Reagon Erdogan: Përsëritja e zgjedhjeve në Stamboll, hap drejt demokracisë

7 Maj 2019, 18:06Bota TEMA

“Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten pasi në to janë verifikuar parregullsi të shumta”.

Është ky qëndrimi publik që ka presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, 1 ditë pas lajmit që ngjalli polemika të shumta. Në një fjalim përpara parlamentit, Erdogan tha se procesi në Stamboll u prish nga krimi i organizuar.

“Përsëritja e votimit është hapi më i mirë për vendin tonë. Me këtë vendim forcohet vullneti ynë për të zgjidhur problemet brenda kornizës së demokracisë dhe ligjit.”

Rivotimi për Stambollin do bëhet më 23 Qershor. Ndërkohë kandidati fitues i opozitës turke, Ekrem Imamoglu e ka bërë tashmë betimin.

Partia Popullore Republikane e quajti përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll një akt tradhtie dhe Presidentin një humbës të keq.

Komisioni i Lartë Zgjedhor në Turqi vendosi të hënën përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Stambollit, pas kërkesës së partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Forca politike e Erdogan pretendon se qendrat e votimit u kompromentuan nga pjesëtarë të Organizatës FETO.

Vendimi për anulimin e rezultatit të parë u kritikua edhe nga BE përmes një deklarate të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn.

8 komente në “Reagon Erdogan: Përsëritja e zgjedhjeve në Stamboll, hap drejt demokracisë”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    gezuar ramazonin…………

  2. Sali says:

    Erdogani sot e mori liçensen per diktator.

  3. Sa per dijeni says:

    Keshtu thote dhe Luludhi yne, zgjedhjet i prish krimi organizuar dhe te pastra jane vetem zgjedhjet qe mund ti fitoje ai. Me e bukura eshte se keta krahasojne Ramen me Erdoganin por ne fakt Luludhi dhe shtrigu vicidolit jane si vellezer siamez me te. Keta jane tamam si shprehja Mbama pak dobicin ti moj dobicmadhe.

  4. Kol says:

    Yrysh evlat Rexhep yrysh,
    Merr dhe vellain Rama me vete.

  5. kaqi i zi says:

    ky derr rusi moti sillet si diktator,saliu pa nji anderr se nji vot ishte hedhur gabim ne kutin tjeter,qellimi manipulimi i rezulltatit

  6. Stambolliu says:

    Lere Dhimokratia Erdogan baba por shiko ti rrasesh kokodanin grekeve si dikur 500 vjet dhe ti cosh kufijt deri ne Selanik kjo eshte nje dhurate per te gjithe turqit qe jetojn ne ato toka te Perandorise dhe keqtrajtohen nga vellezerit e vet te pabese qe tradhetuan e u kthyen ne ortodoks

  7. Zigur Qarri says:

    Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen. Me ndihmen e allahut te madherishem do bashkojme ballkanin. Lul Basha

  8. Sigurisht says:

    Patjeter! !Nje here i bejne grusht shteti,nje here i manipulojne zgjedhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje