Balla takon kryesuesin e listës për zgjedhjet europiane të PSD në Austri: Mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në PE

6 Maj 2019, 15:50Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës në Vjenë ka zhvilluar një takim me kryesuesin e listës për zgjedhjet europiane të Partisë Social Demokrate të Austrise, Andreas Schieder.

Përmes një postimi në Twiter, Balla deklaron se Schieder do të ketë një rezultat pozitiv në zgjedhjet europiane të 26.

Sipas Ballës, një pro europian, antarë i Parlamentit Europian si Andreas Schieder, do të jetë një mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në Parlamentin e ardhshëm Europian. Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Progresistët në Austri të Partisë Social Demokrate, të kryesuar në listën e zgjedhjeve europiane nga Andreas Schieder do të marrin një rezultat të mirë në 26 Maj. Një pro europian, antarë i Parlamentit Europian si Andreas Schieder, do të jetë një mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në Parlamentin e ardhshëm Europian”, shkruan Balla.

2 komente në “Balla takon kryesuesin e listës për zgjedhjet europiane të PSD në Austri: Mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në PE”

  1. Om says:

    Mos harxho kot leket e popullit per turizem…..

  2. Vari leshte says:

    Hahahaha cfare gallate. Tao kokshpulla takon Andreas Schieder-in dhe te gazeta e Meros jepet sihariq. Po ky celesat e kashtes ka ne Austri, se ne PE akoma nuk eshte zgjedhur. Edhe sikur te ishte zgjedhur, prape nuk eshte ndonje gje e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje