Rama mesazh opozitës: I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet, kujtojnë se do gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve

2 Maj 2019, 10:58Politika TEMA

Kryeministri i qeverisë, Edi Rama deklaroi i prerë se zgjedhet vendore do të bëhen me 30 qershor pavarësisht artikulimit nga ana e opozitës për shtyrjen e tyre.

Gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama tha se Bashën dhe Kryemadhin e gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore dhe ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve

 ”Kujtuan se do tronditnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin enjë maskaradë të pashoqe, e po vazhduan kështu do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike.

Kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë.

Se në kohën e tyre u përgjigjshin me kallashnikov, por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre.

I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve. Nuk kanë gjetur asnjë budalla nëpër botë që jo ti mbështesë për jo ti kuptojë.

E meqë në gjithë broçkullat që u thanë në samitin e Berlinit u tha se mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do më tërhiqnin veshin për mospjesëmarrjen e të arratisurve, nuk më zuri veshi, asnjë kapje të kësaj natyre, por asgjë, zero.

Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë më zor në zgjedhje, nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor ë zgjedhje ata që nuk duan”, u shpreh Rama. (TemA)

1 komente në “Rama mesazh opozitës: I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet, kujtojnë se do gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve”

  1. i revoltuar says:

    PeDja dhe LeSheLia te shkojne ne te jemes se vet, se na kane ca trapin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje