ANALIZA: Arbitrat e javës 31, në këndvështrimin e ish arbitrit të FIFA-s Arsen Hoxha!

2 Maj 2019, 16:48Sport TEMA
ANALIZA: Arbitrat e javës 31, në këndvështrimin e ish

a- 11 metersha te pa dhene.

– Ne ndeshjen Kukesi-Teuta, ne minuten  75 sulmuesi  26 i Kukesit avancon me top ne drejtim te portes. Me pas fillon te spostohet ne krahe te djathte, por  mbrojtesi i Teutes e pengon levizjen e tij.  Zenia e rruges nuk mund te konsiderohet si nje lufte trup me trup sepse topi ishte ne zotrim te lojtarit sulmues dhe aspak ne mundesi luajtje nga lojtari mbrojtes. Pra kemi te bejme me nje 11 metersh te paster  ne favor  te sulmuesit kukesian. ( Shiko fotot 1-2-3-4 dhe 5).

– Ne minuten 84, po ne ndeshjen Kukesi-Teuta sulmuesi nr.8 i Teutes me topin ne zotrim tenton te leviz djathtas, por fillimisht me doren e majte mbrojtesi Kukesian tenton te pengoje levizjen e sulmuesit, por ne pa mundesi per ta penguar ate perdor fillimisht parakrahun e dores se djathte duke shkuar ne perdorimin me force te brylit te tij deri sa e rezon ate ne toke. Kemi te bejme me nje 11 metersh te paster dhe minimumi nje kartel te verdhe. (Shiko fotot 5-6-7- 8 dhe 9)

b-   11 metershi i akorduar nga arbitri Kridens Meta ne ndeshjen Luftetari- Tirana eshte nje vendim i drejte dhe profesinal.   

Ne nje moment kur topi rikthehet nga vija fundore, sulmuesi tiranas deperton ne thellesi te portes, per ta zotruar ate. Mbrojtesi gjirokastrit, tashme i ndodhur prapa tij dhe ne pamundesi per te larguar topin perdor doren e djathe duke e shtyre sulmuesin deri sa e rezon ate ne toke.  Vendimi eshte shume i drejte. Nuk ka aspak rendesi  se sa e madhe apo e vogel eshte nje shtytje apo pengim, e rendesishme eshte nese ajo luajti rol apo jo ne pengimin e lojtarit sulmues per te realizuar misionin e tij.  (Foto 10-11-12 dhe 13)

-Ekzekutimi i njembedhjet metershit nuk eshte nje formalitet qe mund te neglizhohet nga arbitrat. Ai eshte po aq i rendesishem sa edhe vet akordimi i nje 11 metershi. 

Shkelet nje nga ligjet e lojes pra dhe akordohet nje 11 metersh. Por rregullorja nuk e njeh si te rregullt nje gol, kur gjuajtja e 11 metershit behet ne kundershtim me rregullat. Ne se e shikojme ne kete kend veshtrim e kuptojme shume mire se ato kane te njejten peshe, prandaj arbitrat nuk duhet te neglizhojne kerkesen ndaj ketyre regullave.   Ne se shikojme ekzekutimin e kater 11 metershave qe u akorduan ne kete jave, do te shikojme se disa gabime jo te vogla jane prezent.   Se pari ( foto a).

Ne ndeshjen Skenderbeu- Flamurtari, para se topi te gjuhej nga sulmuesi Korcar, shoket e tij jane futur brenda zones se penalltise.   Ne kete rast penalltia perseritet ne se perfundon ne gole dhe nese nuk perfundon ne gol, arbitri duhet te ndale lojen dhe ta rifilloje me nje goditje te lire indirekte, ne favor te ekipit mbrojtes. Por nese lojtaret e te dy ekipeve shkelin rregullat, goditja duhet te perseritet.

Ne foton b dhe c, qe i perket ndeshjes Partizani – Laçi, ne ekzekutimin e te dy 11 metershave, kane hyre ne zonen e 11 metershit lojtaret e te dy ekipeve. Goli nuk duhej konsideruar si i rregullt, por edhe ketu 11 metershi duhej te perseritej.

Ne foto c, qe i perket ndeshjes Skenderbeu – Luftetari, 11 metershi eshte ekzekutuar ne menyre te rregullt.  Por ashtu si edhe ne ndeshjet qe follem me siper, edhe pse arbitri Meta eshte vendosur disi me mire se abitrat e tjere, ai perseri nuk ka asnje kontroll tek lojtaret qe ndodhen prapa tij.

Ne rregullore ka nje pozicion orjentues se ku duhet te vendoset arbitri ne ekzekutimin e 11 metershve.   Por distancen nga pika e 11 metershit ai duhet ta zgjedhe vete dhe ajo duhet te jete vetem ne ate vend, ku ai mund te ushtroje kontroll ndaj levizjeve te te gjithe lojtareve te vendosur jashte zones se 11 metershit.     Shiko foton e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje