Shqipëri-Moldavi, FSHF nxjerr në shitje biletat me çmime të kripura për tifozët!

16 Maj 2019, 19:19Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë më datë 11 qershor ndeshjen e radhës për eleminatoret e kampionatit europian “Euro 2020”.

Kuqezinjtë do të presin në “Elbasan Arena” skuadrën e Moldavisë, takim që do të luhet në orën 20:45.

Në këtë takim do të debutojë për herë të parë në stol trajneri i ri i Shqipërisë, Edi Reja, që ka marrë drejtimin e kuqezinjve pas shkarkimit të homologut të tij Kristian Panuçit.

Për këtë duel Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar dhe çmimet e biletave për tifozët, të cilat kanë dal në shitje.

Mirëpo edhe pse Shqipëria ka pasur një ecuri të dobët, sërish FSHF-ja nuk e ka ulur çmimin e biletave duke vijuar t’i mbajë ato mjaft të shtrenjta.

Sektori i vetëm ku ka pasur një ulje është ai i tribunës VIP, ndërsa në tribunat e tjera çmimet vijojnë të mbeten të kripura për tifozët.

Më poshtë mund të gjeni listën e çmimeve të biletave në lek: (TemA)

1 komente në “Shqipëri-Moldavi, FSHF nxjerr në shitje biletat me çmime të kripura për tifozët!”

  1. Pse me cmime te kripura, thuajeni thjesht cmime te larta, mesohuni te flisni me fjale te kuptueshme, se keshtu duket si nje gjelle e pangrenshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje