pra, komunistët u penduan që e ekzekutuan Hodo Habibin, një nga ushtarakët e tyre më aktivë, i cili kishte vepruar sipas udhëzimeve të partisë, të Enver Hoxhës e të Mehmet Shehut, prandaj e panë të nevojshme që mbas pak vjetësh ta rehabilitonin, edhe për të inkurajuar të ngjashmit e tij.(Panorama)

44 komente në ““Si i përdhunonte femrat me pistoletë në dorë ‘Toger Baba’ dhe fundi tragjik i grave që e kundërshtuan””

  1. capi.dhia says:

    Edhe rrenat Jane me Te besueshme se Sa fantazia e ngrehur mbi ndonje rast Te rastesishem. Per hajer dalcin.

    1. Dielli mbi Korab says:

      Grate mirditore ishin dhe jane burrnesha si Shote Galica dhe e mbrojten racen shqiptare per rreth 500 vite nga turqit.
      Mos publikone shkrime te tilla qe e poshtrojne ate krahin fisnikesh .Po te ishte e vertet se ai perdhunonte grate do kishte dale dikush dhe do e kishte djeg te gjalle.

      1. Hoxh Armandi says:

        Asgje e jashtezakonshme. Turkoshqiptaret vrasin per karikues celulari ose vrasin fatorino ler 2 mij lek. Eshte normale. Jetojme ne turkoshqiperi.

        1. Tangulaqis says:

          Lufra Civile ne Greqi 1945 – 1949 :
          1. te vrare 158.000 (158 mije)
          2. te shperngulur 1.000.000 (1 milion)
          Te fala sat’eme, Armandaq Pisoglendi!
          https://en.wikipedia.org/wiki/Greek_Civil_War

      2. kapiten daja says:

        Po pse nuk thoni ju ish te perndjekurit se qenkeni te gjithe femijet e Toger Babes dhe se grate,,motrat,vajzat tuaja paskan qene palluar me komunistet dhe asnje nga ju nuk qenka nga familje e ndershme?
        A ka me budallenj se ju qe mburreni se grate ua kane shkerdhyer komunistet?

    2. Toger Baba eshte pushkatuar nga pushteti i asaj kohe says:

      Toger Baba eshte denuar me vdekje nga qeveria e Enver Hoxhes per ndeshkimet pertej normes per personat e inkriminuar te asaj kohe. Behet fjale per bandat e diversanteve te hedhura nga Perendimi dhe Serbia per te destabilizuar Shqiperine. Bandat e armatosura kan ekryer krime shume te shemtuara dhe kane vrare Cucen e maleve si dhe Mesuesin e Popullit Bardhok Biba dhe shume te tjere. Toger Baba ishte ne ndjekje te ketyre bandave. Por ndeshkimi qe ai ju benjte diversanteve ishin te papranueshme per qeverine e asaj kohe dhe per kete Toger Baba u denua me vdekje.

    3. Django says:

      Komunistet race muti, njerezit e egjer nga getxhet e Skraparit, nder ta edhe te afermit e Xhufit u shquan si kriminele. Mbetje te barbareve mesjetare.

      1. Vdekje fashisteve says:

        Komunistet djemte me te mire, me trima dhe me te zgjuar te kombit!

    4. Zagora says:

      As te genjeni nuk dini o budallenj!
      Nuk kenji faj se trute u jane shplare komplet nga burgjet dhe internimet!
      Hallall plumbi,litari dhe burgu i socializmit!
      Ju keni qene dhe jeni armiqte e Shqiperise!

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    o Zot,nese keto jane te verteta,sunitet gjaxore nuk njohin limit,jane kafshe,perdhunimet e tyre nuk ndryshojne aspak nga paraardhesit e tyre turq ndaj arberesheve kristiane 500 vjt me pare……………..

    1. Mario says:

      Na lodhe me keto komente copy/paste. E morem vesh qe ke probleme identiteti dhe jeta jote eshte nje cope e madhe merde…..

    2. I. Storiani says:

      Ti qe gervish, provo te gervishesh nje grek nje here… te shohesh c’do dale.
      Ju (GREKET) u prete koken komandanteve tuaj GREKE qe luftuan nazizmin. Ja u vendoset koken ne shtylle si te ishit paraardhesit e ISIS,
      Nuk po permend c’u bete cameve, se ate s’i kishit tuajt.

  3. Lili says:

    Kjo qe ke shkruar,o i paturp,eshte nje genjeshterbe madhe.Shyqyr qe si lexon njeri ne Mirdite,se do te ta rregullonte qefi.S,ka guxue kush me prek grate fisnikebte Mirdites,s,ka guxue kush as nji fije floku me ua prekbe jo me paturpesisht,ti kete kercye ne shtrat.Cfare botoni ju te Temes.Ky eshte maskarallek,vulgaritet,poshtersi.Shume te meta kish sistemi,sebdi se cbehej burgjeve,por ne familjet fisnike te mirdites nuk ka guxue kush.Une qe ju shkruaj kam punuar 11 vjet ne Mjerdite.Keshtu e shqiptonin ata,por ato ishin trimeresha dhe do ta groposnin te gjalle nje maskara.

  4. Xha Braho says:

    Ci nxirrni keta fossile te intoksikuar ne palce qe na deshmojne “incontinencen psiqike”. Keta jetojne per mungese varresh. Me librat e ketyre sja vlen te fshish menderen. I paska njohur mire Enveri qe ju lerroi te katermbedhjetat. Shikoni shpifjet pa dogane te ketij plehu “kishin ushtruar terror te papare duke mos kursyer grate, pleqte dhe femijet”. Ku jane bere keto raprezalje o I perdhjerre nga trute?? Ne verren e sat eme? Prandaj ju erdhi hakut ai rregjim dhe prape skeni vene mend dhe kakarrisni si gjeli maje plehut. Yt sojshkerdhyer.

  5. Lili says:

    Me vjen turp,cfare lexova sot.Kam punuar ne Fan,jo Fand sic shkruan ai madkara per grate e Fanit.Felliqesire.

  6. Tz says:

    E bere popullin e mirdites dele fare more shkrimtar

  7. AM says:

    Pas pordheve komuniste pesedhjetevjecare tashti na duhet te degjojme pordhet antikomuniste per pesedhjete te tjera. Genje njeri e genje tjetri.

  8. Agimi says:

    Filluan pleqte e thartuar te tregojne perralla. Ik or kokrra e karrit plak matuf me keto genjeshtra idiote.

  9. Edi Durres says:

    Po per Tomy dhe Jerryn sna the gje…O vemje qe nuk jeni ne terezi dhe besoni akoma qe cdo budallallek me brire qe sajoni e ha populli. Po nuk jemi te gjithe adoleshente, e kemi jetuar komunizmin dhe e dime si ishte, po jo si doni ta shisni ju plehrat e burgjeve, ku 95% e te burgosurve qe sot shiten si politik ishin ordinere te rendomte.

  10. ALI ABDULLAI says:

    NUK E DI SE SA I PADITUR ESHTE KY ISH MESUES.
    NE CETAT E BRIGADAT PARTIZANE KISHTE DISIPLINE TE HEKURT KU DHE JANE PUSHKATUAR PARTIZANE QE BENIB DASHUT=RI PA E DEKLARUAR SE ISHIN TE FEJUAR E JO TE BENIN PERDHUNIME. KETO GJERA I BENIN KRIMINELET E ARATISUR NE MALE. JU E DINI FATIN E VAJZAVETE MIRDITES.
    KY NJERI ME DUKET SE KA SHRUAR KETE HISTORI DUKE NDRYSHUAR EMRAT E TE ARATISURVE E BAJRAKTAREVE E PRIFTERINJVE ME PARTIZANET E DALE NGA LUFTA QE PASTRUAN VENDIN NGA KETE KRIMINELE DHE KU KRIME TE TILLA ISHIN POTHUAJSE ZERO.
    I KERKOJ SHKRUESIT TE NA SJELLE FAKTE ME EMRA E MBIEMRA DHE JO TE SHKRYAJ FANTAZIRA. EMRA DHE MBIEMRA KANE VAJZAT E MIRDITES QE U MASAKRUAN NGA KETA BANDITE DHE QE E VETMJA GJE QE ATO BENE DONIN ZVILLIMIN E MIRDITES

  11. shqip says:

    Vetem nje analfabet funksional mund ta tregoje nje paçavure te tille . Dhe ti o njeri prite 30 vjete te tregosh per bemat e toger babos a xhaxhos . O debil ! Maloket te vrasin vetem se i pe shtrember macen . Po si nuk doli nje person ta vriste kete Hodon e tmerrshem ? Ah i mjeri ti qe i more kestet e burgut , tani i fut dhe nje liber me Hado a me Hodo , dhe do te vari nje dekorate Agron Tuhafi . Po s’na e shpjegove mor ti njeri , si ka mundesi qe keto masakra seks nuk u bene fjala vjen ne Vicidol , , Has , Bulqize , a diku ne ndonje cep te Pukes ? As qe e ve ne dyshim qe ka patur ndonje rast sporadik abuzimi . Po jo qe toger leshi nxorri pallen , dhe gjithe grate e mirdites pollen nga nje Hodo Kopil . Shko mor pervers se eshte turp . Nuk e di si nuk te rrahin ata Mirditoret qe i nxjerr sikur kane qene prej kashte e jo prej gjaku . Po me gjithe keto qe shkruan , do ta kishin vrare ne mes Tiranes ate “babon” . Dhe ti flet per nje periudhe historike qe kishte shume arsye qe kjo te mos ndodhte . E para , ne ate periudhe kanuni bente kerdine edhe ” mbi pulat ” , e jo me mbi Hodo fshatarin . Dhe e dyta , do gjendej nje bir a nip , a farefis e çfaredo qe do e çonte toger leshin ne te semes . Tani ti librin e botove . Leket i more . Le ta vere Tufa apo Dervishi ne biblioteke e te deomunistifikojne Shqiperine me banalitete perversesh . Kot e ke o Kaso , s’e ndihmon dot Saliun . Nuk i duhen me vota se ka dale ne rruge .

  12. Shvejk says:

    Ju te Temes, i verifikoni me fakte ato qe botoni, apo jeni kthyer ne zyre poste? Kjo nuk eshte gazetari, eshte ngjallje e urrejtjes mes veriut dhe jugut. Detyra juaj si gazetare eshte ti verifikoni faktet nga dy apo me shume burime, ti tregoni ne artikull faktet me data dhe dokumenta.Perndryshe nuk jeni gazetare por bashkpuntore ne shpfje.

  13. Vertino says:

    O Mero po pse botoni idjotlliqe te tilla nga njeres trushkulur qe shkruajne e nxijne gjithcka per te kaluaren komuste?Mos e ulni nivelin e gazetes kaq poshte.ka te tjera probleme qe duhen pasqyruar ne media.tung nga ??.

  14. ann says:

    TIi nuk meriton te lexohesh dhe besohesh bastard, te gjitha keto kane arsye politike dhe objektiv te caktuar por ne sjemi dele si mendon dhe shprehesh ti per popullin e MIRDITES .pleher kombi

  15. Drini says:

    Ato robt ku ti kesh o mashtrues ordiner. Kush i vrau vajzat ne Merdite se deshin shkolle e kush qahet. Ju qifsha ato robt mashtruesa te degjeneruar.

  16. plaku says:

    Ngjarje që ështe stërholluar dhe shtrëmbëruar sipas qejfit të personit që shkruan
    1- Mbiemri i personit në fjalë është Fejzo ,
    2-i ka qënë partizan dhe trim i marrë
    3-Është e vërtetë që ka ekzekutuar njerëz pa gjyq ,por jo popull në radhë ,por diversantë dhe mbështetës të tyre ,
    4-Nuk kam dëgjuar asnjëherë se ka pas qënë përdhunues femrash
    5- E shoqja e tij është ekzekutuar gjat luftës nga gjermanët ,dhe ka lënë jetimë dy djem të toger BabesKur e shoqja e tij është ekzekutuar është gjetur me djalin e vet që pinte ende gjoks në nënën e vdekur ,Ata u rritën në shtëpinë e fëmijës
    6-Toger Babe u dënua me varje më gjyq dhe nuk u mbrojt ,Koçi Xoxe ka mbajtur përgjegjësi si ish ministër i brëndshëm i kohës ,po kështu edhe Mehmet Shehu
    7-Toger Babe është përmëndur si tmerri i bandave të diversantëve dhe mbështetësve të tyre ,Tregohej se për t’i tmerruar mbështetësit e bandave diversante ,personave që kapte si strehues dhe mbështetës të tyre , me lëndë shpërthyese ,duke përdorur paditurinë e tyre lidhur me lëndët shpërthyese ,duke shfrytëzuar edhe besimin e verbër tek zoti e quante dënim nga zoti mënyrën e vrasjes me dinamit , Ai duke e deklaruar para popullit të zonës se edhe zoti i dënon bashkpuntorët kundër regjimit të asaj kohe bënte krime të tilla
    8-Bashkshortja e tij është dëshmore e luftës

    1. i interesuar says:

      Kisha nje pyetje per piken 7: kur thoni “tmerri I diversanteve dhe mbeshtetesve te tyre”, kush I caktonte se kush ishin “mbeshtetesit e tyre” dhe si eshte provuar kjo per ata njerez qe jane quajtur te tille? Se qe eshte bere terror ne Mirdite ne kohen e Mehmet Shehut kjo ska te diskutuar, pasi ishte e vetmja menyre te perulte krahinen. Djegia me zjarr apo me shperthim dinamiti I njerezve eshte krim dhe ketu duket se Ju mbeshtesni histori shkruesin edhe pse jo pike per pike.
      Do ta vleresoja pergjigjen tuaj….

      1. pthuuuuuuu says:

        Pse mor piseveng, ishte dhe eshte e veshtire ta dije se kush ishin mbeshtetesit e bandave kriminale te Gjon Markagjonit? Apo je shkerdhate ti dhe nuk e di qe je bir kurve ?

  17. ceni boston says:

    Ja qe Partia Komuniste e denoi me vdekje baben, kjo tregon se nuk ishte vija e parties perdhunumi dhe vrasja pa faj! Kete po na e thoni nepermjet shkrimit. Kokra te tilla ka kudo! Po Saliu sa vete ka urdheruar per te vrare? Na thoni? Cfare po e gjen ? Asgje! Pra nuk po ndershkohet as ai as kriminele te tjere qe juve I dini si edhe une!

    1. albert says:

      Po pas pak vjetesh idioti toger u rehabilitua. Duket qe partia u pendua per pushkatimin e komunistit idiot Toger Baba.

  18. Sit back and relaks■●▪ says:

    behet fjale per 75 vjet perpara, tani sa vjec jeni ju komentuesit kompetente, 100 vjec?!!! Edhe ushtria kuqe kur hyri ne berlin perdhunoi ne mase per te shtypur krenarine e gjermaneve, eshte metode e njohur per te nenshtruar popullsite rebele, serbet bene te njejten gje me kosovaret, ndryshimi ne shqiperi eshte qe ja beri shqiptari shqiptarit, dhe me egersine me te madhe…

  19. Pedagogu says:

    A e dini se sa vajza studente jane perdhunuar kafsherisht nga falangat e S Berishes dhe A Hajdarit, ne vitet 1992 deri ne 1996? “Du me ba dashni me ty” thoshte tropojani, tani oficer i FNSH, me pare bari dhish. “Jane demokrat te shkelqyyyr” thoshte kryebariu tribal, ish president i vendit ne ato kohera.

  20. Pajamehu says:

    Hodo Habibi (toger “Baba”) vërtet ka kryer krime dhe për to u dënua me vdekje. Por a e dini, të dashur komentues, se grua e Hodos e vranë gjermanët në shkurt 1944, gjatë Operacionin Operacionin e dimrit. Ishte duke u ngjitur në mal me djalin njëvjeçar, Canen, në duar. Kuçjotët e kanë gjetur në borë fëmijën në gjirin e nënës së vdekur. Cane Fejzaj quhet, ka qenë mësues matematike në Vlorë dhe Fier. Nëse rron, është 77 vjeç. Pra, historia ka dy anë. Gjermanët që vranë të pafajshëm, nuk i dënoi komanda gjermane; as ballistët që vranë të pafajshëm, nuk u dënuan nga komanda e Ballit. Kurse toger Baba u ekzekutua nga shteti për krimet e tij. Shihni sa i madh është ndryshimi!

  21. Vezhguesi says:

    Po edhe Lahe Nuren doni te rehabilitoni?
    Kulmi.
    Nje epizod:
    Lahe Nuria ishte ne krye te reaksionit ne Gjirokaster kur fashistet kapen dy aktiviste te shquara kunder fashizmit, vajza te reja, Bule Naipin e persefoni Kokedhimen.
    Si i toruruan ne burg , nje mengjes heret, ora 5, ato te dyja u varren te rrapi ne sheshin e qytetit. Gjirokastritet qe nxitonin ne hallet e tyre ne mengjes u lemerisen nga pamja makabre e dy trupave te njome qe lekundeshin ne deget e rrapit. Ca te tjere kokeulur, nxitonin te hypnin ne autobuzin e linjes qe do nisej pas pak per Tirane. Vjen Lahe Nuria i ngrehosur e i flet me ze te larte nje udhetari X qe ishte duke hypur ne autobus e qe Lahia e njifte, “O filan…, Kur te vesh ne Tirane thuaji ministrit, Zotit Mustafa Kruja , qe Lahe Nuria i vari dy komunistet me doren e tij. Degjove? Mos harro”
    Po Lejla Malon, qe e nguli ne hu ne mes te Delvines? Apo ishte komuniste ajo dhe rrjedhimisht ishte kriminele sipas librit.
    Si eshte e mundur te rehabilitohet ay monster!

    1. Nik says:

      Zotèria Vèzhgues njè pyetje kam pèr ju ,mos imito artikullshkruesin dhe mos pèrgjithèso ngjarjet se pèrshmb B,Naipin dhe P,Kokèdhimèn i arrestuan fashistèt por çfar ç’lidhje ka me L,Nuron?jemi kundèr reabilitimit tè mostrave tè kuqe apo tè zeza ,nqse vèrtet i paska bèr kèto krime pèrse nuk èshtè folur kurr mbas çlirimit?Personi qè ofendoj Lahe Nuron pèr tè hyr nè parti dhe ti bashkohej partizanève ishte xheloz ndaj L,Nuros dhe mendoj se qysh nè luftèn partizane filloj lufta e klasave po i njèjti njeri qè largoj L,Nuron nga partizanèt pèshtyti edhe mbi njè kushèririn e tij tè largèt i varfèri u arrestua nga italianèt dhe bèri 9 muaj bugè politkè nè Durrès sepse hodhi trakte natèn,pagoj flori babai i vet atèhere Minis e Brèndshm M,Libohova pèrr ta liruar.Historia nuk mbaron kètu,personi i arrestuar nga italianèt nè kohèn e komunizmit nuk e mori pensionin e luftès sepse ish partizani dhe komunisti shkoj dhe pèshtyhu duke folur keq e keqja ishte se veçse bèri 9 muaj burg fashist i ra dhe vllai dèshmor nè qèndèr tè vlorès(Sjegojm:Njè vèlla bije dèshmor nga plumbat fashist mbas krahève kurse vèllai 9 muaj burg politik nè Durrès i mohojn pension e luftès)vetèm nga injoranca xhelozia e njè idioti me 5 klasè shkollè me tesèr partije vendosi pèr fatin e kètij njeriu por edhe tè Lahe Nuros prandaj z,Vèzhgues èshtè mir tè shkruhen me fakte emra tè bazuara nè themel tè drejtèsis .

      1. Vezhguesi says:

        Lejla Malua u vra ne Delvine ne luftime. Lahe Nurua I shkoi kufomes nje hu nga poshte dhe e ekspozoi ne qender te qytetit.
        Si thua ti Nick, a ka kafsheri me te madhe se sa ta torturosh kufomen ne kete menyre? Vetem nje shpirt djallezor e ben kete.
        Sa per ate qe thua se Lahes iu mohua futja ne parti, qe une s’e di, po le ta quajme te vertete. C’deshi Lahia qe u be me italianet? Po te permend nje thenie te popullit: “Per inat te sime vjehre po shkoj te fle me millonane” qe ti e di.

  22. Ivan i madh says:

    Mero po pak ke shkrojtur pse se shkruan gjithe librin që ti ritesh vlerat felliqesirave te kombit. Po sipas ketij artikellshkruesit mos duhet ti prisnin me lule banditet dhe bandat e diversante e që furnizoheshinnga qarqet antishqipetare sllavoserbe ne lufte kunder atdheut te shqiptareve. Me sa duket dhe ty Mero te vine per shtat trillimet e ketij që dhe vete je i sigurte që sjane te verteta se shqiptari per nder te vriste vetem po te ta desh qefi. Prandaj mjaft me keto idiotesi te tipit Tufa, Kapllani e pisash se po peshtiros gazeten Tema. Se je kethyer ne 55 e Fari Balliut ai i financuar nga kriminel Berisha ti nga neoballisti Rama per te luftuar ata që cliruan dhe ngritjen shtetin moder shqipetar.

  23. Jovan bregu says:

    Ke nevoj te vizitohesh ne Elbasan apo ne Vlore, ka spitale te mira. Kush aprovon keto shkrime, ka nevoj per psikolog.

  24. Nik says:

    Pèr Lahe Nuron thonè se ishte burrè me tre rrr ,bèri fjal me njè pèrfaqsues partije nè fshatè (dihet dhe emri cili ishte nga ) i cili e preku nè dinjitet dhe Lahe nga inati krijoj njè çetè me Bolenas pa u bashkuar me partizanèt , kurrè asnjèher nuk vendosi dorè ose tè ushtronte dhunè ndaj fshatarève tè tij qofshin kèta komunist apo ballist.Pèr Lahen tregojn tè moshuarit se ishte i besès dhe i dashur me bashkèfshatarèt e tij
    Zotèria nè pèrshkrimet e veta besoj se e ka ekzagjeruar pakè me pèrdhunimet nè Mirditè edhe pse ky injoranti nga kuçi e paska merituar pushkatimin.

  25. Vlesh says:

    C a ti thuash! Te vjen keq cfare i ka bere burgu dhe mosha!
    Por mesa dime EH ne kohen e luftes i prisnin koqet partizaneve e partizankave po te vertetoheshin fjalet qe mund te perhapeshin per gili vili!
    E veshtire per tu besuar! Kam pershtypje qe ke perdorur njerez qe nuk jetojne, se vallahii bilahi do ti kishin pre koqet!

  26. Nik says:

    Zotèria Vèzhgues njè pyetje kam pèr ju ,mos imito artikullshkruesin dhe mos pèrgjithèso ngjarjet se pèrshmb B,Naipin dhe P,Kokèdhimèn i arrestuan fashistèt por çfar ç’lidhje ka me L,Nuron?Jemi kundèr reabilitimit tè mostrave tè kuqe apo tè zeza ,nqse vèrtet i paska bèr kèto krime pèrse nuk èshtè folur kurr mbas çlirimit?Personi qè ofendoj Lahe Nuron pèr tè hyr nè parti dhe ti bashkohej partizanève ishte xheloz ndaj L,Nuros dhe mendoj se qysh nè luftèn partizane filloj lufta e klasave po i njèjti njeri qè largoj L,Nuron nga partizanèt pèshtyti edhe mbi njè kushèririn e tij tè largèt i varfèri u arrestua nga italianèt dhe bèri 9 muaj burgè politkè nè Durrès sepse hodhi trakte antifashiste natèn,pagoj flori babai i vet atèhere Minis e Brèndshm ishte M,Libohova pèr ta liruar.Historia nuk mbaron kètu,personi i arrestuar nga italianèt nè kohèn e komunizmit nuk e mori pensionin e luftès sepse ish partizani dhe komunisti shkoj dhe pèshtyhu nè Komitetin Ekzektutiv duke folur keq dhe ekeqja ishte se veçse bèri 9 muaj burg fashist i ra dhe vllai dèshmor nè qèndèr tè vlorès(Spjegojm:Njè vèlla bije dèshmor nga plumbat fashist mbas krahève kurse vèllai kryejti 9 muaj burg politik nè Durrès por i mohojn pension e luftès)vetèm nga injoranca xhelozia e njè idioti me 5 klasè shkollè me tesèr partije vendosi pèr fatin e kètij njeriu por edhe tè Lahe Nuros prandaj z,Vèzhgues èshtè mir tè shkruhen me fakte emra tè bazuara nè tè dhèna tè sigurta me dèshmitar.

  27. era! says:

    Ky qe shkruan artikullin eshte nje mashtrues e bandit qe s’e ka shokun Dibra ja njeh mire bemat e surratin e mutit qe ka Ne hale do te perfundojne te gjithe mutrat si ky Nuk kane patur as do te kene te ardhme zagaret e tradhetaret ne vendin tone.

  28. Kritiku says:

    Po të ishte lexuar me vemendje shkrimi, nuk do kishte pasur kaq shumë keqkuptime dhe shfrime deri në banalitetet. Së pari duhet kuptuar se nuk është autori i shkrimit, ai që tregon për bëmat e “Toger Babës” në Mirditë, por një mirditor shumë i njohuar nga ata që e njohin sadopak historinë e atyre viteve në Mirditë. Ai që ka treguar ato ngjarje quhet Nikoll Mëlyshi dhe është bash babai i Pal Mëlyshit. Pra, babë e bir në kahe krejt të kundërta: Nikolla një nga krerët e “Komitetit të Maleve” dhe Pal Mëlyshi, “heroi i popullit”, që luftoi kundër babait dhe shokëve të tij të arratisur politikë kundër regjimit komunist. Nikolla, mbas një qëndrese në malet e Mirditës, mundi të kalojë kufirin dhe shkoi në SHBA, ku ka jetuar deri sa vdiq. Ka ardhur edhe në Shqipëri mbas vitit 1991. Në SHBA ka shkruar librin me kujtime me titullin “Ngjarje Historike”, i cili gjendet edhe në Bibliotekën Kombëtare. Mbi atë libër është bazuar kryesisht autori i këtij shkrimi për “Toger Babën”, duke cituar fjalë për fjalë ato që ka shkruar Nikoll Mëlyshi, pa shtuar asgjë nga vetja e tij. Edhe sot po të shkojsh në Mirditë, çdo banor i asaj treve mund të tregojë me dy fjalë për krimet e “Toger Babës. Atë nuk e vari më kot regjimi i asaj kohe. Rehabilitimi i tij më pas, është çështje tjetër. Pra, ashtu ishte koha, ashtu ka ndodhur dhe nuk ka trillime. Mirditori i njhou Nikoll Mëlyshi, ka qenë i detyruar të thotë të vërtetën e hidhur për Mirditën.

  29. Realisti says:

    Për ata që duan të kuptojnë drejt , pa paragjykime e ofendime, sqarojmë se ky shkrim është bazuar kryesisht mbi librin e mirditorit Nikoll Mëlyshi, me titullin “Ngjarje Historike”, botuar në SHBA e që gjendet edhe në Bibliotekën Kombëtare. Gjithashtu është bazuar edhe mbi disa dëshmitarë okularë mirditorë. Pra, nuk janë krijime nga fantazia e një ish-mësuesi. Ata që marrin vesh sadopak nga shrimet, mund ta shohin se i gjithë tregimi i Nikoll Mëlyshit për “Toger Babën”, është brenda thonjëzave dhe në dialektin e tij, pa ndryshuar asnjë germë. Por, për ata që nuk e dinë, duhet ta themi se Nikoll Mëlyshi, një ndër krerët e “Komitetit të Maleve”, që gruponte të arratisurit politikë antikomunistë, ishte babai i “Heroit të Popullit” dhe të infiltruarit të Sigurimit të Shtetit, Pal Mëlyshit. Ata, babë e bir, ishin në pozicione të kundërta politike dhe luftarake.
    Mbas një qëndrese të gjatë ndër male, babai i Palit mundi të kalojë jashtë shtetit dhe u vendos në SHBA, ku jetoi deri sa vdiq në moshë madhore, mbi 90 vjeç. Mbas vitit 1990 ka ardhur për vizitë edhe në Shqipëri. Atij i është dashur të thotë disa të vërteta të hidhura për Mirditën, kur ka folur për sjelljen e Hodo Habibit, i mbiquajtur “Toger Baba”. Po ashtu ka ndodhur. Prandaj edhe regjimi i asaj kohe u detyrua ta dënonte me varje në litar. Më pas, po ai regjim që e dënoi, edhe e rehabilitoi, për arsyet e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje