Nga Namir Lapardhaja
Pamjet në foto janë të aksit nacional Berat-Fier, i cili, siç shihet, nuk përmbush asnjë kriterë të rrugës automobilistike.
Për parantezë, ju kujtoj që qarku Berat së bashku me atë Fier kanë gjithsej 23 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (përafërsisht 16% të numrit të përgjithshëm). Prej tyre, 14 janë të mazhorancës (10 në Fier, 4 në Berat), pjesa tjetër e opozitës. Në qarkun Fier kryeson zëvendëskryeministri (ish-deputet në Berat) së bashku me Kryetarin e Kuvendit, ndërsa në qarkun Berat kryeson ministri i Turizmit.
Pjesa problematike e këtij segmenti nuk është më shumë se 20 km dhe përfshin rrethrrotullimin e Poshnjes (Bashkia Urë Vajgurore) deri në njësinë administrative Strumë (Bashkia Roskovec). Gjatë këtij segmenti ndodhen disa njësi administrative dhe fshatra (Kutalli etj.), të cilat për nga dëndësia e popullsisë mund të jenë zonat më të populluara të të gjithë qarkut Berat.
Po ashtu, kjo është zona më me shumë prodhimtari të perimeve, duke u shndërruar në eksportuesit më të mëdhenj në të gjithë Shqipërinë.
Aksi rrugor shërben për të lidhur më shpejt dhe më sigurt Beratin me Fierin, duke qenë një urë lidhëse për sektorin e turizmit të zonës turistike Berat me Apolloninë etj. me të gjithë bregdetin e Jugut.
Pavarësisht sa më sipër, në rrugë të drejtë makinat duken sikur notojnë në asfaltin e dallgëzuar. Një tmerr i vërtetë jo vetëm për shoferët, por për të gjithë komunitetin e kësaj zone.
Problematika nuk është e re, por ndërsa gjatë qeverisjes së PD-së, nëpërmjet FSHZH-së, u shtruan të gjithë rrugët e brendshme rurale që lidhin të gjithë fshatrat e kësaj zone, gjatë 6 viteve të qeverisjes së PS-së (2013-2019) nuk ka asnjë zhvillim dhe asnjë investim infrastrukturor në këtë zonë. Ah, dhe diçka: e gjithë zona është hambar votash i Partisë Socialiste.
Trekendëshi Lushnje-Fier-Berat ishte “Bermuda” e PD-së në 2013, sepse PD-ja e harroi rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj zone. Historia mund të përsëritet dhe në këtë trekëndësh mund të mbytet edhe PS-ja në zgjedhjet e radhës, ashtu siç u shpreh edhe një banorë teksa më pa që bëja foto.
Ky është realiteti. Janë jo më shumë se 20 km dhe zgjidhet një hall i madh dhe e afron shumë Beratin me Fierin, duke shmangur tmerrin dhe ankthin.
Lusim qeverinë tmerrësisht socialiste të Shqipërisë tmerrësisht të lumtur, të vërë dorën në zemër e të bëjë gjëkafshë…
E ca dobici, ke marre foto nga Afganistani dhe na i paraqet si nga Fieri a Berati, pa, pa, cpaski ken bre?
Mos ki merak Deep-State. Nese jane foto nga Afganistani me siguri qe do te reagoje Zv. Kryeministri Braçe i cili do te na postoje foto te marra me te vertete nga kjo rruge, siç ben shpesh psh me Divjaken. Le te presim dhe te shpresojme.
Pershendetje.
pse cilen rruge beri ky zdapi, qe te bekerka kete?
ja dhe nje sukses i madh i ripjelljes.
Shyqyr qe me ne fund shikojme dike te drejtoje vemendjen nga ky hall per ne fshataret e zones dhe te gjithe ata qe merren me turizmin dhe u duhet te kalojne me autobuze nga Berati ne Fier e anasjelltas!
Pse paska dhe deputete kjo zone?! Pika u rente gomereve e te paafteve qe e lene kete rruge prej 30 vitesh ne kete gjendje!
Nje rruge kushton miljona euro. Ne kete rast do ishte nje shperdorim total i parave publike sepse rruga me shpejtesi te larte qe lidh beratin me fierin egziston ne drejtim te lushnjes. Rruga egzistente eshte me shpejtesi te ulet. Po ku ka pare shteti shqiptar te beje rruge te dyta la asnje interes ekonomik.
Berati qe nga viti 91 e deri me sot ka pesuar nje izolim drastik nga ana politike . Per Beratin qeveritaret e dikurshem u siguruan mire qe te mbetej nje qytet i heret i izoluar per ta pasur shum te veshtir cdo njeri per te hyr e per te dal . Rruga Berat -Fier apo Fier – Berat ka ne ate gjendje te pakten qe nga viti 95 po ashtu dhe rruga Berat -Lushnje apo Lushnje -Berat po ashtu ka qen e shakteruar dhe qe nuk ishte ven dor deri sa Rama erdhi dhe e beri . Tani me thoni ju mua nuk e lan Beratin qellimisht ne ter e izolim …. imagjino cdo fahat cdo qytet jan rruget ato qe i japin zhvillim e levizje prandaj dhe Berati u izolua …. e para historikisht esht qytet i majt ( po dhe e majta mut ka bere ) e dyta per te zhvilluar veriun Saliu izoloi Beratin . Beratit ja ka futur sa krahu si Berisha , Meta , Nano ku vetem i moren Beratit se per tju dhen nuk ben as gje .