Si po e ndryshon emigracioni Perëndimin: Në Berlin, emri më i përdorur është Muhamed

3 Maj 2019, 16:25Bota TEMA

Emigrantët u kanë dhënë një fytyrë të re qyteteve perëndimore ku janë vendosur.

Sipas një studimi të kryer nga Gesellschaft für Deutsche Sprache (Shoqata për Gjuhën Gjermane), për vitin 2018, emri që është zgjedhur më shumë për foshnjat e sapolindura djem në Berlin është Muhamed.

Muhamedi renditet i pari si emri më i përdorur për për djemtë në kryeqytetin gjerman, me të gjitha variacionet e tij si Muhamed apo Mehmet, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

I njëjti emër rezulton shumë i preferuar edhe në Bremen, ku renditet në vendin e tretë, pas Ben dhe Elias.

Megjithatë, në shkallë vendi, më të përdorurit mbeten emrat tipikë perëndimorë si Paul, Alexander, Maximillian, Elias dhe Ben.

Sipas GfDS, në Gjermani përdoren aktualisht rreth 65 mijë emra, ndërsa Paul, si më popullori zgjidhet për 1 në 76 fëmijë.

Pavarësisht se nuk futet në 10-shen e më të përdorurve në shkallë kombëtare, përdorimi i emrit Muhamed është rritur në mënyrë të menjëhershme.

Sipas raportit të vitit 2017, brenda një dekade, ky emër është ngjitur nga vendi i 97-të në vendin e 24-t.

Në Francë, emri Muhamed rezulton gjithashtu më i përdoruri në rrethinat e Parisit, që popullohen kryesisht nga emigrantë, në bazë të statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE) shtatorin e kaluar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, emri Muhamed ka qenë më i zgjedhuri në Angli dhe Uells për gjashtë vjet me radhë sipas një raporti bërë publik në shtator. (TemA TV)

4 komente në “Si po e ndryshon emigracioni Perëndimin: Në Berlin, emri më i përdorur është Muhamed”

  1. ariff says:

    …. o idjot gazetar,ndae mendjen eshte mahmut apo Pol. Kam nja 20 vjet ne Berlin , por mahmuter kam degjuar vetem neper getot periferike te Berlinit.

  2. WEB says:

    Nuk ka asnje edhe nje fake ,tashme emigrantet kane arritur te ndryshojne ballancat politike ne europe ,fitore e macron ne france ,e Stefan Löfven ne suedi ,merkel ne gjermani ,laburistet ne angli ,5 yjet ne itali etj ,,kane marre votat e jo francezeve ,jo gjermaneve ,jo suedezeve ,dhe jo italianeve,,, kur te arrijne te kuptojne lemshim qe kane bere gje qe dyshoj do jete shume vone

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    e shikoni more te pacipe turkoshqipfoles,edhe arabet jane me te beses dhe rreale se ju; nuk mohojne DNA e tyre cilado qofte,ndersa ju te pafytyre qelbet vatanin me gyzele ”mario” ,”artur”,”donald” etj made in HASONI!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje