Kryeministri Edi Rama deklaroi se kush cënon drejpërdrejtë shëndetin e njerëzve do të dënohet ashpër.
Në takiminme grupet e interesit për të reflektuar ndryshimet në Kodin Penal lidhur me sigurinë ushqimore Rama paralajmëroi se nuk do të këmë më shitës të produkteve ushqimore në rrugë.
“Dua ta filloj nga e kundërta që do të thotë se sot në Shqipëri ka një numër të madh njerëzish, sipërmarrësish që i janë dedikuar prej vitesh me pasion dhe shumë sakrifica këtij sektori për të importuar dhe eksportuar ushqim. Është e dhimbshme që të gjithë këta njerëz të futen në një thes dhe të jetosh me idenë se në Shqipëri hahet keq.
Ushqehet edhe nga mediet në mënyrë të papërgjegjshme. Janë eksportuar mbi 300 mijë ton produkte dhe nuk janë marrë mbrapsht asnjë kamion me ushqime nga vendet europiane. Nëse ata produkte do ishin me hormone nuk do kishin këtë trende eksportesh. Shqipëria është bërë një vend i dëshiruar.
Nuk diskutohet se do të ishte e padrejtë që ne të të përpiqeshim të mbulonim rreziqet reale për produkte të rrezikshme.
Është shumë e lehtë të sensibilizohesh dhe të bësh shpërndarje në rrjetet sociale kur shikon se policia bashkiake heq produktet që shiten në rrugë por nuk duhet të jetë kaq e vështirë për të kuptuar se kjo bëhet për të larguar produktet nga hapsirat që nuk i përmbushin standardet.
Kur policia bashkia nuk lejon të shesë në rrugë, është shumë e lehtë të thuash që po i heqin bukën e gojës, nuk është kaq e vështirë për të kuptuar se gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, që nuk përmbushin standardet, therjen e mishit jashtë standardeve bëhet në emër të shëndetit.
Kur sheh se si policia nuk lejon fshatarët të shesin në rrugë, por në emër të mbijetesës shitet një produkt i rrezikshëm. Së pari marrin pjesë në kërcënimin që i bëhet shëndetit dhe së dyti nuk e shtyjnë atë kategori që të futen në një sistem tjetër e të në fund të ditës të fitojnë edhe më shumë. S’ka më fute në shishe plastike e dil te rruga”-tha Rama. (TemA)
Leni mor shishet se u mbyt me GMO shqiperia.
A lum si ne per mesian tone. Helmi eshte ne prodhim dhe ne kimikatet qe hyjn nga jasht o pall, jo nga menyra si shiten. Po ishte trangulli i rritur si ty, shite si te duash, mut ngelet.
Më shumë humbim nga manipulimet se fitojm. Chimiothérapie i kushton shtrenjt ministris së shëndetsis. Ndiqni udhëzimet.
Situata nuk eshte sic behet zhurme nga disa medie ..
Dmth Erjon Veliaj qeka per burge, se ka shit fiq ne rruge
O Kryeminister ti na di idiote si shumica e atyre qe mban rrotull vetes.Nuk na shkaterron e as helmon qumeshti,vaji apo uthulla qe shesin katunaret neper shishe plastike,por mielli krunde qer sben as per kafsdhet e qe ti sjell nga serbia,Bullgaria e Turqia,cokollatat ,biskotat e vaferet ,perimet e frutat nga Maqedonia,patatet nga egjipti e plot gjysem te perpunuara nga Greqia.Ti dhe funderrinat pushtetare qe ke nen vete po e shkaterroni shendetin e ketij populli.Tui po vazhdon ne gjurmet e kriminelit Sali Berisha duke i shumuar bemat e tij.
te fshatari te prodhuesi direkt si ne dyqan si ne rrug eshte njesoj
O zotri mos i bej bisht pergjegjsise…
100 te helmuar gjer tani ne bulqize ny u helmuan nga uji ne shishe por nga rrjeti i ujesjellsit publik pra ai qe eshte nen pergjegjsine e administrates tende
As e ke komentuar kete rast pale ti vizitosh e te mbash pergjegjsi