Paratë e fushatës, KQZ thirrje ekspertëve: Monitoroni shpenzimet e partive për zgjedhjet e 30 qershorit

2 Maj 2019, 16:14Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje të gjithë ekspertëve kontabël të licencuar dhe ekspertëve financiarë të cilët janë të interesuar që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda datës 6 Maj me qëllim auditimin dhe mbikëqyrjen e shpenzimeve të partive politike në fushatë.

Deri tani opozita, PD, LSI dhe partitë e tjera aleate nuk janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pasi më parë kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri tranzitore për të përgatitur procesin.

Deklarata e plotë nga KQZ-ja

Në zbatim të nenit 91 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të auditojë partitë politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Gjithashtu, ligji “Për partitë politike” i ndryshuar  me ligjin nr. 90/2017,  e ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikqyrjen e financimit të partive, gjatë fushatës zgjedhore.

Bazuar në rëndësinë e veçantë të transparencës së fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, i bëjmë apel ekspertëve kontabël të licensuar dhe ekspertëve financiarë, që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së brenda datës 6 Maj, për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël të licensuar dhe ekspertët financiarë, KQZ në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Partitë politike, i ndryshuar, do të emërojë me short, një numër të mjaftueshëm ekspertësh financiar për të monitoruar fushatën zgjedhore dhe ekspertësh kontabel të licensuar, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara për zgjedhjet e 2019.

Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet, të plotësojnë edhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimet e KQZ-së, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit.

Ndër të tjera, ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë KQZ-së:

1-            Kërkesë aplikimi;

2-            Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Të gjithë ekspertët kontabël licensuar dhe ekspertët financiarë të cilët plotësojnë kriteret, janë të lutur të aplikojnë pranë KQZ-së brenda datës 6 Maj dhe të kontribuojnë në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që na ngarkon ligji.

1 komente në “Paratë e fushatës, KQZ thirrje ekspertëve: Monitoroni shpenzimet e partive për zgjedhjet e 30 qershorit”

  1. X says:

    Dhe perfundimi eshte : NE BAZE TE RAPORTEVE TE EKSPERTEVE KONTABEL TE MIRATUAR DHE EKSPERTEVE FINANCIARE REZULTON SE PARTITE POLITIKE SHQIPTARE NE PUSHTET APO OPOZITE, AS KANE VJEDHUR, AS VJEDHIN DHE AS DO VJEDHIN NE TE ARDHMEN LEKE, EURO, DOLLARE ETJ, PASI NUK KANE NEVOJE. PARTITE POLITIKE SHQIPTARE JANE PAISUR NGA KQZ-ja ME NGA NJE MAKINERI QE PRODHON LEKE, EURO DHE DOLLARE.
    MONEDHAT E FUNDIT TE PERDOREN PER LOBINGJE NE AMERIKE DHE EUROPE PER TE MIREN E POPULLIT SHQIPTAR.
    Mire kane thene : E KEQJA NUK KA FUND.
    KETU NUK ESHTE FATKEQESIA SE VIDHET CDO GJE. E KEQJA ESHTE SE KETU VIDHET ME LIGJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje