5 maji, Rama: S'mund të ngatërrohet lufta Anti-Fashiste me gjakun e pafajshëm të derdhur nga regjimi

5 Maj 2019, 11:53Politika TEMA

Në ditën e 5 Majit kreu i qeverisë Edi Rama tha se nuk mund të ngatërrohet lufta Anti-Fashiste me gjakun e pafajshëm të derdhur nga regjimi

Gjatë një takimi me shoqatat e veteranëve Rama foli për krimet gjatë Luftës dhe regjimit diktatorial duke thënë se ka dallim të qartë mes tyre.

“PS është e vetmja forë cë e lindur pa regjimit komunist që asnjëgherë nuk është lëkundur në detyrimin patriotik për nderimin e LANÇ. Ka një vijë ndarëse mes luftës dhe historisë së pasluftës. 

Nuk duhet të ngatërrojmë atë që buron nga gjaku i luftës antifashiste me atë që buron nga derdhja e një gjaku të pasluftës nga një regjim diktatorial. Ajo që bëri lufta ishte vendosja e shqiptareve me fituesit. 

Çka rimarrim si amanet dhe mesazh nga lufta anitafashise është ajo që e theu Shqipërinë në rrugës e ideliastëve, rrugën e një Shqipërie të drejtë dhe europiane. Më vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë për ta rikonfirmuar përkatësinë tonë morale dhe politike ndaj të gjithë atij frymëzimi që na mbajti në anën e duhur të historisë, për të përmbushur amanetin e dëshmorëve.

Këtë amanet mishërohet në të gjitha domosdoshmëritë për të krijuar një sistem funksional demokratik. Është pak por e sigurtë që vlerësimi dhe shpërblimi për ata që janë më të moshuar, për ata që kanë dhënë gjithçka kanë mundur dhe kanë marrë pak përballet me kufirin e pamundësive objektive. Detyra jonë, misioni ynë është që të mos lejojnë gjeneratë të paguajën këto çmime. 

Do kishim sot një realitet ndryshe për fëmijët e viteve ’90 nëse qeveritë e mëparshme nuk do kishin vënë përpara interesin e tyre. Jemi të vetëdijshëm që pensionet janë të ulëta dhe që rrogat nuk janë ato që duhen dhe shumë e shumë të tjera por ka një zgjedhje të qartë dhe jo të lehtë për të bërë. 

Kam bindjen se ne PS dhe qeveria jonë bëjmë çdo ditë zgjedhjen e duhur duke mos u tunduar nga nevoja për t’i bërë të gjithë të lumtur sot dhe duke vlerësuar nevojën që fëmijët tanë nesër të jetojnë në një vend më të mirë. Reformat që kemi ndërmarrë nuk kanë qenë aspak të lehta por kanë hedhur bazën se një Shqipëri ndryshe të ndërtohet ditë pas dite, pavarësisht baltës dhe ziftit që hidhet çdo ditë“, u shpreh Rama. (TemA)

4 komente në “5 maji, Rama: S’mund të ngatërrohet lufta Anti-Fashiste me gjakun e pafajshëm të derdhur nga regjimi”

  1. Labi says:

    Ti nuk je fare i qarte me Luften Nac/clirimtarr jo me te na qartesosh ne me dogmat e tua. Ju bene ndere atyre qe rane per atdhe te mos e prekesh kete tem sa te jesh mbi dhe,pasi i fyen ata .Shiko ndonje tender ate bej pasi ata e shkrajten historin dhe jeni shume te vegjel dhe teresisht medioker sa do institute te financosh qe te analizosh ate .

  2. Jimi says:

    Edi! Sot eshte dita qe te flitet per sakrificat e ketij populli ne luften nacional clirimtare, si dhe per bijte e tij qe dhane jeten per kete vatan! Per te tjerat ke vend dhe kohe sa te duash te flasesh, por jo sot. Te jesh antikomunist, nuk do te thote te jesh edhe kunder luftes nacional clirimtare !?

  3. Kasandra says:

    Kryeministrin e “vret këpuca”!
    Vija ndarëse midis luftës dhe pasluftës është vija e atyre që me aksion fortë të përqëndruar bashkëpunuan njëkohësisht për përkeqësimin e jetës së popullit në të gjitha fushat deri në shembjen e sistemit dhe shkatërrimin e plotë të Shqipërisë për të deklaruar dështimin e socializmit. Shpifjet dhe deformimet nuk e mbulojnë dot tradhëtinë e tyre. E vërteta afron dhe bashkon shqiptarët për të ecur më tej. Dëmet e luftës klasore në sistemin e kaluar qenë të dyanëshme, kurse të mirat e tij sot u shërbejnë të gjithë shqiptarëve. Mashtrimi me “vija ndarëse” i vë kazmën shqiptarisë. Nuk ka rëndësi cila parti është në qeveri, ato janë parti demokratike borgjeze që i bashkon strategjija demokratike dhe mirëqenia e vendit dhe ndahen në aftësitë dhe taktikat e tyre se kush i realizon ato më mirë. Problemet delikate të mbartura zgjithen sipas ligjit pa vija ndarëse e përçarëse, sepse ideologjitë janë përdorur nga të gjitha palët si instrument për arritjen e një objektivi të caktuar.
    Paslufta në kushtet e luftës së ftohtë gjakatare nuk qe më pak e vështirë dhe më pak e rrezikshme se LANÇ, po disa të inkubatorit nuk e përjetuan atë. Nëse LANÇ e rreshtoi Shqipërinë me fitimtarët, paslufta e rreshtoi me më të përparuarit, shpëtoi vendin nga coptimi përfundimtar, ruajti pavarësinë dhe të ardhmen e kombit dhe i tregoi botës se shqiptarët sa janë trima e të mençur në luftë aq janë të zotë edhe në shtetbërje, në begatimin dhe mbrojtjen e vendit. Këto u bëjnë nder gjithë shqiptarëve, janë bazë për mirëkuptim dhe unitet. Sakrificat dhe fitoret e arritura historike meritojnë respekt dhe njohje ligjore për nderin dhe krenarinë tonë. Unë jam popull pa parti dhe e dëshiroj shumë këtë mirëkuptim.
    Nuk e dimë nëse Kryeministri është pjesë e atyre që i vunë zjarrin Shqipërisë dhe duan ta shohin gjithmonë në flakë, por nga siguritë që jep bënë lojën e tyre me “vijën ndarëse”. Veç kësaj, ai vete lutet e përgjërohet për shpresa në derë të atyre që na thonë mirë jeni si jeni, të coptuar në gjashtë shtete, vetëm zgjidhni disa probleme kufitare, se kufijtë i heqim kur të hyjmë në BE ku kufijtë hapen e mbyllen sipas interesave të politikës së ditës. Vetëm bashkimi i trojeve shqiptare do të shpëtojë kombin dhe do të përmirësojë jetën tonë social ekonomike. Sot autoritetet shqiptare nuk flasin dot për korrigjimin e padrejtësisë së coptimit të kombit shqiptar (përveç atyre të Luginës së Preshevës). Pas hapjes së negociatave kjo gjendje do të shtërngohet më shumë deri sa shqiptarët të asimilohen ose të quhen Shqipëria serbe, Shqipëria maqedone, Shqipëria malazeze dhe Shqipëria greke. Bashkimi i kombit duhet bërë para angazhimit të mëtejshëm me BE-në ose të përfshihet si pjesë e marrëveshjeve me të. Ndoshta shtyrja pë më vonë e hapjes së negociatave na jep rastin që energjitë t’ia kushtojmë më shumë ëndrrës tonë të madhe mbarëshqiptare. Kasandra.

  4. Kasandra says:

    Mosbotimi i komentit tim e ka një kuptim. Le ta mbajë ai që ta ketë. Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje