Mustafa Nano kësaj here në Provokacija ka patur të ftuar Koordinatorin e Bindjes Demokratike, Astrit Patrozi. I pyteur nga Nano nëse emërtimi si koordinator i kësaj partie ishte për të evituar emrin “Kryetar”, Patozi nuk e mohoi, por sqaroi se kjo gjë, ishte më tepër, si një risi e re në politikën shqiptare. Ai më tej shtoi se, impakti i këtij projekti politik kishte tejkaluar pritshmëritë.
Pyetjes së Nanos, nëse kishte bërë gjënë e duhur me projektin e tij të ri të Bindjes Demkratike, Patozi i bindur u përgjigj se, kishtë bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.
Gazetari Mustafa Nano nuk ndaloi së provokuari me bisedën e tij Patozin.
“Njerëzit që po të dëgjojnë thonë se i kanë dëgjuar të tilla gjëra edhe nga udhëheqës të tjerë më përpara”, provokoi Nano.
Ndërsa Patozi shtoi se:
“Njerëzit e kanë të drejtën e mosbesimit, por duhet të na lënë kohën e mjaftueshme për të treguar se, këto që po themi, do ti bëjmë. Duke filluar nga këto zgjedhje, ku po futemi për të bërë diferencën me balozët që i kanë zënë frymën Shqipërisë”.
Biseda më tej vijoi duke treguar problemet politike të aktualitetit shqiptar.
“Një nga problemet e politikës shqiptare ka qënë roli i një lideri abuziv, për shkak të pushtetit të madh. Për të luftuar këtë nuk mjafton vetëm vullneti i mirë i Astrit Patozit, por duhet ndryshuar dhe sistemi“, vazhdoi bisedën e tij Nano.
Astrit Patozi u përgjigj se:
“Sistemi do të ndryshohet edhe për shkak të bindjes demokratike. Jam i bindur që në zgjedhjet parlamentare Shqipëria do të hyjë me një sistem tjetër sepse nevoja e shoqërisë është shumë më e madhe se dëshira e dy apo tre sulltanëve”.
I pyetur nga Nano se cilin sistem do të preferonte, Patozi u shpreh se fillimisht duhej kufizuar pushteti i Kryeministrit, i cili sipas Patozit është gati i pathyeshëm.
Më tej Patozi dha opinionin e tij, se si mund të arrihej deri te kufizimi i pushtetit të kryeministrit. Ai tha se, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 duhet të zhbëheshin.
“Për këtë duhet të zhbëjmë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Nëse e bëjmë këtë atëherë kufizojmë pushtetin e kryeministrit. Më pas duhet të dalim te listat e hapura sic është sistemi mazhoritar. Për mua kryeministri është një bishë politike për shkak të sistemit jo për shkak të njeriut.
Problemi im nuk është se Edi Rama është kryeministër i keq, por se nuk kam asnjë garanci, që ai që do vij pas tij do jetë më i mirë. Sistemi e favorizon që kryetari kryeministër të shndërrohet në një bishë politike dhe të shqyejë gjithcka. Duke i bërë një kafaz Kryeministrit, ne shpëtojmë shqipërinë dhe futemi në një erë të re demokratike, në erën e Bindjes Demokratike”, përfundoi ai.
Une shpresoj qe Astrit Patozi te jete i sinqerte,duhet dhene fund sulltanatit.Pyetja ime per Patozin eshte, nga ana e mentalitetit,a jane shqiptaret gati per nje demokraci partiake te mirfillte?duhet pasur kujdes nga kalimi i nje ekstremi ne tjeter,sepse nuk duhet harruar kurre c’eshte shqiptari,atermbetje,fodullek,hakmarres,sherrxhi,duhet edhe nje fare menyre mundesi qeverrisjeje afat gjate,dhe ne nuk jemi akoma me nje mentalitet qe veme perpara interesin kombetar,jemi akoma ne gjendje ti veme zjarrin fshatit per nje mize.Me nje fjale,ok ndryshimit te sistemit zgjedhor, se keshtu sic eshte,shiqptaret nuk e meritojne tu bjere per pjese,dhe te paguajne nga xhepi i tyre debila si cuni i fariut,apo dudum grida,por per kushtetuten,me moderim dhe ekuliber ,sepse ne jemi te paret ne bote,qe per te vene ne kembe nje gje, na duhet nje jete,dhe per ta shkaterruar, vetem pak minuta.