Kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja, me hotel personal në Pogradec

1 Maj 2019, 21:38Sociale TEMA

Top Story vizitoi qytetin e Pogradecit për të parë nga afër godinën e ish-Kampit të Punëtorëve. Ajo ndodhet shumë afër me vilat qeveritare buzë liqenit të Ohrit.

Çdokush që kalon për një shëtitije buzë liqenit e shikon këtë godinë që sot funksionon si hotel. Ajo çka na bën përshtypje është emri i hotelit. Ai quhet “Hotel Kalaja”. Asgjëkundi, aty rrotull, nuk ndodhet ndonjë kala e vjetër. Por përse vallë ky biznes mban këtë emër?

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Hoteli mban emrin e Kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, zotit Gëzim Kalaja. Që kjo pronë i është dhënë sindikatave me dekret presidencial tashmë e kemi thënë që në fillim të këtij emisioni.

Por, përse hoteli duhet të mbajë emrin e kryetarit të sindikatës?! Përse të mos quhej “Hotel Sindikalisti” ose “Hotel Punëtori”?

Për një verifikim më të hollësishëm ne bëmë disa kërkime të shpejta. Gjetjet ishin mjaft interesante. Së pari, iu referuam inventarit që ka bërë në vitin 2010 qeveria Berisha.

Aty thuhet se pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Kampin e Punëtorëve (Pallati 1) Pogradec, u konstatua se ndërtesa është ekzistuese, është restauruar dhe funksionon aktualisht si Hotel “KALAJA”.

Më pas, ne iu referuam të dhënave në QKR për të parë se kujt i përket sot kjo pronë. Zbuluam se “Hotel Kalaja” menaxhohet nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “I.H. KALAJA and kompani”. Numri i niptit, K 93/30/32/01/A. Data e themelimit, 03/06/2009.

Emrin e kësaj shoqëria e kuptojmë më mirë kur shohim se cilët janë administruesit dhe ortakët që bëjnë pjesë në të.

Inicialet I/H në fakt i përkasin shtetasit Ilir Hoxha. Ai është edhe administrator i këtij hoteli dhe zotëron 80% të aksioneve.

Ortaku tjetër është Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë që ka 20 % të aksioneve.

Pra, ky hotel menaxhohet nga një sindikatë në ortakëri me një biznes privat. Një situatë qesharake. Një absurd që ndodh vetëm në Shqipëri. Sindikata në vend që të bëhet palë me puntorët bëhet palë me biznesin.

Top Story arriti të sigurojë një kopje të statutit të themelimit të kompanisë I/H KALAJA. Ajo është themeluar nga ortaku Ilir Hoxha dhe Sindikata e minatorëve e përfaqësuar nga Zoti Gëzim Kalaja. Pra në thelb pas gjithë këtyre termave juridikë fshihen dy persona që përfitojnë nga ky biznes, Gëzim Kalaja dhe Ilir Hoxha. Ky i fundit është një biznesmen nga Elbasani. I njohur për investimet në fushën e hotelerisë.

Pra kryetari i sindikatës Zoti Kalaja, në këtë rast ka vepruar ndryshe nga shumë objektë të tjera që i ka dhënë me qira. Këtu ai është bërë vetë aksioner. Dhe si qershia mbi torte, i vendos hotelit emrin e tij.

“Ky është hoteli i Gëzim Kalasë. Ka qenë kampi i punëtorëve. Sindikatat kanë vjedhur pronat e punëtorëve”, thonë banorët përreth.

18 komente në “Kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja, me hotel personal në Pogradec”

  1. Psevetem kete ka ky gomari me 7 vjecare gezim kalaja.
    Te gjith kampet e puntoreve i ka ky idioti qe shpalli saliun si sindikalisti i botes shpellare

  2. Gano says:

    Minatori Kalaja nga vjedhja e pulave ka shkuar te vjedhja e hoteleve.Goxha arrijtje.Me ate pusht duhet te merret prokuroria.

  3. birce says:

    KESHTU ESHTE KUR ANKOHESHT NGA BASHKIMET PROFESIONALE…..
    SINDIKATAT E TE GJITHE KRAHEVE JANE ME BAZE KRIMINALE MBUSHUR ME HAJDUTE.

    1. Rromes says:

      Ne itali sidklistet mezi nxierin buken e gojes ne Shqiperi behen te pastura turp.

    2. Rromes says:

      Ne itali sidklistet mezi nxierin buken e gojes ne Shqiperi behen te pastura turp.

  4. Denis says:

    Kjo seshte gje fare por shoku dhe Sindikalisti tjeter Valer Xeka qe jeton ne Bordeaux France Azil politik dhe me prona Gjigande
    Dhe kush nuk flet

  5. operacioni zjarri says:

    Po normal kur ekziston nje shtet kurve si ky i joni. Sindikatat i kane marre pronat me nje dekret te presidentit i cili nuk hyri asnjehere ne fuqi. D.m.th nuk ka asnje akt ligjor qe sinfikatat te marrin pronat.

  6. Blanco says:

    Jeni qe jeni, meqe e paskeni bere gjithe kete hetim, cojeni ne prokurori. Apo nuk beni ju gjwra te tilla, sepse i perdorni artikujt si shantazh qe t’ju japin ndonje bakshish qe mos te permendni me kete histori…

  7. O shqiptar ku jeni more derzinje ngrehuni dhe permbysni klasat perbindeshe qe kane vjedhur dhe po pasurohen dhe nuk pyesin per asnje, jane ngritur ballistat dhe zogistat dhe shpellaret,diversantat e veriut dhe duan te pushtojne shqiperine,O mjera shqiperi pse rri ne tepesi dhe kusi,jane terbuar tropojanet,me te liq nuk bene vaki,katundar dhe shpellar protestojne dite per dite nga Tropoja ne Miredite.

  8. Curro Jimenes says:

    E njejta menyre vjedhje eshte bere edhe ne kampin e puntoreve ne Durres.

  9. Bobi says:

    E po keta jashprrndain te ardhurat popullit

  10. Bobi says:

    Keta duhen denu edhe sekuestru , pronat

  11. Gani says:

    Dhe I biri, eshte ai mender “shoqeria civile ” qe del rrugeve she pellet si gomar… ketu nuk ka dhe nuk do te kete shtet dhe keto fytyra prej 30 vjetesh bejne qejf.

  12. Paloka says:

    Plaseni ne burg hajdutin.
    Ai nuk perfaqeson minaroret.
    Ka 30 vjet qe vjedh

  13. 19 says:

    po pse se coni ne prekurori kte kurve po i beni rreklame

  14. Maloku says:

    PU PU PU GZIM KALAJA KOKRA E HAJVANIT NDOR KUJT RANE SINDIKATAT DHE SHQIPERIA KUR KY QE SMUSH PO TE TJERET.

  15. prisni sa te vij lulushja qe do ja mare te gjitha paret oligarkeve dhe hajduteve dhe do ja shperndaj popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje