FOTOT: Nga shitës kokoshkash në ndërtues avionësh, historia e pabesueshme e pakistanezit që kishte ëndërr të fluturonte

7 Maj 2019, 10:50Lifestyle TEMA
FOTOT: Nga shitës kokoshkash në ndërtues avionësh, historia

Një shitës kokoshash nga Pakistani ka arritur të ndërtojë një aeroplan duke përdorur rroba të punuara nga thasët dhe rrotat të huazuara nga një triçikël. 

Muhammad Fayyaz punoi po u lodhur me qëllimin e vetëm që ëndrrën e fëmijërisë ta realizojë, duke ndërtuar  aeroplanin. 

Fayyaz, që jeton në fshatin Arifwala, mësoi ta ndërtojë aeroplanin duke shikuar dokumentarë të ndryshme në televizor, si dhe manuale në internet. 

“Punoja si rojë sigurie, natën.

Mund të qëndroja pa gjumë gjithë natën dhe kur kthehesha në shtëpi, pushoja pak.

Më pas kaloja kohën me këtë avion e në të njëjtën kohë shisja edhe kokoshka.

Doja të kurseja sa më shumë para që të mundesha, për të ndërtuar këtë”, tha Pakistanezi. 

“Kur e mbarova avionin dhe e ndeza, fluturova për pak. Nuk ndjeja asgjë tjetër veç kënaqësisë që isha në ajër.

Të gjitha vështirësitë e mëparshme, ishin harruar”, tha Muhammad Fayyaz. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje