LSI e Elbasanit drejt shkrirjes: Ish-drejtorët e rëndësishëm dhe 1400 anëtarë i bashkohen PS-së

8 Maj 2019, 09:17Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Drejtorët e LSI në rrethe, kanë kohë që i janë përveshur “punës” për të ndrequr gabimin, për tu rikthyer dhe anësarësuar tek partia “mëmë”. Në rrethe fenomeni shquhet për masivitetin e tij, duke boshatisur degët lokale, dhe duke mbushur sallat dhe takimet e eksponentëve të PS edhe me të larguarit nga partia e Monikës. Kështu plot 11 drejtorë të shkarkuar ose jo,(të maskuar deri sot) si dhe afro 1400 anëtarë të LSI në Elbasan, janë atashuar tek Partia Socialiste, e cila i ka “mirëpritur” ata duke i treguar Monikës se dega lokale atje ka mbaruar së ekzistuari.

Mosbindja ndaj kryetares si dhe situata alarmante, ka detyruar ata pak “lësëistë” të Elbasanit, ti kërkojnë Monika Kryemadhit “të sjellë me urgjencë Ilir Metën në bazë, ndryshe rrezikojmë shkrirjen”. Prej afro 4 muajsh, edhe ata pak drejtues dhe zyrtarë të LSI, të cilët kishin mbetur në “hije” të institucioneve pa u shkarkuar nga qendra, për “hatër” të ndonjë miqësie të vjetër, i janë bashkuar bashkë me 1400 të tjerë PS.

Dega e LSI në Elbasan ka vite që lëngon nga braktisja, qysh në momentin kur LSI ra në duart e Monikës, madje ndikim ka patur edhe fakti bashkimit me PD, në gjoja opozitën e bashkuar, dhe firmosja së fundi i një “aleance” kundër zgjedhjeve të 30 qershorit. Dega e LSI në Elbasan, (dikur e mbushur plot me punëkërkues) ka vite që mbetet pa kryetarin e saj, ka vite që drejtohet nga Haxhinasto, dhe së fundi nga vetë Monika Kryemadhi.

Mungesa e gjetjes së një emri të besuar, një njeriu besnik ndaj interesave të kryetares, si dhe mungesa e vlerësimit të atyre që vërtetë kontribuan në atë parti qysh nga fillimi deri sot, ka krijuar boshllëk, të cilin sipas një eksponenti të LSI “mund ta mbushë vetëm ardhja e Metës në parti dhe largimi i Doktoreshës”. E vetmja bashki e cila ka gjasa të fitohet nga LSI, mbetet ajo e Cerrikut në shkallë vendi, dhe kjo për faktin sepse kryetari asaj bashkie Altin Toska, e ka merituar me punë jo vetëm rikandidimin, duke qëndruar larg skutave klanore.

Por vlen të theksohet se Monika si kryetare e LSI, nuk është se ka ndikuar në rritjen, por përkundrazi në shkatërrimin e LSI në bazë, dhe veçanarisht në qarkun dhe qytetin e Elbasanit. Hyrja ose jo në zgjedhjet e 30 qershorit, mbetet një temë e mbyllur tashmë për (ish) drejtorët dhe 1400 ish-anëtarët e partisë së Monikës, të cilët të ardhmen e tyre e shohin tek PS, dhe jo tek aleanca e saj me Lulzimin, Fatmirin, Dashin, Agronin, Vangjelin dhe Shpëtimin. Kaotike dhe e pashpresë paraqitet situata e LSI edhe në Prrenjas, Librazhd, Peqin dhe Gramsh në qarkun e Elbasanit, ku pothuajse zyrat e marra me qera për 10 vjet apo të blera si “prona të partisë” tashmë janë kyçur.

Por aleatja e Lulzimit nuk ka probleme me partinë vetëm në qarkun e Elbasanit, por edhe në Durrës, ku rrjedhja drejt PS mbetet problemi më i madh për kryetaren Kryemadhi. Madje vajtja me urgjencë e saj 1 javë më parë në Durrës, ishte pikërisht për faktin se atje pothuajse dega lokale ka mbetur pa asnjë anëtar aktiv. Korça mbetet një tjetër qark ku LSI, ka 2-3 vjet që nuk ndjehet dhe duket gjëkundi. Dega lokale atje nuk dihet se cilin ka për kryetar, ndërsa në Bilisht, Pogradec dhe Ersekë, partia e Monikës thuajse nuk njihet fare.

E mbetur me pothuajse zero anëtarë dhe vetëm me kryetarët e emëruar nga kryetarja e partisë, duket se LSI po shkon drejt një plani të ri për mbijetesë politike, dhe këtë pritet që shumë shpejt ta vendosë vetë Meta, ndoshta pas humbjes së padiskutueshme të zgjedhjeve të 30 qershorit, për të patur një shkak për të larguar Monikën, apo edhe për tu (vetë) larguar me dëshirën e tij nga Presidenca.

14 komente në “LSI e Elbasanit drejt shkrirjes: Ish-drejtorët e rëndësishëm dhe 1400 anëtarë i bashkohen PS-së”

  1. Vl says:

    Te na rroj mbreti. Deri dje hajduta, sot patriote qe kalojn nga Edi.

    1. Deep State Alb Anal istan says:

      Hajdutat e PPSh , plehrat hidhen sa andej ketej vetem per interes vetjak dhe Partise dhe asnjehere ne interes te kombit. Rrace e ndyre e urryer e Shqipfolsve Albfganistanez.

  2. Odiseu says:

    Dhe kho baxhella do shkrije nga silikoni me kete vere qe po vjen

  3. pa e lexuar.. says:

    Kjo verteton se te gjithe militantet e partive jane njerez pa ideale. Lidhja me partite eshte vetem interesi vetiak. Kjo shpjegohet me mercenarizmin si mentalitet dominues i popullit shqiptar nder shekuj. Mercenari nuk e njeh moralin dhe as meshiren, sepse nuk ka parime. Ai nuk ka atdhe, as fe dhe as identitet kombetar. Ai vepron edhe kunder ligjit, sepse i sherben pa kushte vetem atij qe e paguan, qofte ai i huaj, hajdut, kriminel, etj. Gjithashtu shqiptaret nuk kane trasheguar kulture te mirefillte komunitare, e cila e kufizon individin nga jeta sociale. Prandaj ne jemi njerez egoiste, patriarkale dhe te mbyllur brenda kater mureve te shtepise. Nuk na intereson aq, fqinji, rrugica, lagjja, qyteti, etj..

    1. dani says:

      bravo the made

  4. Komentuesi says:

    Opo kjo Moniçka po u bene thirrje anetareve dhe simpatizanteve te “zhgenjyre” te ps-te qe te kalojne me LSI,por me sa po shihet po kalojne ata te LSI-s te ps-te.Hajde Moniçka hajde.Po ku po te çon mushka moj tu mbyllt.Moniçka do ngelet si peshku pa uje.

  5. Bilbilenjet says:

    Jo Ilir Meta,por edhe i jati i Ilirit te vije ne drejtimin e LSI-s,kurre nuk vjene ne pushtet.Lsi-ja e mori goditjen e forte nga Moniçka dhe nuk vjene me ne formen e saj.Veprimet rrugaçerore te Monikes,kane ulur shume imazhin e LSI-s.Ajo e di mire humbjen,prandaj edhe u bashkua me armikun e saj Basha,per te luftuar nja armik tjeter,Edi Ramen.

  6. labi says:

    Ka ngel si dhi e zgjebosur me bishtin lart e nga pas i vjen nje derrkuc pa dhembe.

  7. Roland says:

    Kurse monik shurra , do shrihet nga silikoni …. yyyy kurve me cizme..

  8. ledio says:

    Me mire vone se kurre thote populli. Partia familjare e Mones dhe Ilirit ne gjithe historine politike te tyre kane qene paterica te nje partie tjeter, qe do te thote e lyer ne mut, vetem pune muti ka bere. Kjo parti meriton te shkrihet dhe Mona bashke me Ilirin ti kalojne shoqates se burgoseve per krime ndaj ekonomise qeveritare.

  9. Oparaku says:

    Mona prit se nuk ke pare gje akoma.Ka edhe me.

  10. mirel says:

    SHEMBULLIN E elbasanit ta ndjeke e gjithe shqiperia…….

  11. anonim says:

    ne te s’emes shkofshin sharebajgat e leshitlikes bashke me Nafije fallxhoren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje