Princit Harry dhe Dukesha Meghan bëhen prindër të një djali

6 Maj 2019, 16:40Lifestyle TEMA

Pallati Buckingham ka lajmëruar ditën e sotme se është sjellë në jetë djali i princit Harry dhe Dukeshës Meghan.

Gjinia e fëmijës ishte një surprizë për çiftin mbretëror pasi kishin vendosur ta bënin të ditur në lindje.

Dukesha Meghan në orët e para të mëngjesit të sotshëm solli në jetë pjesëtarin më të ri të familjes mbretërore, djaloshin e saj i cili peshonte plot 3.26 kg.

Në një deklaratë princi Harry  tha se: “Jam shumë i emocionuar të lajmëroj se unë dhe Meghan jemi tashmë prindër të një djali, i cili është në një gjendje tepër të mirë shëndetësore.

Jam tepër krenar për bashkëshorten time.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje