Mauro Icardi ka sqaruar lajmet për të ardhmen e tij duke hedhur poshtë të gjitha prentendimet që e shohin atë larg klubit zikaltër.
Përmes një postimi në faqen zyrtare sulmuesi argjentias ka shprehur hapur dëshirën për të vijuar karrierën e tij në Milano me Interin.
Icardi ishte përsëri në titujt kryesor të mediave italiane këtë ku raportohej se ai kishte pranuar kushtet për tu transferuar tek Juventusi, por Icardi nuk ka vonuar duke i mohuar këto lajme.
“Duke parë që gazetat kohëve të fundit kanë raportuar histori që nuk pasqyrojnë mendimet dhe synimet e mia, dua të informoj tifozët tanë që i kam thënë disa herë klubit se kam ndërmend të qëndroj te Interi.
Pra, tani e tutje, nuk mund të ketë keqkuptime të çfarëdo lloji. E kuptoj se media ka interes shitjen e tregimeve të rreme, por unë nuk mund të bëj asgjë më shumë sesa ta sqaroj këtë personalisht.
E përsëris: Unë i kam thënë Interit që dëshira ime është të mbetem, sepse Interi është familja ime.
Koha do të tregojë se kush e tha të vërtetën. Forca Inter, gjithmonë”, ka shkruar Icardi në profilin e tij në Instagram.