Deformim i AfD: "Mohammed" emri më i preferuar në Gjermani? Ja e vërteta e jehonës mediatike

7 Maj 2019, 16:31Bota TEMA

Çfarë të thotë një emër? Nëse është fjala për emrin “Mohamed në Gjermani, atëherë ai është si një fuçi baruti. AfD keqintepreton një raport mbi emrat e të sapolindurve. Por çfarë nxjerr në pah ky debat për shoqërinë?

Pak ditë më parë Shoqata për Gjuhën Gjermane (GfdS), një organizatë e pavarur politikisht që i kushtohet kultivimit dhe studimit të gjuhës gjermane, publikoi raportin vjetor të emrave më të preferuar për të sapolindurit. Nga të dhënat e përdorura nga 700 regjistra të gjendjes civile kudo nëpër Gjermani, raporti i GfdS theksoi, se emrat më popullorë në Gjermani në vitin 2018 ishin “Marie/Mari” për vajzat dhe “Paul” për djemtë. Renditja merr në konsideratë të gjithë emrat e vënë për të sapolindurit në 2018-n.

Raporti që zakonisht nuk tërheq ndonjë vëmendje, shpejt u kthye në ushqim për një betejë politike mediatike dhe dezinformata, – gjithçka, vetëm sepse 280 nga 22.000 djem të sapolindur në Berlin u ishte vënë njëri – nga të paktën 25 variantet e emrit të parë “Mohamed”. (Emri Mohamed paraqitet me variante të ndryshme të shkruari. shën.red.)

Jehona mediatike

Gazeta gjermane “Tagesspiegel” e përmblodhi raportin për emrat nën titullin “Mohamed më shumë popullor se Karl-Heinz”. Kurse gazeta buledardeske britanike, The Daily Mail vuri këtë theks “Mohammed ishte një nga 10 emrat më popullorë për djemtë në 6 nga 16 lande gjermane”, pa i vendosur rezultatet e raportit për emrat në kontekstin e duhur.

Alice Weidel, një nga drejtueset e grupit parlamentar të partisë djathtiste AfD, një parti kundër migrantëve, por që renditet partia e tretë në Bundestag, rishpërndau shumë shpejt në twitter artikullin e gazetës “Bild” për raportin e GfdS. “Ja pra, Vitin e kaluar në Berlin emri më i shpeshtë i parë për djemtë e sapolindur ishte Mohamed…tendenca në rritje”.

Dega e Berlinit të AfD-së ishte më pak e fshehtë, dhe postoi një pamje në twitter, ku në qendër ishte një mësuese me shami koke para një klase plot me nxënës. Titulli – Mohamed emri më i preferuar- Stop islamizimit, vetëm me AfD

Sawsan Chebli një politikane socialdemokrate gjermane në Berlin, me origjinë palestineze postoi në twitter një mesazh kundërshtues drejtuar AfD-së. “Emri i babait tim është Mohammed. Unë quhem Sawsan Mohammed Chebli. Nipi im i madh ka emrin Mohammed.

Konteksti i munguar

Raportit të GfdS i mungon konteksti i duhur për të shpjeguar rezultatet e tij, thekson Gabriele Rodriguez, specialiste për terminologjinë e emrave në Universitetin e Leipzigut në bisedë me DW. Kjo mungesë e kontekstit shpjegues e kombinuar me një shoqëri të ndjeshme ndaj ndryshimit demografik dhe e futur në një debat politik mbi migrimin dhe refugjatët çoi në një rrymë të tillë të keqinformimit.

E vërtetë është pjesërisht, që emri “Mohammed” ka shënuar rritje në emrat e të porsalindurve, kjo në sajë të rritjes së komunitetit të migrantëve në Gjermani. Por kjo edhe sepse është traditë që familjet nga bota arabe i vënë të paktën njërit nga fëmijët emrin Mohammed. “Nuk ka një fond të gjerë emrash për të zgjedhur, si në rastin e familjeve gjermane”, thotë Rodriguez, duke shtuar, se më shumë se gjysma e emrave të të sapolindurve të regjistruar në vit në Gjermani janë njësoj, dhe se emrat më popullorë përbëjnë më së shumti 2 ose 3% e të gjithë të sapolindurve.

E nëse shumica e emrave të të sapolindurve kanë vetëm pak variante të shkruari, për emrin “Mohammed” ka të paktën 25 variante shkrimi. Duke u vënë më shumë si emër i parë, ai ka më shumë gjasa që të shfaqet më shpesh se emra të tjerë në këtë kategori. Emri më popullor për djemtë në Berlin – kur merren në konsideratë të gjithë emrat e dhënë – është Aleksander. Studimi i organizatës për gjuhën, GfdS e rendit Mohamed në vendin e 24 të emrave më popullorë në Gjermani duke marrë në konsideratë edhe emrat e dytë e të tretë.(DW)

 

4 komente në “Deformim i AfD: “Mohammed” emri më i preferuar në Gjermani? Ja e vërteta e jehonës mediatike”

  1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    hahahaha ,Mohamed nje fuci baruti apo nje ‘bumje’ ne Evrope……………….gezuar ramazonin!

  2. Jovan Reposh Stanish says:

    Dhe Maria Dhe Pauli Jane emrat e 2 Hebrenjve Qe Jetuan ne Palestine, Nuk Jane Europiane, Keshtu more Nazista, Hani Mut dhe Tju bej mire

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      o beqir,lere Maria-n dhe Paul se ti je plehre arabe por merru me Mohamedin apo Hasonin…………..

  3. v8 says:

    Artikull per me mbulu mutin me shurre.

    Po tek Tema e kam lexu dhe artikullin origjinal, dhe thoshte shum qarte qe emri Mohammed, bashke me variacionet, ishte ne numrin 1 ne Berlin.

    Pastaj kjo pjesa qe arabet kane pak emra per me zgjedh, dhe gjermanet shum, esht me qesharakja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje