Weber: Orban nuk ka asnjë ndikim në politikat e PPE-së

3 Maj 2019, 11:51Bota TEMA

Kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk mund të ndikojë në vendimet e Partisë Popullore Europiane (PPE), theksoi kandidati kryesor i PPE-së në zgjedhjet për Parlamentit Europian, Manfred Weber.

“Nuk ka asnjë ndikim në politikat e PPE-së”, thotë Manfred Weber për Orban, në një debat me kandidatë të tjerë.

Weber u pyet lidhur me propozimin e Orban, për një bashkëpunim mes PPE-së dhe një grupi të ri ekstremistësh të djathtë, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini pas zgjedhjeve.

Partia popullore e Orbanit,  Fidesz, është pezulluar nga PPE-ja në mars për shkak të pozicioneve radikale anti-europiane të shprehura prej tij.

1 komente në “Weber: Orban nuk ka asnjë ndikim në politikat e PPE-së”

  1. ¬ says:

    Të ishte BE e sinqertë., kësaj here do votohej dhe në Shqipëri për deputet në Strasbourg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje