Kur liderë e diktatorë lënë shenjë në skenën globale, ndonjëherë është vështirë të imagjinohen se si ata kanë qenë kur ishin në moshë të re.
“The Independent” ka publikuar 23 foto të vjetra të liderëve të kaluar dhe aktual për të dhënë deri diku një ide se si ishin ata dikur.
Nga Hitleri, te Merkel, apo kryeministri aktual i Kanadasë, në fotogaleri do të gjeni figurat më të mëdha të shekullit të XX dhe XXI.
Ish-presidenti amerikan George W. Bush në Gardën Kombëtare të Teksasit nga 1968 në 1973
Mahatma Gandhi, me vëllain e tij Laxmidas në vitin 1886
Nicolae Ceausescu, ish-kreu i Partisë Komuniste të Rumanisë, 16-vjeçar, në vitin 1934
Ish-presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt me një hark dhe shigjetë, rreth vitit 1890
Presidenti amerikan Barack Obama me gjyshërit e tij, në Nju Jork në vitin 1980
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në vitin 1986, kur ai ishte ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara
Hugo Chavez, duke ecur me oficerët e inteligjencës ushtarake pasi u arrestua për tentativë grushti shteti në vitin 1992
Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, në një foto me familjen e saj. Aktualisht, Senati i ka pezulluar kompetencat deri ne 6 muaj
Ish presidenti amerikan, Bill Clinton mbi një kalë pranë shtëpisë së tij të fëmijërisë në Arkansas
Mbretëresha Elizabeth II, me motrën e saj, Margaret
Diktatori Adolf Hitler, fëmijë
Aung San Suu Kyi, këshilltare e Mijanmarit, 6-vjeçare në vitin 1951. Ajo mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991
Benito Musolinit pas arrestimit të tij nga policia zvicerane në vitin 1903
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, si fëmijë, u largua me familjen e tij në 1956
Kryeministri italian, Matteo Renzi në fillim të viteve 1990, në moshën 19 vjeçare
Justin Trudeau, 8 vjeç, aktualisht kryeministër i Kanadasë, ushqen pëllumbat me babain e tij në Venedik në vitin 1988, së bashku me babanë e tij Pierre Trudeau, ish-kryeministër i Kanadasë
Joseph Stalin në vitin 1902, i cili më vonë u bë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik.
Presidenti rus, Vladimir Putin, në vitin 1950
Po V Putin, eshte lindur me 1952,çne qe ka dale ne foto ne vitin 1950!? Futja kot Shqiperi hesapi.