“Instituti i Tufës i mbushur me ballistë dhe pinjollë”, Spartak Braho: Ju tregoj se si duan të përmbysin historinë

8 Maj 2019, 14:05Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Sparak Braho ka deklaruar se bordi i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i drejtuar nga Agron Tufa është i përbërë nga ballistë dhe pinjollët e ballistëve.

Në një intervistë për gazetën “Dita” Braho shprehet se ka besim të Kryeministri Rama se do të vendosë që ta shkrijë bordin e Institutit të Agron Tufës, pasi ka kryer shkelje ligjore.

Më tej, ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka treguar arsyet pse është e nevojshme që të ngrihet Instituti i Kujtesës së Krimeve të Luftës së Dytë Botërore.

“Unë i besoj asaj që tha kryeministri Rama. Ai institut ka shkelur ligjin dhe ka dalë mbi ligjin. Kuvendi do të hetojë shkeljet ligjore dhe unë besoj se shkeljet janë flagrante dhe që e justifikojnë shkrirjen e bordit të atij instituti me Tufën në krye. Por, në të vërtetë, mua nuk më intereson ky institut, por ai që do të ngrihet. Pra do të ngrihet Instituti i Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore. Për ngritjen e një instituti të tillë është marrë një nismë qysh në qershor 2016, pra tre vjet më parë. Janë 30 deputetë që e kanë firmosur atë nismë,me në krye Olta Xhaçkën, ministren aktuale të Mbrojtjes. Bëjnë pjesë në të Pandeli Majko, Erion Braçe, Blerina Gjylameti, Fatmir Xhafa, Ulsi Manja, Valentina Leskaj, e të tjerë. Lexoni emrat e tyre në faksimile. Nuk i di arsyet pse u ndërpre një nismë e tillë”, tha ai.

Më tej Braho shtoi se: “Por, ne do të kërkojmë ngritjen e një instituti të tillë në 75-vjetorin e çlirimit të atdheut. Është një domosdoshmëri kjo. Nuk më intereson instituti i Tufës, i cili e ka humbur funksionin dhe qëllimin e tij. Lexoni emrat në bordin e atij instituti dhe do të bindeni. 99 për qind janë ballistë dhe pinjollë ballistësh. Ata kërkojnë ta kthejnë përmbys historinë tonë. A do talerojmë një gjë të tillë? Kjo është çështja”, ka thënë Spartak Braho.

Ligjvënësi socialist akuzon më tej se Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka si qëllim që të hedh baltë mbi luftën antifashiste të Shqipërisë.

Ai i quan anëtarët e këtij bordi si neofashistë të rinj. “Sulmet që i bëhen antifashizmit shqiptar janë me qëllime shumë të këqija. Janë sulme që vijnë nga neofashistët e rinj. Prandaj them se antifashizmi jo vetëm se ka qenë një kauzë shumë përparimtare për kohën 70 e ca vite më parë,por edhe sot e kësaj dite mendoj se mbetet një aspiratë. Përndryshe historia mund të përsëritet, madje më e dhimbshme”, shprehet ai.

Spartak Braho e ka quajtur si paradoks që pranë memorialit të ushtarakëve anglez tek Kodrat e Liqenit u shtuan dhe sipas tij kolaboracionisti Mit’hat Frashëri.

“Në luftën tonë antifashistë partizanët shqiptarë janë mbështetur fuqimisht edhe nga anglezët, edhe nga amerikanët, madje dhe nga italianët që kanë luftuar në Shqipëri dhe që më pas u rreshtuan në brigadat partizane. Janë dhjetëra e qindra të rënë prej tyre përkrah partizanëve shqiptarë.

Sipas logjikës së Tufës edhe ata duhen shpallur kriminelë sepse luftuan kundër fashizmit. Memorialet e ushtarëve anglezë të rënë në luftën tonë janë te Kodrat e Liqenit, çuditërisht pranë vëllezërve Frashëri, ku u shtua edhe kolaboracionisti Mit’hat kohët e fundit. Çfarë paradoksi! Sipas logjikës së Tufës edhe anglezët e vrarë në Shqipëri si antifashistë duhen shpallur “kriminelë”.

Edhe Gjenerali anglez Dejvis që ballistët e dorëzuan te gjermanët duhet shpallur kriminel. Edhe shefi i misionit amerikan, Tom Stefan, i atashuar pranë Shtabit të Përgjithshëm, duhet shpallur kriminel. Por edhe ata qindra ushtarë italianë që pas kapitullimit të Italisë u rreshtuan në radhët e brigadave partizane e ranë dëshmorë për lirinë tonë, duhen shpallur kriminelë. Mes tyre është edhe italiani antifashist mitralieri Ettore Monavolta që ruajti për 30 vjet portofolin e dajës tim”, shprehet Braho

15 komente në ““Instituti i Tufës i mbushur me ballistë dhe pinjollë”, Spartak Braho: Ju tregoj se si duan të përmbysin historinë”

  1. naimi says:

    gjithe ky artikull per te na treguar se ke pasur dajen partizan. I lumte atij e gjithe partizaneve, por haram atyre qe derdhen gjak shqiptari vetem per pushtet te Enverit me shoke, qofte edhe te mashtruar.

  2. Tropojanii says:

    bravo Zoti Braho.
    Te hidhet hi mbi historine tone eshte e pa tolerueshme,
    Te gjejne vrime dhe te futen keta pergojues te LANC.

  3. tufa dhe tufa e tij mashtruese says:

    TUFA qenka i pafytyre fare, genjen dhe mashtron ne diell te hapur , njeri i poshter.
    gjithashtu shkrimtar i deshtuar, me mire gjej pune tjeter thuaji, ta lere kete pune.

  4. Pedro i ri says:

    lavdi deshmoreve te cdo kohe, qe sakrifikuan jeten per Shqiperine

  5. Tironci says:

    C’na keni care k… me kete luften, jo balliste jo zogiste jo komuniste. po ikni ore se na hapet barkun, a thu i keni vene punet ne terezi miletit tani e hajt te qisni syte nj tj o po kokat hengershi maskarenj, mut ata kake ju keni qene po he.

  6. ideali says:

    O baba Taku edhe historian u bere me ne fund nga plehe qe ishe.O enverist i thekur, ti nuk e kupton qe koha jote ka mbaruar.Ndizi qiri Berishes qe te shpetoi vitet e oara 90 kur fshiheshe vrimamavederi me 1997 kur revolucioni jevgjito proletar te beri pasanik me hapjen e depove, me vjedhjen dhe shitjen e armeve.Ptu race e keqe, spiunesh, kriminelesh, fshataresh brekegrisur dhe njerezish pa asnje skrupull. Pohapen fletet e lakrorit dhe do te dalin ne shesh genjeshtrat e Enverit me shoke.Prit edhe pak.Ti s e kupton qwe je jashte loje dhe jashte kohe.Njeri i zi fantazem me canten e zeze pa ze.Edhe ate ta mori zoti, ne paralajmeroje o kafshe ordinere, katil pashpirt.

    1. Edi says:

      Ideali sateme…..

      1. ideali says:

        Edi dukesh qe je nga zona e pare operative.|Hajdut i lindur.Bir hajduti.Hajdutllekun zanat.Baba Taku eshte figure aq e diskredituar sa s ka njeri norman ne vend ta mbroje.Ti sigurisht je anormal ose i paguar.Ideali eshte ideal o Edi.Po ku di ti nga keto o Edi.Ti nje here me Titpon, pasdtaj me Stalinin, pastaj me Hrushovin, pastaj me Maon, pastaj me forcat e veta, me Lenken,Palin, Muhon, Riten, Simonin, Hekrin e tre tjere.Sherbetor i kafshates.Kush te jwep kafshaten…Lumi qe do te marre o derezi.

  7. F.A. says:

    BURIMI I URREJTJES
     
    Duhet pranuar, se, në ambjentin shoqëror, urrejtja e verbër politike  është bërë vërtetë dicka e padurueshme. Por, me sa duket,  politikanët tanë kjo i zbavit shumë. Për ta është i pakuptimtë shërbimi ndaj vëndit dhe shoqërisë. Një mendimi të tillë ata i druhen shumë dhe do ta trajtonin në këtë rast vehten thjesht si cdo i sëmurë që ka nevojë për ndihmë. Kuptohet, interesi vetjak i bënë skajshmërisht jo shoqëror në sjellje. Ineresi i tyre është pushteti dhe ky me të vetmin qëllim, të fitojnë sa më shumë.
    Sjellja e tyre mund të përmblidhet fare shkurt në thënien : “ paraja dhe miqësia rrinë bashkë, aq sa edhe vaji me ujin.”
     Sidoqoftë, mendoj, vec dëshirës për të zhvatur, urrejtja ka edhe një burim tjetër. Janë  normat morale që kanë sunduar dhe vazhojnë të sundojnë tek ne ato që e ushqejnë dhe mbajnë gjallë atë.Dhe për ta konkretizuar sadopak këtë, po paraqes një diskutim në ambjentin tim familjar më shumë se dyzet vjet më parë…
    Bisedonim në kuzhinën dhomë – pritje për dëmet e pallogaritshme që sjell pirja e duhanit. Kuptohet, pinim duhan  dhe diskutimi sa vinte e bëhej më i zjarrtë. Të gjithë sillnim në bisedë argumeta për tmerret që buronin nga duhanpirja.
     Xhaxhai ynë, gjuhëtar, pedagog universiteti, i ardhur për vizitë tek ne, na dëgjonte me vëmëndje dhe nuk fliste fare. Në një moment, për ta përfshirë edhe atë në diskutim, e pyes: po ju c’farë mendimi keni? Mbaj mënd, pasi lëvizi pak nga vëndi, na u drejtua pak a shumë me këto fjalë:
    -Dëgjoni, cuna, po ju dëgjoja me vëmëndje  dhe të them të drejtën nuk e dija se paskeni qënë vërtetë budallenj. C’farë kujtoni ju, se me ato që keni lexuar tek “Shkenca dhe Jeta” do mund të arrini të lini duhanin? Gjepura.
    – Për këtë ju pyetëm,  ju c’farë na sugjeroni?- vazhdova  unë.
    – Së pari, ju pyes seriozisht, doni ta lini duhanin, apo jeni përfshirë në këtë diskutim thjesht të kaloni kohën?
    – C’kuptim ka kjo, ju e shikoni që ne kemi dy orë që luftojmë të gjejmë argumenta për ta shmangur këtë të keqe që na ka zënë. Pse duhet të dyshosh në sinqeritetin e synimit tonë?- u hodh e tha njëri nga diskutantët. Xhaxhai, i ndritë shpirti atje ku është, pasi mori frymë thellë, tha:
    – Dakord. E kuptoj se qënkeni në prag të marrjes së një vendimi që ju bënë nder. Por lënia e duhanit, e këtij vesi të pamëshirshëm, është  dicka tmerrësisht e vështirë. Për këtë arsye, kërkoj prej jush të jeni plotësisht të vëmëndshëm në ato që do t’ju them. Dhe pasi u bind, se përqëndrimi ynë ishte në shkallën e nevojshme, vazhdoi:
      -Duke ditur sa e vështirë është të lësh duhanin, gjëja e parë që ju duhet të bëni, pra kushti themelor është: ju duhet ta shpallni atë medoemos ARMIK. Ju duhet ta urreni atë, dhe pa e shpallur si të tillë, as që mund të pretendoni për sukses. Por, kuptohet, kjo nuk është e mjaftë. Sepse, ashtu sic edhe e dini, gjermanët, rusët, polakët, anglezët, francezët, e shume popuj të tjerë, gjatë luftës së fundit u perleshën si armiq të betuar, por pasi lufta mbaroj,  u bënë përsëri miq. Kështu mund të ndodh edhe me ju. Mund ta lini përkohësisht duhanin dhe më vonë ta rifilloni pirjen e tij. Kjo nuk mund te quhet lënie. Ndaj po ju them, i vetmi burim, ku ju të mund të siguroni një urrejtje të përjetshme për duhanin, ose më saktë, që urrejtja për të t’u bëhet dicka organike, pjese e shpirtit, është të lexoni dhe rilexoni me vëmëndjen më të madhe kapitullin e luftës së klasave në veprën e “ndritur” të shokut Enver. Ky kapitull të pais me një urrejtje të hatashme për armikun. Një urrejtje e vrazhdë dhe e verbër, e cila do t’ju shoqëroj kudo, ditën, natën, në të ftohtë apo vapën përvëluese, në ëndërr apo zhgjëndërr, punë, pushim apo festa. Urrejtjet fisnore, aparteidi, ndarjet fetare dhe një numër i pambarimtë arsyesh që mund të cojne drejt saj nuk janë asgjë përballe urrejtjes që buron nga studimi i këtij kapitulli. Eshtë, si të thuash, një urrejtje me spektër të gjërë, kolerë e vërtetë. Edhe sikur të dilte shkencërisht që duhani jo vetëm nuk të dëmton, por, përkundrazi, të bënë mirë për shëndetin, ju do të vazhdonit stoikisht ta urrenit dhe as që do t’ju shkonte nëpër mënd për t’u pajtuar me rezultatet e reja, qofshin ato thellësisht shkencore. Ndaj nguleni mirë në kokë, burim tjetër për të urryer përjetësisht nuk ka…
    Kaq tha. Mbaj mënd, për pak sekonda pllakosi heshtje. Pastaj filluam të buzëqeshnim dhe në fund ja plasëm gazit.
    Atëherë ne qeshëm me të madhe me ironinë e atyre fjalëve. Qeshnim, sepse si të rinj që ishim, sinqerisht besonim se burimi i urrejtjes një ditë do të shteronte. Dhe kishim kurdoherë shpresë për ditë më të mira.  Por nuk kishim të drejtë. Këtë po na e vërteton më së miri koha ku jetojmë. Ndaj, pa mëdyshje mund të thuhet, se pa qërimin nga kjo botë të brezit tonë, as që mund të pretendohet për dicka ndryshe. Brezi ynë, pra ne dhe vetëm ne jemi helmi i kësaj kohe. Po nuk u tërhoqëm ne mënjanë, as që mund të shpresohet për mirësi në këtë vënd. 
    e vend te komentit po paraqes kete shkrim fare te shkurter te botuar vite me pare:

  8. Alban Dega says:

    RINGJALLJE E “ LISTAVE TE VDEKJES” SE NAZIFASHIZMIT

    Vdekje Fashizmit !
    Liri Popullit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mbi 90 per qind e emrave te listes se Agron e Tufes se tij kane qene ne listat e denimit me vdekje dhe ekzekutimit pa gjyq te nazifashizmit dhe bashkepunetoreve te tyre shqipfoles naziste.
    Krejt udheheqesit kryesore politike dhe komandantet legjendare te Luftes Nacional Clirimtare !
    Shumica e tyre nuk e kane ditur as emrin e komunizmit !
    Parulla kryesore e tyre ka qene
    “ Vdekje Fashizmit Liri Popullit !”
    Jo Rrofte Komunizmi ! As Rrofte Stalini !
    Neonazistet Agron Tufa e Banda e tij e vrasesve me pagese nga taksat dhe djersa e popullit shqiptar ringjallin listat e vdekjes se nazifashizmit plot 75 vjet pas shpartallimit te tij nga luftetaret e lirise Nacional- Clirimtare ne aleance me SHBA-ne Britanine e Madhe dhe BS-ne, pra me Aleancen shpetimtare Antifashist boterore !
    VDEKJE FASHIZMIT!
    LIRI POPULLIT !
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne
    Jo vetem ne Shqiperi, por ne mbare Evropen nga Hungaria ne Poloni, nga Londra ne Rome, nga Parisi ne Berlin, nga Amsterdami ne Lisbone … nga Madridi ne Prage ….
    Vigjilence!
    Syceltesi!

    1. ideali says:

      kujdes Alban se je djal sigurimsi kriminel.Se shpejti do t ia ndish zerin edhe atje ne SHBA.Iken minjte dhe u fshahen neper bote per krimet qe kishin bere ndaj bashkekombesave te tyre. Vrimave. Po jo per jete. Petet e lakrorit kane nisur te hapen.

  9. Arben says:

    Asgje nuk kane bere per Shqiperine, qofte komunistet, qofte ballistet apo nacionalistet. Pamvaresisht “qellimit te mire” PRODUKTI i tyre per te miren dhe mirqenien e popullit ka qene “O”.Njeriu apo skuadra vleresohen ne baze te rezultateve dhe ato kane qene “O”. Pamvaresisht gabimeve vetem A.Zogu ishte me qasje perendimore. Te tjeret. ……!

  10. Ideali-e sakte.Paradox Braho and co kundra Mit’hat and co…Milet synet,dumbabist-hoxhist-berishist

  11. ....... says:

    Pse nuk I botoni komentet ketu? Ju shfaqni paturpsi nga me te paimagjinueshmet dhe nuk botin komete korrekte, qe nuk fyejne askend. dhe kjo vetem se nuk perputhen me misionin tuaj si fetushke propagandistike dhe jo si nje gazete qe I interesojne opinionet e gjithkujt.

  12. ideali says:

    kujdes Alban se je djal sigurimsi kriminel.Se shpejti do t ia ndish zerin edhe atje ne SHBA.Iken minjte dhe u fshahen neper bote per krimet qe kishin bere ndaj bashkekombesave te tyre. Vrimave. Po jo per jete. Petet e lakrorit kane nisur te hapen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje