Partizani përgatitet për Champions, piketohen goditjet e "Demave"

16 Maj 2019, 12:33Sport TEMA

Partizani fitoi titullin kampion të Shqipërisë në një derbi kundër Tiranës, praktikisht ëndërr, pa harruar faktin se luajnë në stadiumin e rivalëve “Selman Stërmasi”. Klubi i kuq mendon tani vetëm për merkaton e verës dhe pjesëmarrjen në Champions League.

Dy sezonet e fundit, Europa League është sakrifikuar ndaj Mariborit dhe Botev Plovdivit, ndërsa këtë vit gjërat do të jenë ndryshe, pasi kryeqytetasit duan të shkojnë larg. Drejtuesit e klubit kanë nisur punën, ndërsa kanë premtuar dhe afrime “big”. Presidenti Gaz Demi nuk do të kursehet për të përforcuar ekipin, ndërsa janë evidentuar dhe rolet që do do të ketë afrime.

Telesport mëson se drejtuesit po shohin për dy sulmues të mirë dhe një numër 10. Një mesfushor tipik që arrin të nxjerrë ekipin përpara dhe të krijojë aksione të rrezikshme dhe të japë asiste. Të kuqtë po punojnë me kujdes që të afrojnë emrat e duhur.

2 komente në “Partizani përgatitet për Champions, piketohen goditjet e “Demave””

  1. Rromes says:

    Kur flitet per sport ne shqiperi pika qe su bie,e dinin te gjith pa filluar kampionati kush do dilte kampion .

  2. Rromes says:

    Kur flitet per sport ne shqiperi pika qe su bie,e dinin te gjith pa filluar kampionati kush do dilte kampion .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje