Sot janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 32 të Kategorisë Superiore dhe ndryshe nga javët e mëparshme, takimet janë luajtur në një orar.
Fitorja e Partizanit, e ka afruar shumë me titullin kampion që mund të vendoset në derbi për shkak të diferencës që ka me Kukësin e vendit të dytë.
Diferenca prej 10 pikësh ndaj Kukësit e lejon Partizanin që të ketë luksin dhe të fitojë titullin kampion në derbi. Të kuqve u mjafton një fitore në derbi ndaj Tiranës për të qenë kampionët e rinj të Shqipërisë.
Sakaq, nëse në derbi Partizani nuk arrin të fitojë, atëherë ka një rrugë tjetër.
Pas derbit, Partizani ka një takim delikat ndaj Teutës, ndërkohë që në rast se të kuqtë i humbasin të gjitha ndeshjet, i mjafton një barazim ndaj Kukësit.
Rezultatet e ndeshjeve të para në ndeshje direkte ndaj Kukësit, e lejojnë Partizanin që të shpallet kampion matematikisht me vetëm një pikë ndaj Kukësit pasi në total janë edhe 4 ndeshje ku njëra ndër to është ndeshja direkte.