Vetëvendosje në Tiranë: Nesër protestë, Vuçiç e Dodik “non grata”, mohojnë masakrat e luftës. Ftojmë sa më shumë qytetarë të na bashkohen

7 Maj 2019, 11:28Politika TEMA

Anëtarë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kanë njoftuar se do të mbajnë një tubim paqësor ditën e nesërme kundër vizitës së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç dhe kreut të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik. 

Teksa u mbledhën sot përpara bustit të vëllezërve Frashëri përfaqësuesit e Vetëvendosjes u shprehën se Vuçiç mohon masakrat e luftës nga Serbia në Kosovë. 

“Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës.  

Ata nuk i njohin simbolet tona shtetërore. S’mund të sillemi këtu sikur jemi para një feste. S’mund t’ju hapet dera e shtëpisë hasmit. S’jemi ne që i kemi shpallur armiq, janë ata që mohojnë të drejtat tona.  

Prandaj edhe nesër do të mblidhemi këtu në orën 18:00 dhe ftojmë sa më shumë qytetarë të na bashkohen.  

Tubimi do vazhdojë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas tek Korpusi e tek rruga përballë hotel Sheratonit ku edhe do mbahet takimi që do marrin pjesë këta persona.  

Vuçiç dhe Dodik janë persona non grata në Shqipëri”,- u shpreh njëri prej përfaqësuesve. 

Në datën 8 dhe 9 maj, Vuçiç e Dodik do të jenë në Tiranë për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren e BE, Federica Mogherini.  (TemA) 

10 komente në “Vetëvendosje në Tiranë: Nesër protestë, Vuçiç e Dodik “non grata”, mohojnë masakrat e luftës. Ftojmë sa më shumë qytetarë të na bashkohen”

  1. vk says:

    Futja pordhes VV, shqiperia ka nevoje per ide te reja, per parti qe frymezojne, ju na sillni mentalitet te para 2 shekujve.
    Ja u shpall Vucic non grata, po pastaj? Na plasi k***, ne prape populli me i varfer ne Europe do jemi. VK.

  2. Shaqo says:

    Me te preferuar jane keta si zyrtare te ftuar se ju si organizate qe nuk ju duan as ne Kosove, pale ne Shqiperi. Jeni anarkiste te kulluar, vendin ne koshin e plehrave te historise, rrace e felliqur.

  3. ¬ says:

    Ekonomia e Sërbisë është si e Bosnjës., ndaj shikoni punën se s’ja vlen të humbni kohë.

  4. e verteta says:

    Mbase eshte e ekzagjeruar por serbet deklarojne qe ne cdo 7 shtepi ne Kosove,8 veta jane spiune te sherbimit serkret serb.Keta trimat e vetvendosjes qe sthone asnje fjale ne Kosove kunder Vucicit e gopit te semes,lere me te bejne protesta apo ndalojne ardhjen e tij te 100-te ne Kosove,kerkojne te bejne patriotin ne shqiperi.Qeroini bajgat nga vendi yne se bejne lojen e serbit.Thjeshte duan te nxjerrin ne pah mungesen e qytetarise se kombit tone,duke lene te kuptoje europes e botes qe shqiptaret jane zevzeke,jo paqedashes e te pa afte te krijojne e drejtojne shtet dhe pengese per paqen e rajonit.

  5. beso says:

    Vetvendosja eshte teresisht e deshtuar dhe pa asnje alternative, eshte nje turp qe te bashkohesh me ta dhe ka rene ne dore te disa harrave dhe fakti qe eshte coptuar e shpartalluar vete eshte nje fakt.

  6. I says:

    Vetem sharje ndaj nje partie shqipetare qe qendron kunder Serbeve. Turp per kete komb dhe njerez te pshurrur nder shekuj … jo vetem nga Turqit

  7. Beni USA says:

    Albin Kurti eshte anarshist, po ne Shqiperi do i hasi sharra ne gozhde.

  8. Roberto says:

    Ju te vetvendosjes nuk keni pune ne Shqiperi. Shkoni qiuni ne Kosove po deshet. Edhe juve ju kemi mangut ketu ne. Te jem une ja u bej kurrizin me te bute se barku juve te vetvendosjes dhe atij zagarit te ekstremistit Albin Kurti. Ata jane si jane duhen respektuar sepse kane ardhur mysafire ne vendin tone dhe shqiptari e ka tradite mikpritjen. Nuk do jete e larget dita qe edhe ata do kerkojne falje per krimet e bera ne menyren me c’njerzore te mundur qe i eshte bere popullsise shqiptare ne dhjetra e dhjetra vite. JASHTE Shqiperise VETVENDOSJA.

  9. 19 says:

    Ore kurva te vvv shkoni beni anarki ne shtetin tuj jo ktu se jeni turiste ktu .debila

  10. Kot per sher says:

    Largojini keta zuzare nga Shqiperija. Jo se tek ne pjerdh dikush per ta, por opinioni ne Europe qe nuk e di gjendjen reale ne Shqiperi identifikon keta ngaterestare me popullin tone duke sjelle nje dem te madh per qindra mijra Shqiptare te ndershem qe ropaten te nxjerin buken e gojes ne vendet e BE. Dem te madh i sjellin dhe integrimit te vendit ne BE. Nuk mund te kuptoj pse duhej regjistruar kjo levizje Kosovare ne Shqiperi! Po sikur te kerkonte te regjistrohej ” agimi i arte” Grek ne Shqiperi. Dhe Rama duhet te sillet si burre shteti dhe jo te shkoje pas mendjes se Veton Suroit me qe nuk shkon mire me Sali Berishen!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje